• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sondazhet në Serbi: Nikoliqi me epërsi ndaj Tadiqit

Publikuar: 26.04.2012 - 17:04

Beograd, 26 prill - Partia opozitare e Tomislav Nikoliqit pritet të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadiq, ka vënë në pah një sondazh i kryer në Serbi.

Por, as Partia Demokratike e Tadiqit dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomislav Nikoliqit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.

Partia e Nikoliqit, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiqit, 28.3 për qind.

Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit dhe janë intervistuar 1084 njerëz. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu