Afellay i ka edhe dy raste në Barcelonë

Artikujt tjerė
- Afellay i ka edhe dy raste në Barcelonë
- Mirales në Arsenal apo Liverpool?
- Gomez lëndohet rëndë, duhet të operohet
- Reali shënon fitoren e radhës (video)
- Oscar presion Neymarit: Eja në Chelsea
- Japonezi që e mësoi futbollin në Brazil
- Barcelona fitoi Trofeun e Parisit
- Rikthimi i Chambersit pas 12 vjetësh
- Xheko largohet nga City
- Përfundon shpejt paraqitja historike e xhudistes saudite
Barcelonë, 6 gusht Fati i Ibrahim Afellayt në Camp Nou do të vendoset pas dy miqësoreve të ardhshme të katalanasve, asaj kundër Manchester Unitedit dhe Dinamos së Bukureshtit. Trajneri i blaugranave, Tito Vilanova u ka kërkuar drejtuesve katalanas se atij i duhen edhe 180 minuta për të vendosur përfundimisht të ardhmen e mesfushorit holandez. Menaxheri i talentit, Rob Jansen, konfirmoi interesimin e skuadrave italiane, Interit, Milanit, Lazios dhe Fiorentinës për klientin e tij dhe nuk e përjashtoi që Afellay të huazohej për një sezon në Serinë A. Afelai nuk po arrin dot ta bindë stafin teknik të nënkampionëve të Spanjës, edhe pse është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e deritanishme miqësore të blaugranave (me Hamburgun 45′, me Kazablankën 69′ dhe me PSG-në 62′).








