• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vushtrria bëhet me shoqatë artistësh

Publikuar: 29.05.2012 - 11:09

Vushtrri, 29 maj - Nxënës dhe të rinj vushtrrias të talentuar në artin figurativ dhe në vlerat që prodhon ai kanë themeluar shoqatën e tyre. Atë kanë vendosur ta quajnë “Shemsedin Smakolli”, në nderim të profesorit të ndjerë të artit.

Në takimin e tyre të parë ata kanë zgjedhur organet e shoqatës, kryesinë me kryetare Egzona Pllana, nënkryetar Petrit Avdiu dhe sekretar Florina Pllana. Me këtë rast drejtuesit e kësaj shoqate deklaruan se Komuna e Vushtrrisë ka pasur nevojë për një shoqatë të tillë e cila bashkon artistët e rinj.

“Bashkë dhe të organizuar mund të arrijmë shumë në prezantimin e punimeve tona, si në nivelin lokal ashtu edhe më gjerë”, ka thënë kryetarja e kësaj shoqate, Egzona Pllana. Ajo ka prezantuar edhe projektet e tyre të para ideore të organizimeve të ekspozitave me punimet e tyre, të cilat mendohet se paraqesin vlera krijuese mbi konceptin pozitiv të imagjinatës së të rinjve vushtrrias. Pllana gjithashtu shpreson se gjatë aktiviteteve të shoqatës të kenë mbështetjen e institucioneve komunale e po ashtu edhe të donatorëve të mundshëm. Anëtarët e kësaj shoqate thanë se u bëjnë thirrje gjithë të rinjve artdashës vushtrrias t’i bashkëngjitën kësaj shoqate për ta dhënë kontributin e tyre në artin figurativ.

Ndryshe, në krijimin e kësaj shoqate ka ndihmuar edhe arsimtari i artit figurativ, Enver Dubovci.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell