Azem Vllasi: Veriu nuk do të jetë objekt i bisedimeve të posaçme

Artikujt tjerė
- Tolajn dhe avokatin e tij mund ti presë një padi e re
- Bankat dyfishojnë fitimet
- Universiteti Publik i Prishtinës i 3387-ti për cilësi
- Edhe LDK-ja ka shkelur Marrëveshjen për presidentin
- Ekspertët kosovarë të mirëseardhur në Gjermani
- Digjen pyjet edhe në Sharr
- KFOR-i zhbllokoi rrugët drejt Zubin Potokut
- Jahjaga ngushëllon presidentin slloven Türk
- Serbët në veri reagojnë kundër aksionit në Zupç
- Jahjaga priti rektorin e ri të UP-së
Prishtinë, 22 gusht Analisti politik dhe ish-funksionar politik i Kosovës, Azem Vllasi ka vlerësuar se dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të ketë, para së gjithash për arsye të presionit të bashkësisë ndërkombëtare, por veriu i Kosovës, si çështje e posaçme politike apo territoriale nuk do të jetë objekt bisedimi dhe negociatash të posaçme.
Dialog do të ketë nëse faktori ndërkombëtar insiston, dhe deri te kjo do të vijë. Pala kosovare dhe ajo serbe do të detyrohen këtë ta pranojnë, por kjo para së gjithash duhet të jetë dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, tha Vllasi në një deklaratë për REL.
Sipas fjalëve të tij, është e mundshme që një nga segmentet e atij dialogu në linjën e normalizimit të raporteve të jenë edhe disa çështje konkrete lidhur me veriun e Kosovës, siç janë, si tha ai, vendosja e institucioneve lokale sipas kushtetutës së Kosovës, heqja e institucioneve paralele që Serbia i ka instaluar në Kosovë, kurse BE-ja insiston që një praktikë e tillë të ndërpritet.


samiri23.08.2012/10:17
Azem Vllasi sikur te ishte ashtu qysh nuk eshte, mire kishte me qene.Nostalgjiket e
komunizmit kte e konsiderojn per politikan
te madhe, qe fare lidhje ky me politik
moderne ska.Ky eshte ndryshku i komunizmit.

Realisti22.08.2012/20:48
Edhe pse nuk perfaqeson institucionet shteterore eshte per te besuar ne kete qe deklaroni z.Vllasi. Arsyeja per kete eshte sepse ju jeni nje "Uk" i vjeter, i cili me aftesite e juaja kishit mundur me i shti ne nje gjep te vogel te gjithe keta politikuajt e vegjel te cilet tani jane dale ne skenen e re, te cilet e morren timonin ne duar te veta ne menyre te pamerituar per shkak se e gjeten te "persheshur" ate qe ju dhe gjenerata e juaj e kishit pergaditur me vite. Kete e them duke u bazuar ne ate qe ju patet aftesine qe ne kohen e duhur t'i thoni Millosheviqit JO ndryshimeve kushtetuese te cilat ishin ne dem te Kosoves, me qrast i gjithe populli i Kosoves u rradhit ne mbrojtjen tuaj ...

Alfred Arnold22.08.2012/20:14
Azem Vllasi do te duhej e te bisedonte me Serbijen, derisa meritat per ket ose Hashim Thaqit ose Azemi te mos bisedonte. Ngase, Hashimi osht drenicak.







llapjani23.08.2012/10:25
e more azem vllasi je njeriu i vetum ne trojet shqiptare qe e kupton politiken sllave. por mjerisht kosoven e kan ne dor kriminelet e njerzit e pa shkoll.hajnat e drenices