• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Djali i mbarë: Beckham ka drekuar me nënën, ka gëzuar dhe gjyshen

Publikuar: 05.06.2012 - 14:30

Londër, 4 qershor - Futbollistin në aeroportin londinez e ka pritur nëna dhe e ka çuar në drekë. Pas shoqërimit me të, ai ka vizituar edhe gjyshen dhe ka pozuar në shoqëri të mikeshave të saj.

Pas kthimit nga Los Angeles në Londër, futbollistin në aeroport e ka pritur nëna Sandra dhe e ka çuar në drekë në Londrën lindore. David Beckham (37) në Facebook ka publikuar fotografinë në të cilën pozon në shoqëri të nënës.

“Siç keni mundur të pritni, në drekë me nënën kam ngrënë mish në salcë dhe pure patatesh. Nuk ekziston diçka më e mirë”, e ka lëvduar Beckham ushqimin tradicional londinez.

Fotografisë ia kanë bërë “like” rreth 40.000 adhurues të tij dhe kanë komentuar mbi dy mijë njerëz.

Pas takimit me nënën, futbollisti ka shkuar për vizitë tek gjyshja. Në rrjetin e njëjtë shoqëror ka publikuar fotografinë në të cilën pozon në shoqërinë e saj dhe të mikeshave të saj.

“Është e mrekullueshme të kthehem përsëri në Londër”, ka thënë futbollisti.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CShi i lehtė
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu