Incidentet etnike dridhin kampionatin maqedonas

Artikujt tjerė
- Incidentet etnike dridhin kampionatin maqedonas
- Shkëndija - Vardari, ndeshje "e rrezikut të lartë"
- Skautët e Udineses vëzhgojnë Renovën
- Shkëndija iu kthehet fitoreve
- Liria humb në pjesën e dytë
- Duka në Serbi për tu takuar me Platininë
- Fitojnë Shkëndija dhe Liria
- Zendeli mund të paraqitet në fanellën e Renovës
- Xhemajli i gjithanshëm te Napoli
- Goran Pandev i tha të shkoj në Renova
Prishtinë, 14 mars - Vrasja e dy shqiptarëve nga në polic maqedonas dhe disa rrahje mes grupeve shqiptare e maqedonase në ditët e javët e fundit, ka bërë që ky tensionim mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni të reflektohet edhe në sport. Madje dukshëm, saqë Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi të martën i ka rekomanduar Federatës së Maqedonisë që të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve në qytetet me shumicë shqiptare, si në Tetovë, Gostivar e në disa qytete të tjera. Federata maqedonase heshti gjatë gjithë ditës së martë, por ishin klubet shqiptare dhe zyrtarët shqiptarë që janë pjesë e Federatës që reaguan. Pas një mbledhjeje maratonë, që përfundoi në orët e vona të së martës, klubet shqiptare vendosën të mos pranojnë të luajnë jashtë qyteteve të tyre, ashtu siç kishte rekomanduar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (më gjerësisht në Koha Ditore).









