Projekti humanitar i studentëve të UP-së sjell donacion për Suharekën

Artikujt tjerė
- Projekti humanitar i studentëve të UP-së sjell donacion për Suharekën
- Presidentja Jahjaga përshëndet Marrëveshjen e re me FMN-në
- Kullë-muze e bust në 13 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës
- Komisioni Evropian: Kriminalizimi i shpifjes nuk është standard evropian
- Të burgosurit jetojnë në kushte minimale
- Pacolli u premton shqiptarëve të Luginës kthimin e pagesave për sigurimet
- Prania më e madhe e KFOR-it shtensionon situatën në Mitrovicë
- Opozita e OJQ-të e vlerësojnë të politizuar emërimin e ambasadorëve
- Ndezja e zjarreve për 1 Maj do të dënohet
- Rrëzohet padia e Pretenit kundër Çohu
Prishtinë, 30 prill - Universiteti i Prishtinës, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e arsimit të lartë të vendeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve, mundohet që t'ju ofrojmë studentëve sa më shumë programe që kanë karakter ndërkombëtar.
Në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, e Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë realizuar një projekt humanitar me Organizatën Studentore Mission Humanitaire inter Grandes Ecoles nga Franca, të cilët kanë dhuruar një donacion me mjete mjekësore në vlerë prej rreth 300.000 euro.
Ky donacion është i dedikuar për Kuvendin Komunal të Suharekës respektivisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Realizimi i këtij Projekti është bë i mundur me mbështetjen e pa rezervë të Kuvendit Komunal të Suharekës.









