Autostrada drejt Shkupit do ta bllokojë atë në drejtim të Merdarit

Artikujt tjerė
- Opozita: Rishikimi i buxhetit, kozmetik
- Nivel rekord i papunësisë në Eurozonë
- GDP turke rritet me 14,2%
- Operatorët e telefonisë mobile humbën 58 mijë konsumatorë
- Ferronikeli nuk ua vazhdon kontratat disa punëtorëve
- Hoteli Grand, peng i 2 mijë e 500 eurove
- Në Kosovë nuk ka progres të theksuar për të bërë biznes
- Autostrada drejt Shkupit do ta bllokojë atë në drejtim të Merdarit
- Paqartësia e strategjisë zhvillimore të Qeverisë, pengesë për zhvillim
- Ndërtimtaria dhe hoteleria, profesionet më të kërkuara në vend
Prishtinë, 1 korrik Analistëve të zhvillimeve ekonomike nuk u duket rastësi që kompania e cila ndërtoi autostradën në Shqipëri, më pas e nisi edhe atë të Kosovës, nga Vërmica drejt Merdarit, konsorciumi Bechtel-Enka, ta fitojë të drejtën për ndërtimin edhe të autostradës që shkon nga Prishtina në drejtim të Shkupit, shkruan sot Koha Ditore.Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës Çohu, ka thënë se projektet e dy autostradave janë të imponuara dhe se nuk janë ide apo qëllim i vetë Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se ekzekutivi nuk ka asnjë këshilltar të sajin të angazhuar e që i njeh mirë çështjet e projekteve rrugore.
Krejt këto janë projekte që i imponohen Qeverisë nga këshilltarët e transaksionit. Përgjithësisht në projektet më të rëndësishme kapitale Qeveria është injorante, ka thënë Zogiani.
Sipas tij, i njëjti grup i interesit i udhëhequr nga përfaqësuesit e kompanisë Bechtel, ka krijuar monopol në fushën e investimeve të mëdha kapitale në Kosovë.
Ai ka thënë se lidhshmëria kohore me inicimin e procedurave tenderuese për projektet kapitale, sikurse rasti me ndërprerjen e mundshme në Orllat të Rrugës 7 dhe fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë Han i Elezit, nuk kontrollohet nga Qeveria, po nga vetë nevojat e kompanisë ndërtuese.
Në nëntor, Qeveria ka deklaruar se do të përfundojë ndërtimi i pjesës së autostradës që lidh Morinin me Orllatin dhe të sigurojë dalje në rrugën Prishtinë-Pejë. E me fillimin e vitit 2013, Qeveria është zotuar se do të nisë ndërtimin e autostradës së dytë, asaj Prishtinë Han i Elezit.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)


albani01.07.2012/12:39
Shume mirre nese nderpritet autostrada Ibrahim RRugove ne Orllat dhe lidhet me rrugen e Pejes ,dhe vazhdon autostrada per Shkup .Sa ma shume investime te huaja ne Kosove aq me shume siguri ,ekonomi ,standarde ,Europiane do te kemi .Po ashtu ne vitin 2013 do te kemi ushtrine tone TMK dhe mbasandej duhet te investojme ne EKONOMI .Vetem durim se gjerat po ndryshojne por me ngadale se qe kemi qejfe ,po prapseprap po ndryshojne ne menyre pozitive .Ju pershendes

Mali01.07.2012/12:02
Autostrada ka me mbet e ngarkume deri ne Orllat,fyti esht i ngusht me zen fluksin e automjeteve nga Orllati deri ne Pr.kjo do jet e vetmja autostrad qorr qe nuk lidhet me as nje autostrad tjeter.Qellimi i hejnave te qeveris dhe kompanis qe nderton rrugen esht qe me ndertu autostrada me cmim te lart dhe ne teren te rrafsht,kurse demin do e pagujn qytetart e kos.qe do ken rruge jofunksionale dhe jo rentabile,kurse nese kto pare do ishin perdore per sumvencionimin e ekonomis kos.do ishe dal nga kriza dhe kishe fillu industializmi i vendit dhe kishim fillu me qen ekonoomi konkurente,po interesi i hajnave dhe shpiunave te serbis qe kan pushtu institucionet ju konvenon mjerimi dhe varferimi i qytetarve te kos.pasi te ndertohet kjo autostrad me shpejt qytetart do ken mundesi me shku ne pz neper rrugen aktuale se sa sa nese shfrytzoj rrugen e kombit,sepse deri sa te shkojn ne orllat do shkojn ne therand sepse rruga deri ne Orllat do jet gjithe e bllokume,pluse duhet te pagujn takse.

gjon pali 201.07.2012/10:32
Po kjo eshte normal, a e dini e kujt eshte kompania, mendoni se lirine na e kane sjelle falas, ka ardh koha qe ta lajme borxhin ndaj miqve tane.

experi jo kshilltar01.07.2012/09:43
bektelli vet po i cakton se kah do te shkoi rruga, me tunel apo pa te, dhe gjithashtu edhe qmimet ia cakton qeveris vet, kuptohet edhe se cilat autostrada do te ndertohen dhe menaxhimin me buxhetin e kosoves dhe me marveshtjet me banken boterore per me e shti kosoven ne borgje.














mejdi01.07.2012/13:56
gjithmon ka qen ata njerz qe kan qen ne pushtet e kan qu rrugen ka ju ka konvenu neper afersi te fshatrave te veta se kur ka qen ma mir e ma ngat me qu pse ateher nuk e drejtunrrugen prizren rahovec malishev orllat qe ka qen ma shkurt po qju dasht me shku ne suharek kur suhareka esht qytez me e vogel se rahoveci se rahoveci nuk ka pas udheheqes te aft ne parlamentin e kosoves edhe per ate ju desht qe te ja nderrojn kahjenkahje qe ma se miri ka qen dasht per shtimje e me u lidh me rrugen e cila shkon per han te elezit edhe me vazhdu per gjilan e preshev me i lidh shqiptart ma mir se me qu per merdar