• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Femra me dy vagina

Publikuar: 12.01.2012 - 12:31

Londër, 12 janar-  Anglezja 27-vjeçare Hazel Jones ka treguar në ITV, një nga televizionet më të ndjekur në Britani, situatën e saj fizike, që sipas mjekëve, haset një herë në 1 milionë raste.

Gruaja nuk ka qenë aspak në siklet kur tregoi për veçorinë e saj: “Kam dy vagina dhe dy mitra. Sapo e zbulova ua thashë të gjithëve! Eshtë fantastike ... Nëse ndonjë është skeptik, mund ta verifikojë. Nuk kam kompleks ta dëshmoj për të gjithë këtë gjë të rrallë, që më bën të ndryshme nga të tjerët”.

Ky tipar i pazakontë i Hazel, ka mbetur i fshehur deri në pubertet, kur ciklet e para menstruale ishin shumë më të dhimbshëm se ato të bashkëmoshatareve dhe asaj i rridhte shumë gjak, nga të dyja vaginat.

Në moshën 18-vjeçare, vajza u bë e vetëdijshme për situatën, kur i dashuri i saj i parë i tha, se ishte ndryshe nga vajzat që kishte pasur përpara saj.

Kështu, jeta e saj seksuale nuk mund të mos ishte ndryshe nga ajo e femrave të tjerë: “E kam humbur virgjërinë dy herë, nga momenti që kisha dy membrana”, ka shpjeguar Hazel pa u vënë në siklet para telekamerave, duke shtuar edhe se ka refuzuar disa herë ndërhyrjen kirurgjikale.

Vajza është e vetëdijshme se në këto kushte, lindja e fëmijëve mund të rezultojë shumë e rrezikshme. Ajo tregon se është këshilluar nga mjekët, që kur të mbetet shtatzënë të ketë kujdes me marrëdhëniet, pasi mund të mbetet sërish shtatzënë dhe të krijojë probleme të pariparueshme.

 

Komente (1)

Dypenisëshi12.01.2012/14:37

Ah qysh nuk t'takova ma heret bre!

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell