• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vendi i zhytur në luftë pret lajme të mira nga Londra

Publikuar: 26.07.2012 - 09:03

Londër, 26 korrik - Atletët nga Siria kanë qenë në gjendje të përgatiten në vend të sigurt për Olimpiadën "Londra 2012" edhe pse në shtetin e tyre ka shumë revoltë dhe kryengritje.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i ka regjistruar dhjetë atletë, gjashtë meshkuj dhe katër femra, të cilët do të garojnë në shtatë sporte të ndryshme në Londër.

"Kemi shumë vende që janë të qeta dhe të sigurta për stërvitje dhe aty ishin atletët tanë", tha Samih Moudallal, anëtar i Komitetit Olimpik të Sirisë dhe atij Ndërkombëtar. "Nuk ka rrezik dhe revolucion në mbarë Sirinë, janë vetëm disa vende të caktuara".

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar Assad, kanë filluar në muajin mars të vitit të shkuar dhe janë shndërruar me luftë civile, ku sipas aktivistëve të paktën 19 mijë persona e kanë humbur jetën deri më tash.

Moudallal ka thënë se atletët e Sirisë kanë pasur mundësinë të koncentrohen vetëm në stërvitje (më gjërësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell