Vushtrri: Rivarrosen mbetjet e 12 shqiptarëve të rrëmbyer më 22 maj 1999

Artikujt tjerė
- Mustafa: Ska probleme në LDK-në e Gjakovës
- Gropat e rrugëve të kryeqytetit smbyllen as me 280 mijë euro
- Peja bëhet me trafik urban
- Protestë serbësh për lirimin e Jovica Milkoviqit
- Dëmet nga orteku në Restelicë - 450 mijë euro
- Prishtina s`i ka 180 mijë banorë, por 500 mijë
- Partitë publikojnë emrat e kandidatëve për Kaçanik
- Pastrimi më 24 maj me të gjitha kapacitetet në pastrim
- Zafir Berisha miraton qëndrimet Fatmir Limës
- Vushtrri: Rivarrosen mbetjet e 12 shqiptarëve të rrëmbyer më 22 maj 1999
Vushtrri, 22 maj- Nën intonimin e Himnit shqiptarë janë përcjell për në varreza mbetjet mortore të 12 qytetarëve vushtrrias, të cilët 13 vite më parë, pikërisht më 22 maj 1999 nga shtëpitë e tyre janë rrëmbyer dhunshëm nga forcat policore dhe paramilitare serbe.
Më këtë rast para se të zhvillohet ceremonia e rivarrimit në varrezat e qytetit, mijëra qytetarë jo vetëm nga Vushtrria por edhe më gjerë, bënë homazhe para kufomave e familjarëve të tyre të cilët ishin vendosur në palestrën e sporteve Jeton Terstena-Tota.
Me këtë rast i pari i komunës Bajram Mulaku, ka deklaruar se edhe një herë padrejtësisht qytetarët e Vushtrrias e veçmas familjarët e viktimave po përballën me dhembjen dhe pikëllimin për më të dashurit e tyre. Sipas tij, muaji maj ishte muaji ku më së shumti pësuan qytetarët e Vushtrrisë. Muaji maj i vitit 1999 ishte muaji i dhimbjes dhe pikëllimit sepse me 2 maj të këtij viti ndodhi njëra ndër masakrat më të mëdha jo vetëm në Vushtrri, por në gjithë Kosovën, sepse për vetëm pak orë në fshatin Studime të Vushtrrias u masakruan mbi 100 persona në mesin e tyre burra, gra, pleq e fëmijë. Gjithashtu në maj të këtij viti ndodhi edhe masakra tjetër në fshatin Studime ku e gjithë familja e Selatin Gërxhaliut u vranë e u masakruan. Por forcat policorë e paramilitare serbe me 22 maj të vitit 1999, vranë plagosën masakruan e rrëmbyer edhe shumë qytetarë të tjerët ku 12 prej tyre sot po i rivarrosim, ka thënë Mulaku, duke shtuar se ky muaj do të kujtohet edhe si muaji i fortesës, qëndresës e i sakrificës qytetare.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjeta, në këtë ceremoni në emër të institucioneve qendrore u tha të pranishmëve se jo vetëm Vushtrria por gjithë Kosova në njërën apo mënyrën tjetër është vrarë masakruar e martirizuar padrejtësisht nga forcat serbe.
Sot janë rivarrosur : Haki (Zeqir) Kadriu (1983-1999), Idriz (Ragip) Hasani (1977-1999), Jeton (Rifat) Verbovci (7966-1999), Rrahim (Hasan) Shkreli (1980-1999), Agim (Arif) Zeka (1979-1999), Naser (Arif) Zeka (1974-1999), Fehmi (Ukshin) Musa (1962-1999), Adem Rrustem Krasniqi (1929-1999), Fetah Muharrem Ismaili (1915-1999), Hasan Melenica (1950-1999), Bedri Rmadan Kutllovci (1961-1999) dhe Nystret Ali Melenica (1968-1999), të cilët 13 vite më parë u rrëmbyen nga forcat serbe.









Kosova Shqipetare24.05.2012/11:19
Une s'mundem ta kuptoj perse shpirti dhe kufomat e ketyre martireve te kombit shqipetar duhet ta duronin dhe mbijetonin hymnin e Athisaarit?!
Keta shqipetare qe jane te mbuluar pergjithmone me flamurin kombetar duhet ta dijne shume mire qe ata jane te shtrire dhe te varrosur ne token e shejnte shqipetare te Kosoves.
KURRE s'duhet ta lejojme ne qe flamuri i Athisaarit te valvitet aty ku eshte derdhur gjak per lirine e vendit tone, per KOSOVEN SHQIPETARE!