Toulala mund të kaloj në Milan

Artikujt tjerė
- Toulala mund të kaloj në Milan
- Afellay i ka edhe dy raste në Barcelonë
- Mirales në Arsenal apo Liverpool?
- Gomez lëndohet rëndë, duhet të operohet
- Reali shënon fitoren e radhës (video)
- Oscar presion Neymarit: Eja në Chelsea
- Japonezi që e mësoi futbollin në Brazil
- Barcelona fitoi Trofeun e Parisit
- Rikthimi i Chambersit pas 12 vjetësh
- Xheko largohet nga City
Milano, 6 gusht Mesfushori francez, Jeremy Toulalan, po mendon që të largohet nga klubi spanjoll i Malagës. Milani ishte interesuar për francezin një vit më parë, por tani e ka rrugën e hapur për të shënjestruar objektivin e dikurshëm. Padroni i Malagës, Sheiku Abdulla Bin Nasar Al Tani, ka vendosur të shesë klubin spanjoll, sepse në dallim nga kolegët e tij të tjerë është lodhur së shpenzuari në botën e futbollit. Kjo periudhë që po kalon klubi i Malagës nuk i ka shpëtuar pa parë administratorit kuqezi, Adriano Gallianit, i cili si një çakall ka nisur gjuetinë e tij drejt presë së preferuar. Dhe, duke qenë se i është vardisur për më tepër se një vit Jeremy Toulalas, Galiani po bëhet gati të ndërmarrë sulmin përfundimtar. Sipas mediave spanjolle, Milani ka ofruar 6 milionë euro për mesfushorin francez, ofertë që është parë me sy të mirë nga drejtuesit spanjollë. Nuk përjashtohet që, përveç Toulalas, të transferohen në Milano edhe futbollistë të tjerë nga Malaga.








