• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sllovenët iu marrin romëve primatin e grumbullimit të mbeturinave!

Publikuar: 01.02.2013 - 20:56

Lubjanë, 1 shkurt – Gjithnjë e më shumë njerëz në Slloveni buxhetet e tyre familjare i përmirësojnë me shitjen e mbeturinave të grumbulluara për reciklim, kështu që kompania më e madhe e licencuar për grumbullim gjatë vitit 2012 iu ka lëshuar rreth 30 000 vërtetime personave fizikë për të paraqitur tatimin në të ardhura, shkruan gazeta e Lubjanës Dnevnik.

“Dikur vlente që bakrin ta sjellin vetëm romët, por nga kjo ka mbetur vetëm miti”, i tha kësaj gazete Gregor Türk, përfaqësuesi i kompanisë “Dinos”, e cila merret me grumbullimin e mbeturinave për riciklim dhe e cila nëpër Slloveni ka 21 depo grumbulluese.

Türk është i ngarkuar për mbeturina të metaleve, por ai thotë se trendi “të gjithë sjellin gjithçka”, nga letra e plastika deri te metalet, po zgjat tash e sa vite, andaj mbeturinat metalike nuk janë më çështje ekskluzive e romëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Mirëpo, ai pohon që sektori i grumbullimit të mbeturinave për riciklim në SSloveni nuk është rregulluar si duhet. Për këtë arsye, grumbulluesit individualë të cilët jetojnë afër kufirit me Austrinë dhe Hungarinë, mbeturinat e mbledhura i dërgojnë tek blerësit e atjeshëm, madje edhe për çmim më të lirë, sepse në atë mënyrë shmangin tatimin e të ardhurave.

Kjo ish-republikë e ish-Jugosllavisë, u pavarësua në vitin 1991 dhe tash e sa vite është anëtare e Bashkimit Evropian. Standardi i jetesës dhe rrogat në këtë shtet janë më të larta se në të gjitha ish shtetet e bllokut socialist që tashti janë anëtare të BE-së dhe afër mesatares së vendeve të zhvilluara të Unionit Evropian.  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu