• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ishujt kontestues tensionojnë raportet Japoni-Kinë

Publikuar: 19.08.2012 - 20:57

Tokio, Pekin, 19 gusht - Tensionohen marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Japonisë. Autoritetet japoneze kanë grumbulluar disa anije drejt ishujve të diskutueshëm me Kinën, e cila nga ana e saj pretendon sovranitetin e saj mbi to. Një flotë me rreth 20 varka japoneze është nisur për në ishullin Senkaku, që Kina e quan Diaoju. Ndërkaq, pavarësisht ndalimit nga ana e policisë japoneze, dhjetëra aktivistë japonezë mbërritën me flotën e anijeve të zbarkuara në arkipelagun Senkaku, duke provokuar një lloj proteste nga ana e Kinës. Duket se aktivistët kanë qëllim të mbërrijnë në ishullin e diskutuar për të ngritur flamurin japonez. Politikanët kanë planifikuar të përkujtojnë japonezët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Japonia pushtoi lindjen e Kinës. Por qeveria japoneze, nga ana tjetër, u kishte mohuar atyre lejen për të zbarkuar në ishuj, bëjnë të ditur mediet ndërkombëtare në raportimet e tyre online. Ditën e premte, Japonia dëboi shumë aktivistë kinezë që kishin zbarkuar atje gjatë javës dhe një ditë më parë u pritën si heronj kur mbërritën në Hong-Kong. Ishujt, të cilët pretendohen gjithashtu nga Tajvani, kanë rëndësi strategjike për rrugët e lundrimit, duke ofruar zona të pasura me peshk, si dhe të tjera të pasura me naftë. Tensionet në Azi janë rritur që nga përkujtimi të mërkurën i kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Sot mediet raportojnë për protesta në Kinë. Me mijëra kinezë dolën nëpër rrugë të Shenzenit, Guangzhuas dhe qyteteve tjera, për të marrë pjesë në demonstrata antijaponeze dhe me kërkesën që Japonia të largohet nga ishujt në lindjen e Detit Kinez.    

Raportohet se në Shenzhen demonstruesit sulmuan restorantet japoneze dhe demoluan automjetet e prodhuara në Japoni, ndër të cilët edhe një automjet policie.

Duke djegur edhe flamujt japonezë ata brohorisnin: “Japonia duhet të na kthejë ishujt dhe të na kërkojë falje”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu