• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vrasje në qendër të Pejës

Publikuar: 19.09.2011 - 15:41

Pejë, 19 shtator - Kushtrim Isufaj nga fshati Radavc, është vrarë të hënën në mesditë në qendër të Pejës, mbi trotuar në udhëkryqin mes objektit të komunës, postës dhe Hotel Dukagjinit, ndërsa një kalimtar rasti është plagosur para hyrjes së postës. Vrasja ka ndodhur para orës 13:00, kur disa persona për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë rëndë në gjoks dhe pastaj janë larguar duke vrapuar nga vendi i krimit.

I përgjakur mbi tërë trupin, ai është dërguar me një taksi në Spitalin e Pejës, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve që ta shpëtojnë, siç konfirmoi për KosovaLive, drejtori i spitalit Skënder Dreshaj, ai ka vdekur pas gjysmë ore.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, e konfirmoi vrasjen dhe shtoi se janë identifikuar disa persona të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre për t'i kapur.

Edhe për motivin, siç tha ai, policia ka disa njohuri, por nuk tregoi se cili është për shkak të hetimeve që janë në zhvillim.

Në kohën kur është kryer kjo vrasje, të dy anët e rrugës në qendër të qytetit kanë qenë përlotë nxënës që shkoni apo vinin nga shkolla.

Ka qenë një fat i madh që nga gjitha ata plumba të shkrepur nuk ka pësuar askush tjetër nga kalimtarët e rastit, përveç një shtetasi të Shqipërisë, A. P., i cili i veshur në rroba pune kanë qenë duke qarkulluar me biçikletë kur e ka goditur një plumb në këmbë.

Ai është rrëzuar para postës kryesore kur është goditur dhe në vendin e ngjarjes i ka mbetur biçikleta dhe disa dokumente personale, në mesin e tyre edhe një fletëpagesë e bërë në një kompani për internet dhe TV kabllorë.

Sipas drejtorit të spitalit, ky ka pësuar lëndime më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.

 

Komente (10)

gazzi20.09.2011/14:12

kriminelat tash veq jon ne burg shpresojm qe prokoruria e kryn punen e vet se policia i ka arrestu,po prej pervojes qe kemi me gjykata edhe keta kane mi lshu shpejta je qe vdiq po thojn i pafajshem po kur trin me hajna e kriminela edhe vet qasi bohesh

Pejanja e deshperuar20.09.2011/11:19

Qka po ndodhe me kete familjen Gashi te Qyshkut, njeri e rrahu profesorin e e kercnoj me vrasje, tash tjetri e vrau djalin e pafajshme, a thua kush e ka rradhen ?!!!!! keq, shume shume keq

ardiani20.09.2011/10:44

A pak shkit ju kan vrare o Pejan edhe nermeveti po vrani turp duhet me iu ardhe.Thot nje fjale te ne nese je prej peje hiqum zot prej teje

PEJA19.09.2011/23:45

oj ti buci nuk jon kta pejon qe po vrahen nermetveti po katundar ti a pe she viktima koka i katundit edhe ky qe e ka vra sigurt katundar osht e pejont si pejon hala vrasje nuk kom ndi qe kann bo osht fjala per ata qe jon ma shum se 23 gjenerata ne pej e jo kta qe kan ardh para 20 vjetve e i thojn vetit pejon e folin si katundar e per me shku ne mitrovic mir e ki kur don me vra dikond shko atje vraju me shkije e mos u vrani nernveti

caki19.09.2011/21:01

a peja peja su met me shku ne pej hiq turp per ata njerez qe ekan pa at rast e si lajmerojn ata vrases ata duhet mi zen edhe mi djeg para popullit

muki19.09.2011/18:25

Ne pej sdi pse nuk e vendosin oren policore

buci19.09.2011/17:03

o peja let esht atje hajde pak shkoni ne mitrovice kallzobe trimerin po mes veti shum let me vra shqiptari shqiptarin po mfalni se ky qe vran shqiptar vet smunet mekan shqiptar ka gjak shkau

Hakmarrje19.09.2011/17:00

Per fat te keq, shtrirja gjeografike e Pejes po ndikon qe hasmerrit ne mes veti neper katunde te reflektohen ne Peje me pretekstin "E ka vra ne qender te Pejes". statistikat kriminale per vitin 2010 e rendisin Pejen ne pozitat me te poshtme te listes ku prijne Prishtina e Mitrovica, por per fat te keq nami i keq i ka mbet Pejes e cila me sa duket do ta percjell edhe ne vitet ne vijim.

Tomi19.09.2011/16:36

Ka ndrru more Peja pak. Ndrojeni foton

oli19.09.2011/16:03

Ah ne peje mas lufte ka pas vrasje ma shumm se gjate luftes se fundit ne kosov

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell