Shtyhet gjykimi ndaj Timoshenkos

Artikujt tjerė
- Shtyhet gjykimi ndaj Timoshenkos
- Irani rifillon bisedimet bërthamore me OKB-në
- Sauditët pranojnë të vejat e Ladenit, për shkaqe "humanitare"
- Sulmi në Ukrainë, "akt terrorist"
- Strauss Kahn: Rivalët më ngritën kurth
- Ashton-Suu Kyi: Proces ndryshimi
- Sulm vetëvrasës në Kandahar
- Qeveria çeke i mbijeton mocionit të besimit
- FARK sulmon njësitë policore kolumbiane
- Zgjedhje të reja holandeze në shtator
Kiev, 28 prill - Një gjyqtar ukrainas ka vendosur se ish-kryeministrja dhe liderja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko nuk mund të gjykohet në mungesë, dhe e ka shtyrë gjykimin e saj për evazion fiskal për 21 maj, transmeton REL.
Gjykatësi Kostjantin Sadovski mori vendimin të shtunën pasi që Gjykata mori lajmin se Timoshenko nuk mund të marrë pjesë në gjykimin që zhvillohet në Karkiv, për shkak të problemeve të saj shëndetësore.
Timoshenko, e cila filloi një grevë urie një javë më parë dhe po vuan nga dhimbjet e shpinës dhe sëmundje tjera, tashmë është duke vuajtur dënimin shtatë vjeçar nën akuzat për abuzim të pushtetit në kohën sa ajo ishte kryeministre.
Gjykimi i ri ka të bëjë me akuzat tjera se ajo ka shmangur pagesën e taksave prej miliona dollarësh, taksa këto të ndërlidhura me një kompani private të energjisë, që ajo e drejtonte në vitet e 90-ta.
Qeveritë perëndimore thonë se çështja duket të jetë një hakmarrje e motivuar politikisht kundër Timoshenkos.







