• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Lord - mbreti në klaviaturë i rockut

Publikuar: 18.07.2012 - 10:09

Prishtinë, 18 korrik - Yjet e botës muzikore dhe më gjerë, kanë bërë homazhe për Jon Lord, ish - klviaturistin e bendit “Deep Purple”, i cili vdiq të hënën. Shumica e artistëve kanë shfrytëzuar rrjetin social ‘Twitter’ për të shprehur respektin e tyre për muzikantin që e la këtë botë në moshën 71-vjeçare. Lord ishte duke u trajtuar nga kanceri në pankreas që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Në mesin atyre që kanë bërë homazhe për Lordin është edhe ish - kitaristi i “Guns n’Roses”, Slash. “Është ditë e pikëlluar për rock’n’rollin. Jon Lord është larguar nga ne. Njëri nga njerëzit më të mëdhenj të muzikës ‘heavy metal’. Një prej mbretërve të rock muzikës. U preftë në paqe”, ka shkruar Slash.

Ndërkohë, jazz pianisti Jamie Cullum e ka përshkruar Lord si “hero të klaviaturës”. Richard Jones, i bendit “Stereophonis” ka shkruar në ‘twitter’: “’Deep Purple in Rock’ ishte albumi i parë që e kam blerë. U prefsh në paqe Jon Lord. Legjendë”.

Lord ka qenë bashkëthemelues i bendit “Deep Purple” më 1968 dhe bashkautor i shumicës së këngëve hite të grupit, duke përfshirë edhe “Smoke on the Water”. Ai ka luajtur edhe me bende tjera të rockut duke përfshirë edhe “Whitesnake”. “Zoti të bekoftë, mjeshtri Jon Lord”, ka shkruar grupi në “twitter”.

Ylli i “Rage Against the Machine”, Tom Morello, po ashtu ka bërë homazhe për muzikantin e ndjerë.

“Sa shumë hite e tinguj të mrekullueshëm ke lënë. Faleminderit”.

Klaviaturisti Rich Wakeman, ka thënë se Lordin e ka pasur mik, por ka qenë edhe adhurues i madh i tij.

“Kemi pasur në plan të kompozojmë dhe incizojmë një album para se ai të sëmurej. Kontributi i tij për muzikën dhe rockun klasik është i pazëvendësueshëm. Do të më mungoj thellësisht”, ka thënë Wakeman.

Ai kishte dhënë vetë lajmin për diagnostifikim me kancer, duke iu rrëfyer fansave se do të vazhdojë të shkruajë muzikë edhe gjatë kohës së terapisë mjekësore.

I lindur në Leicester, Lord mori mësime për piano në moshë të re para se të inspirohej për rock’n’roll duke parë yjet si Jerry Lee Lewis dhe jazz organistin Jimmy Smith. Qëndrimi prej rokeri i Lord e ka ndihmuar “Deep Purple” të shndërrohet në pionier të ‘heavy rock’. Krahas muzikës rock, Lord ka kompozuar e performuar edhe me orkestrën “Royal Philarmonic Orchestra” në “Royal Albert Hall” më 1969. Ai do të mund të bënte karrierë prej aktori pasi mori bursë për të studiuar dramën, mirëpo më pas filloi të interpretojë me bende nëpër klube të ndryshme, bashkë me yllin e ardhshëm të “Rolling Stones”, Ronnie Wood dhe vëllanë e tij, Art. Pasi takoi kitaristin Ritchie Blackmore lindi ideja për “Deep Purple”. Grupi pati suksese të mëdha në fillim të viteve 70-ta me albume siç janë “Deep Purple in Rock” dhe “Machine Head”. Në kohët klasike, bendi po ashtu ka përfshirë anëtarët Blackmore, këngëtarin Ian Gillan, bateristin Ian Paice dhe basistin Roger Glover. Ndërkohë, Lord vazhdoi të komponojë edhe vepra klasike, sidomos pasi bendi u nda më 1976, kur ai iu bashkua grupeve tjera “Whitesnake” dhe “Paice, Ashton and Lord”. “Deep Purple” i ribashkuar më 1984 dhe morën përmasa edhe më gjigante duke luajtur para audiencës në gjithë botën. Ata kanë shitur përgjithësisht 150 milionë albume dhe Lord ka mbetur një prej njerëzve kyç të bendit deri në vitin 2002 kur u largua. Edhe pas kësaj ai vazhdoi të kompozojë muzikë klasike për të shënuar 30-vjetorin e themelimit të “Concerto for Group and Orchestra”.

Krahas ndikimeve që ka pasur në muzikën botërore, Lord mbetet emër i madh e i admiruar edhe për rokerët kosovarë.

Kitaristi Menan Kiseri ka thënë se për të Lord mbetet një prej muzikantëve më të mëdhenj në botë.

“Jo vetëm tek unë, por ndikimi i tij ka qenë global. Ai ka dhënë shumë për muzikën. Është ndër kompozitorët që ka realizuar hitet më të mëdha të rockut”, ka thënë Kiseri, derisa ka shtuar se më 2002 ka pasur rast ta dëgjojë live në një eveniment në Helsinki.

“Ka qenë i jashtëzakonshëm”, kujton ai.

Për kitaristin Nexhat Macula, Jon Lord është figura qendrore e rock muzikës në botë.

“Kontributi i tij do të mbetet i vlefshëm, sepse rrallë ka muzikantë me profil të tij”, ka thënë Macula.

Ai ka pranuar se rokerët e hershëm të Kosovës janë frymëzuar nga krijimtaria e Lord me “Deep Purple”.

“Kontributi e ndikimi i tij është shumë i madh edhe te muzikantët në Kosovë, por edhe më gjerë”, ka thënë ai.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell