SHBA dhe Izraeli e zhvilluan virusin Flaka kundër Iranit

Artikujt tjerė
- SHBA dhe Izraeli e zhvilluan virusin Flaka kundër Iranit
- Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve
- Magjistarit saudit iu pre koka
- Fillon samiti për ekonominë e gjelbër
- SHBA: 27 milionë njerëz janë viktima të trafikimit
- Vëzhguesit e përkushtuar për të mbetur në Siri
- Ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak pëson goditje cerebrale
- Assange kërkon strehim politik në Ekuador
- Siri: Anija e Rusisë me armatim u kthye prapa
- Armët libiane në dorë të terroristëve
Washington 20 qershor - Nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara apo Izraeli, ende nuk ka pasur reagime ndaj raportit në të përditshmen Washington Post, që thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli së bashku e kanë zhvilluar virusin kompjuterik Flaka, që synonte shkatërrimin e programit atomik të Iranit.
Duke i cituar zyrtarët perëndimorë, raporti thotë se zhvillimi i virusit, që ishte zbuluar aktualisht në kompjuterët e ministrisë së naftës në Iran, kishte filluar para pesë viteve.
Sipas gazetës, Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara dhe CIA, kishin punuar me ushtrinë Izraelite në këtë projekt.
Ky virus, i përshkruar si arma më e sofistikuar në Internet, që ndonjëherë është krijuar, kishte depërtuar në kompjuterët e shënjëstruar duke u paraqitur si përditësim i Microsoft-it.







