Edi Rama, ky i keqkuptuar i madh
Adriatik KelmendiArtikujt tjerė
- Jo më tepër, edhe nëse Beogradi na e njeh sot pavarësinë
- Skitë e Kusturicës, krimi, mashtrimi dhe zhgënjimi
- Kush qeshet i fundit
- La vita è bella, Kosovo è bella
- Kosova, Serbia & dialogu me 2 fjali
- Mbi (keq)kuptimin dhe (keq)përdorimin e religjionit
- Gogoli Ahtisaari
- Jemi edhe më të izoluar seç ishim
- 74, 81, 90, 98-99, 08 16?!
- Një skenar i mbrapshtë për Kosovën
Si po përgatitet Edi Rama që të marrë pushtetin në Shqipëri, çka ka kuptuar ai për Kosovën dhe çka e lidh atë me Hashim Thaçin?
EDI RAMA DHE HASHIM THAÇI janë shumë të ndryshëm si personalitete. Por kanë edhe shumë pika të përbashkëta. Për shembull, që të dy janë ndër politikanët më të gjatë ndër shqiptarë. Të dy veshin rroba të qepura me porosi, të cilëve u kushtojnë kujdes të veçantë. Dhe... dhe spo di çfarë tu gjej tjetër të përbashkët. Mirëpo, ajo që më shtyri ti krahasoj është qasja kohëve të fundit e Edi Ramës, e cila mi ngjan bukur shumë Hashim Thaçit, para ardhjes së këtij të fundit në pushtet. Atëbotë, në periudhën e viteve 06-07, opozitari i vështirë Thaçi kishte vendosur ta ndryshonte thuaja krejtësisht pllakën, të bënte gjërat ndoshta fare të paparamenduara për të më herët, në mënyrë që të krijonte momentumin që do tia mundësonte përfundimisht uljen në karrigen e kryeministrit.
Lëvizje të ngjashme mund të vërehen këto ditë te kryetari i Partisë Socialiste. I mposhtur nga Partia Demokratike si në garën për të udhëhequr Qeverinë ashtu edhe Tiranën, Rama ska më çfarë të humbë. Dhe ka vendosur të bëjë çdo gjë, që të fitojë. Thaçit i kishte shkuar për dore që përfundimisht ta mundte LDK-në. Fare lehtë mund ti shkojë për dore edhe Ramës.
EDI RAMA, NDONËSE një nga intelektualët më të mëdhenj ndër shqiptarët përgjithësisht, çuditërisht shumë vonë e kishte kuptuar edhe një gjë me rëndësi, që sia kishte vënë veshin më herët. Është Kosova. Ai e filloi mirë ndërrimin e përshtypjes së qytetarëve të shtetit të ri me vizitën që bëri në fund të vitit të kaluar dhe me promovimin e librit të tij autobiografik.
Thjesht, nuk besoj të ketë edhe ndonjë politikan tjetër më të keqkuptuar dhe më të paragjykuar nga kosovarët seç ka qenë Rama. Përgjithësisht, të prirë nga analiza sipërfaqësore dhe emocionale mbi skenën politike në Shqipëri, kosovarët kishin ndërtuar perceptimin e gabuar dhe stereotipik mbi Ramën në mënyrën që të fitohet një përshtypje për dikë vetëm duke shikuar imazhe të shfaqura nëpër fotografi. Kështu, në fotografitë e kosovarëve Rama shihet në një plazh nudo; në një tjetër i veshur me ngjyra fluroscente, si jotipike nga arketipi për politikanët tradicionalë hijerëndë shqiptarë; në tjetrën duke bërtitur me një altoparlant dhe në më të rëndën duke ia dhënë çelësin e qytetit të Tiranës një këngëtari serb, Goran Bregoviq. Kaq kishte mjaftuar, që bashkë me propagandën armiqësore të kundërshtarëve, Rama të ngulitej në mendjen e një pjese bukur të madhe të kosovarëve si një sharlatan joserioz.
Fatkeqësisht, kujtesa e kosovarëve për politikën në Shqipëri është tmerrësisht afatshkurtër. Kështu, në Kosovë masa sigurisht ka harruar se ka qenë pikërisht Qeveria ku Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës ajo që i ka pritur ata si refugjatë gjatë kohës së luftës. E po ashtu, kanë harruar se ka qenë pikërisht ky Edi Rama ai që kishte ndryshuar rrënjësisht pamjen e çoroditur të Tiranës së atyre viteve, me rrënimin e ndërtimeve pa leje, gjë që i solli atij çmime e mirënjohje nga Kofi Annan dhe revista prestigjioze Time. Paradoksalisht, më shumë çojnë peshë fotografitë nudo dhe ato me Bregoviqin.
Mirëpo, çtë thuhet më tepër për këtë, kur të njëjtit këta kosovarë kishin harruar shpejt edhe ndoshta mëkatin më të madh që ka bërë ndaj Kosovës Shqipëria paskomuniste, por që ishte bërë në pjesën e parë të viteve 90, kur në pushtet ishin demokratët e Sali Berishës. Në këtë kohë Shqipëria ishte vendi i vetëm i rajonit që thyente embargon e OKB-së ndaj Serbisë, për shkak të luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, dhe e furnizonte me derivate të naftës. Me të njëjtën naftë që Beogradi e përdorte edhe për të mbajtur pushtetin policor për të shtypur shqiptarët në Kosovë.
Këta shembuj të shpejtë gjithsesi flasin shumë për faktin se sa i çuditshëm dhe i pakuptueshëm është vlerësimi i kosovarëve për politikën në Shqipëri.
PO THEM, RAMA e ka vendosur që të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Dhe po bën gjithçka që të krijojë mendësinë e fituesit të pashmangshëm. Ka filluar tu kushtojë vëmendje të veçantë Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, që së paku mos të shihet si një i huaj, i panjohur, ose i çuditshëm, shumë ndryshe. Ka filluar të bëjë paqe me ish-miqtë që kohëve të fundit i ka shpërfillur, nënçmuar ose fyer. Ka vendosur të gëlltisë edhe ato që ka pështyrë, si në rastin e takimit me Ilir Metën. Ka riafruar një ndër mendjet më reformatore në PS, siç është rasti me Ben Blushin. Ka filluar tu japë fund armiqësive edhe me televizionet e para si armike. E të gjitha këto, si lëvizje anësore teksa përpilon plane e strategji për reforma të përgjithshme në sektorë të ndryshëm shoqërorë, politikë e ekonomikë në Shqipëri. Si dhe ashtu siç kishte bërë Thaçi në Kosovë të mos ua prishë qejfin ambasadave të shteteve të fuqishme.
Në Kosovë kjo qasje kishte dhënë rezultatet e veta dhe Thaçi ia kishte dalë ta mundte LDK-në në zgjedhje, pas 16 vjetësh të kësaj në pushtet.
A do tia dalë edhe Edi Rama? Fundi i fundit, ska çfarë të humbë. Përveçse ndoshta postit të kryetarit të PS-së.
adriatik@kohavision.net


ibrahim26.05.2012/09:04
te quash edi ramen intelektual i madh eshte si te besh gomarin me fole edhe ate shqip.nje njeri qe i ve zjarrin vendid me prani televizive quhet piroman une e di,por ty adriatik po te duket intelektual.po ta them nje pralle kur nje studente e mjeksis ka shkuar ne provimin e anatomisnje nder pyetjet ishte edhe pyetja se nga qfare perbehet penisi,studentja u gezua se ishte pyetje e leht dhe fillioj pergjigjjen.,duke filluar nga lekura,muskujt,dhe eshtrat e tjera,profesori i habitur i thot studentes TU KA DOK SE NUK KA ESHTRA edhe ty adriatik po me duket tu ka dok se rama eshte intelektual i madh.

më mire mos të isha20.05.2012/01:53
Sa i perket ketij shkrimi ashtu ja thot mendja,vetem nje jam i sigurt se gjat luftes kam qen ne Kosove dhe Shqiperi, ne at koh aspak nuk eshte ndihmu kosova apo shqiptaret e Kosoves ose Kosovaret?!! Rinija dhe ata qe kan qen per luft me ju ndihmu UÇK i vjedhshin ,plaqkitshin,rrashin etj etj. e shum te kqija,refugjatet,traktorat etj. E askush nuk nderrmerke asgje. Shum pak besoj ne Bashkim Kombtar dhe me politikan qe e quajn veten shqiptar, thuani cka doni veq pa u ba edhe nje luft ska rahati.

Sinollah Shehu19.05.2012/20:41
I nderuar Zotni Kelmendi
Ky shkrim i jueji pe doket mu kon me dy ftyra. Nese ky paska bo dishka per ne Kosovaret ateher vaj halli per ne. po mos te ishin shtete e Bashkume te Amerikes, jo vetem neve Kosovareve po shkau e kish qit edhe krejt Shipnin e Edi Rames ne dete. Po te ish kon Partija e tij aq shume per Kosven nuk kishin me mumru e le si qant sa kan mujt ne foltore tu filu prej atij picimulit Braqe e te tjereve per rrugen e Kombit. Amo mos ja fut kot qysh thojin ata te tut te PS po doket. Amon mos dhasht zoti e te bohemi per ta meftagj se kemi me maru krejt, per fund zoti ne qiell e SHBA ne toke na shpetuan. Rroft Amerika dhe Popuilli Amerikan USA pergjithmon deri ne infinit se ata ishin shpetimtaret e vertet e jo ai Edi Rama simpatija e juaj.

ermali19.05.2012/19:41
Ne konceptin shqiptar e boteror, madje modern, shtetin dhe kombin e bejne ata qe bejne edhe familjen, ata qe kane identitet dhe integritet. Autorit i pelqen ose jo, numri nje i shqiptareve per integritet, mençuri dhe dinjitet ka qene Ibrahim Rugova. Pas tij, me gabime me shume se Rugova, vjen Sali Berisha. Por edhe Berisha eshte i pakonkurueshem, jo me nga Rama, i cili eshte shfaqur gjithmone si sharlatan, egoist dhe pa kurrefare integriteti. Kam menduar se Majo do ta konkuronte Berishen, por edhe ai deshtoi. Ndaj analiza e autorit eshte thjesht nje enderr e tij ne te mire te ideologjise se socialkomunistit Rama.

kimi19.05.2012/19:18
Mir shum adriatik po perse ket shkrim tash a mos ke kuptu se do te ndryshoj diqka ne shqiprin ton e pastaj te jesh si nje qe i pershtatet eres.rrespekt per ty por jo per at

Miran Miraku19.05.2012/18:44
EDI RAMA, NDONËSE një nga intelektualët më të mëdhenj ndër shqiptarët përgjithësisht, keshtu po thu ti o Adriatik ama nuk pe di se me qfar kuti po i matshe intelektualet ti.... Edhe Edi nkoft naj intelektual i madh i popullit shqiptar vaj halli per neve maje men intelektualet nuk perdorin kurre fjalor te ndotun , as sharje e as fyerje....!!!! Te intelektuali i vertet me rendesi asht shteti e jo pushteti.... kam bindjen se te na shqiptaret eshte e dyta ...

Arti19.05.2012/16:10
Sipas Fatos Klosit,ish shef i SHIKU t ne kohen e luftes,asnje istitucion i Shtetit Shqiptar nuk ka dhene asnje kontribut per luften e Kosoves.

shqiptar etnik19.05.2012/14:18
shqiptaret e kosoves duhet ta kuptojne se partia socialiste e shqiperise ka bere me shume se pd e sali berishes per kosoven pasi ka nisur ne kosove pjesetare te forcave speciale per te bere dicka qe t beje dicka nga lufta e shqiptareve ne kosvendoshta kjo s'ka ndikuar dhe fort ne rezultatin e luftes por kaq ishte fuqia e shtetit shiptar. ne te njejten kohe ne shtator 1998 sali berisha godiste me kundratank parlamentin shqiptar dhe shume mendonin se e bente per shkak te kunder luftes ndaj shqiptareve te kosoves. nuk dua te flas shume po ndoshta dhe uroj qe shqiptaret e kosoves ta kuptojne kush eshte armiku i shqiperise etnike. nuk dua debat se s'ka ndonj rendesi c'them une apo te tjeret. thjesht shpreh mendimin tim qe eshte i bazuar ne gjera qe me kane thene njerez te brendshem ne shtetin shqiptar ne ate koheqe prtendojne se kane marre pjese ne lufte ne ate kohe

Loni19.05.2012/11:18
Nëse i fiton zgedhjet e ardhshme egziston mundësia që ti ja jep Tadiqit çelësin e qeverisë se ka problem te jep çelësa ky "atdhetari" i z.Kelmendi!?

Arti19.05.2012/11:09
Ne kete analizen tuaj vetem per nje gje keni te drejte.Se Rama mund te vije ne pushtet vetem nese tregohet me bashkepunues se Berisha, me nderkombetaret,sepse e tere klasa politike ne Shqiperi,sa i perket qeshtjes shqiptare, gjithemone ka qene nje hap prapa bashkesise nderkombetare.Uroj qe Rama te kete ndryshuar me te vertete, e ky interesim per KS,Luginen e Presheves e shqiptaret e Maqedonise te jete i sinqerte, por personalisht se besoj,dhe kete e mbeshtes ne reagimin e fundit te PS se ,teper te zbehte per arrestimet ne Maqedoni.

F.Kadriu19.05.2012/02:26
Une jame ngopur me me meritat e njerit e tjetrit per te mirat qe paskan bere per Shqiperine, per Kosoven dhe per shqiptaret ne pergjuithesi. Me vjen te vjell, madje po te kete mundesi do ta privoja edhe lirine time per tu mos ndier se ma falen lideret. Une do te kenaqem vetem atehere kur te ndjej se po bejne shume pune institucionet dhe mekanizmat qeverises si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Nese keto edhe metej nuk funksionojne pa lider, vaj halli per fukarallakun tone politik...









fetahu26.05.2012/12:27
Ne boten shqiptare momnetalishte nuk kemi asnje lider qe shkelqen burrerin dhe sinqeritetin e duhur per te na dirigjuar deri te krijimi i nje identiteti te mirefillte bmareshqiptar.Si Rama ashtu edhe Berisha. Si Thaqi ashtu edhe Mustafa. Qe te gjithe ne qoftese i shikojme nga ana morale, kane nje biografi te piste, e cila dite e me dite po mbushet me pisllek. Aty ku morali perdhunohet, kundershtari jashteligjshem shkaterrohet,aty ska vend per perparim. Zoti Rama eshte i keq por jo me i keq se Berisha. Qe te dy kane mbushur xhepat dhe lista e aferave korruptive e te gjithe lidereve shqiptar dite e me dite po rritet. Prap es prape shpresoj ne nje te ardhme te shkurter ku drejtesia do te del nga ky qorresokak ne te cilin e kane zhytur keta politikan pa visione per popullin, perkundrazi keta njerez kane vizione se si te shtojne pasurine personale. Ketyre sterotypave heret a vone duhet tu vehen prangat. Familija Berisha eshte njera nder familjet me te pasura ne Shqiperi, ashtu edhe zoti Rama figuron nder me te pasurit. Si ia arriten keta burreca te fitojne kaq shume para me nje rroge te ulet? Deri sa drejtesia nuk i pershine perpara keta mutlidera, neve na ka henger djalli.