• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

LDK: Projektligji i PDK-së rrezikon teatrin

Publikuar: 23.04.2012 - 11:21

Prishtinë, 23 prill  - Pas spastrimeve politike të vitit të kaluar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me shkarkimin e parakohshëm e të paligjshëm të Këshillit Drejtues e, më pas, edhe të drejtorit artistik, përmes një deklarate, LDK thekson se filiali antikultur i PDK- së në MKRS, përmes një komisioni anonimësh, që prej disa muajsh ka hartuar keqas një projektligj të ri për teatrot, i cili e ka rrezikuar skajshmërisht jetën teatrore në Kosovë përmes:

- Hartimit të një projektligji i cili nuk i përfill normat themelore juridike, madje duke krijuar përplasje ligjore mes nenesh (neni 10, pika 1.7 dhe neni 13, pika 2);

- injorimit të zërit të artistëve të teatrit dhe mungesës së plotë të diskutimeve publike për projektligjin;

- sjelljes së një mendësie provinciale dhe të një fryme kreativmbytëse për funksionimin e teatrove;

- degradimit të rolit të Drejtorit Artistik dhe ndryshimit të plotë e uzurpimit të kompetencave të tij;

- krijimit të fuqive autoritare ekzekutive për vendimmarrësit politikë dhe dëmtimit të skajshëm të lirisë organizative të teatrove;

- izolimit dhe, sikur është quajtur nga vetë artistët, "bunkerizimit"? të teatrit;

- praktikës së çuditshme të sanksionimit me ligj të politikave të atypëratyshme (ad hoc) të qeverisë (neni 20.7 parasheh zbatim të ligjit në varshmëri nga projeksionet buxhetore!!!), si dhe interpretimit të njëanshëm të ligjit.

- Ndërfutjes së përgjegjësive ekskluzive të ministrit të Kulturës në funksionimin e institucioneve teatrore;

- terminologjisë joprofesionale (projektligji, ta zëmë, flet për shuarje, por askund nuk flet për mënyrën e themelimit të një teatri publik!!!), gjuhësisht të papajtueshme dhe profesionalisht të paqëndrueshme (ta zëmë: neni 6, pika 1, i cili i referohet 1 (një) teatri: Teatrit Kombëtar të Kosovës, me seli në Prishtinë si teatër kombëtar, në shpërputhje me togfjalëshat e paqëndrueshëm në shumicën e neneve të tjera: teatro kombëtare!!) etj.

Për t'i promovuar vlerat teatrore, LDK ja angazhohet për plotësim të pakos ligjore, përmes:

- promovimit të një mendësie të re legjislative, e cila nënkupton hartim dhe plotësim të pakos ligjore në bashkëpunim me artistët dhe në përputhje të plotë me kërkesat bashkëkohore dhe interesat e artistëve;

- organizimit të debateve, diskutimeve të hapura, si dhe respektimit e marrjes në konsideratë të vërejtjeve dhe sugjerimeve të artistëve e të shoqërisë civile;

- hartimit të një legjislacioni frymëdhënës për kreativitetin kulturor, dhe shmangies së frymës aktuale krijuesmbytëse në kulturë;

- legjislacionit i cili i njeh praktikat bashkëkohore të organizimit të teatrove, si dhe i përfill parimet strategjike europiane të EPP së (Partisë Popullore Europiane) për kulturën;

- fuqizimit të institucioneve të pavarura artistike, të cilat do të shndërroheshin në qendra të promovimit të vlerave të mirëfillta kulturore;

- garantimit të lirive organizative përmes heqjes së menjëhershme të kontrollit autoritar dhe largimit të monopolit politik e burokratik të MKRS së mbi institucionet kulturore;

- shndërrimit të teatrove në teatro konkurruese, në të cilat nuk do të dominojë çizmja menaxheriale politike, por liria profesionale organizative, si dhe pjesëmarrja në vendimmarrje;

- stimulimit të vlerave dramaturgjike kombëtare e botërore, duke e shmangur normën e cuditshme diskriminuese për veprat klasike dhe bashkëkohore të dramaturgjisë së përbotshme, të përcaktuar në projektligjin e PDK së. Krijimi i skenave të ndryshme (sikur është, ta zëmë, Skena e Dramës Shqipe) do të shërbente për promovimin e dramaturgjisë nacionale;

- institucionalizimin e politikave afatgjate përmes Këshillit Kombëtar të Teatrit, si organ profesional strategjihartues për teatrin - thuhet në fund të deklaratës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu