Në Britaninë e Madhe thellohet recesioni

Artikujt tjerė
- Në Britaninë e Madhe thellohet recesioni
- Humbje kolosale në Peugeot
- Rivitalizimi i Kosovës B do të bëhet nga sektori privat
- BE konfiskon 115 milionë produkte false
- Thesarit Amerikan i kërkohet të mos e përkrahë Kosovën e Re
- Reflektimi i krizës financiare evropiane në punësim në Gjermani
- Projekti Kosova e Re sërish pëson ndryshime
- "Beneluksi Ballkanik", ide utopike
- Spiegel: FMN s'jep më para, në shtator Greqia del nga euro
- Mjetet ujore turistike do të regjistrohen edhe në Plazhin e Orikumit
Londër, 25 korrik - Recesioni në Britaninë e Madhe është thelluar, treguan të dhënat e fundit zyrtare, ndërsa në tremujorin midis prillit dhe qershorit është regjistruar një rënie prej 0,7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kontraktimi është shumë më i thellë se parashikimet dhe tkurrja e 0,3% e tremujorit të parë, çka bën që ekonomia britanike të jetë tkurrur me 1% në gjashtë muajt e parë të vitit.
Zyra Kombëtare e Statistikave fajësoi për këtë rënie ngadalësimin e dukshëm në sektorin e ndërtimit, transmeton TCH.
Në raport shkruhej se disa faktorë të tjerë të pallogaritur, si moti i keq dhe pushimet e zgjatura të bankave në qershor mund të kenë ndikuar për të bërë edhe më të zymtë panoramën ekonomike.
Raporti i publikuar të mërkurën është paraprak, ndërsa shifra e vërtetë e recesionit do të mësohet vetëm në muajt në vazhdim, pasi të dhëna shtesë të jenë përllogaritur.
Britania e Madhe është shteti me ekonominë e tretë më të madhe në Europë, pas Gjermanisë dhe Francës.











