• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sulmohet një murg serb në Mitrovicë

Publikuar: 13.06.2012 - 21:18

Mitrovicë, 13 qershor - Policia e Kosovës bëri të ditur se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një murg të kishës ortodokse serbe në Mitrovicë. Sipas policisë, murgu Millorad Bullajiq ka pësuar lëndime të lehta nga goditjet që ka marrë nga dy persona në pjesën jugore të Mitrovicës. Ai është dërguar në spital nga pjesëtarët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Incidenti, i cili nxiti reagimin e autoriteteve serbe, është i dyti me radhë gjatë dy ditëve të fundit në Mitrovicë, raporton VOA.

Të martën, persona të panjohur qëlluan mbi një patrullë të policisë në veriun e banuar me shumicë serbe, që ishte vendosur përballë ndërtesës ku pritet të hapet zyra administrative e qeverisë së Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell