• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çfarë e bën të lumtur 95-vjeçarin Douglas

Publikuar: 21.10.2012 - 11:29

Derisa shumëkush në moshën 95-vjeçare ndoshta lëviz shumë pak, Kirk Douglas shpërfill moshën dhe po përpiqet për të bërë disa gjëra pozitive, në mënyrë që të ndihet i dobishëm.“Me kaq shumë vite ju pyetni se cilat janë mësimet më të rëndësishme që ne kemi mësuar përmes jetës. Për mua gjëja më e rëndësishme është që njerëzit gjithmonë duhet të paktën të përpiqen për të ndihmuar të tjerët“, tha Douglas për portalin “news.com.au”.

“Organizata ime bamirëse së fundi dhuroi rreth 50 milionë dollarë për shtëpi pleqsh. Atëherë unë u ndjeva shumë mirë. Duke ndihmuar të tjerët bëhem shumë i lumtur”, tha Kirk, prindërit e të cilit ishin fshatarë analfabetë nga Rusia dhe të cilit kërkuan një jetë më të mirë në Amerikë.

“Kjo është arsyeja pse kam pasur mundësi që të shkoj në kolegje dhe të studioj atë që kam kërkuar. Këtu secili mund të bëhet milioner apo yll. Në Amerikë ju keni mundësi që të bëheni kushdo apo çfarëdo që ju dëshironi. Një prej presidentëve tanë më të mëdhenj, Ronald Reagan, ishte aktor, Arnold Schwarzenegger u bë guvernatori i Kalifornisë,” thotë Kirk, duke shtuar se arritja më e madhe në jetën e tij është – martesa.

“Lumturia ime më e madhe vjen nga bashkëshortja ime, Anne. Ne jemi në kurorë tashmë 58-vjet dhe u martuam dy herë”, thotë babai i aktorit Michael Douglas. Ai thotë se për të pasur një martesë të lumtur, duhet t’i jepni hapësirë njëri-tjetrit, ndërsa kryesorja është komunikimi.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell