Nisi gara e madhe çiklistike Tour de France 2012

Artikujt tjerė
- Nisi gara e madhe çiklistike Tour de France 2012
- Platini: Polonia dhe Ukraina organizim fantastik
- Holanda pa trajner, Hidink refuzon pankinën
- MotoGP: Stoner fiton Çmimin e Madh të Holandës
- Prandelli: I di pikat e dobëta të Spanjës
- Në kualifikime, Blake më i shpejtë se Usain Bolt
- Pep Guardiola: Më mungon futbolli
- Ka italianë që nuk iu gëzuan edhe aq fitores kundër Gjermanisë
- Portugalia mirëpret heronjtë e saj
- Pique gjuajti penalltinë e parë në karrierë
Liezh, 30 qershor - Fabian Cancellara është fituesi i garës Prologë të edicionit të 99-të të turit të Francës në çiklizëm. Zvicerani i RadioShack mbylli prologun i pari në rrugët e Liezhit e gjatë 6.4 km me kohën 7'13'', rreth 7 të qindat më shpejt se britaniku Bredli Vigins.
Çiklisti nga Berna ka garuar me 53.2 km/h duke veshur i pari fanelën e verdhë në Tour de France 2012, transmeton TCH.
Në vendin e tretë në etapën kronometër individual Liezh-Liezh u rendit francezi Silvën Shavanèl që shënoi të njëjtën kohë me Uigins.
Fituesi i Turit të Francës në vitin e kaluar, Kedël Ivans nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të me kohën 7 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që Rajder Hesxhedal, që këtë sezon fitoi Xhiron e Italisë u rendit në vendin e 15-të me 7 minuta e 31 sekonda.
Etapa e parë e Turit të Francës do të nisë në Liezh dhe do të përfundojë në Serein dhe është e gjatë 198 km.







