• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Thaçi kërcënon ministrat

Publikuar: 18.08.2012 - 09:49

Prishtinë, 18 gusht – Kryeministri Hashim Thaçi, të premten, i ka lavdëruar dhe kërcënuar anëtarët e kabinetit qeveritar, në një mbledhje të ekzekutivit, ku ka folur për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit dhe për procesin e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian. I ka paralajmëruar se do të jetë i pakompromis për ata që bëhen shkaktarë ngecjesh.

“Unë do të jem i pakompromis me këdo që do të sfidojë këtë proces. Suksesi ynë i përbashkët dhe i secilit veç e veç varet nga përafrimi ynë me BE-në”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se “nuk do të pranohet asnjë justifikim për ngecje nga ana ime”.

Këtë vjeshtë BE-ja do të publikojë Studimin e Fizibilitetit për gatishmërinë e Kosovës të negociojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Brukseli ka ftuar autoritetet kosovare që të shtyjnë përpara reformat në pesë fushat kryesore: tregti, reforma zgjedhore, reformë të administratës publike, sundim të ligjit dhe integrim të komuniteteve. Avancimi i mjaftueshëm në këto fusha do t’i hapte rrugë fillimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, që është parakusht para se Kosova të kërkojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Një burim i gazetës ka thënë që secila mangësi që do të evidencohet në Studimin e Fizibilitetit do të jetë e kushtueshme për ministrat.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në numrin e sotëm të Kohës Ditore.  

Komente (13)

mehmemt kaqiku18.08.2012/21:02

edhe njihere hi syve popullit si zakonisht don te ban koalicion me aak e duhet me i nderrue disa ministra te akr dhe pdk me ato te aakse dhe gjendja prap vazhdon te jete e mjerueshme per popullin

Nderim Krasniqi18.08.2012/20:59

ky eshte nje keqperdorim i ndjenjave te qytetarve te lodhur nga veprimet anti integruese,sepse qdo dite ndodhin me shm se njeqind raste qe jan anti integruese dhe ska as nje pergjegjsi as nje te denuar qoft me verejtje ne rangje te ulta lere me te medhenjeve nuk po te besojm z Thaqi sepse bashkefajtoret nuk mund te ndermarrin hapa te rendesishem per ndryshym te gjendjes momentale.

meti18.08.2012/20:59

ka ardhe koha po duket me ba koalicion me aaknƫ e me demek qysh me i shkarkue disa ministra kinse ne emer te mospunes se tyre edhe kesaj here pluhur syve popullit kinse jemi tu ba diqka

besa18.08.2012/17:03

Jo vetem kercenim po duhet edhe me i shantazhu ministrat sepse demokracia ne kosov keshtu funksionon po nese nuk degjojn edhe me metoda tjera

faruk bunjaku18.08.2012/16:50

nese njeher ju ke than vjedhni veshtir e ki te ju ndrrojsh mendjen tash mundesh mi kercenu por ata do te veprojn prap njejte eshte nje semundje e pasherushme kjo.

HASTRET HETEMI18.08.2012/16:01

AS MOS PRIT QE KOSOVA ME AT KORRUPCION QE EKA TE HYNI NE EVROP DHE ME AT POLICI QE VJEDH SHTETIN EVET POR ASHT TJETRA QE NA DOJM BASHKIM KOMBTAR SDOJM MA HASHIM THAQI TA UDHEHQ SHTETIN TA BAN QYSH EKA BA SHKO KQYRE MITROVICES QKA IKE BA TI ME SHOK TU TAJ LYP NE EVROP ME HY

Xhafa nga Istogu18.08.2012/15:25

Edhe Ivica Daqiq kohe me pare iu kercnu ministrave te tije . Ballkan eshte ketu. Jetojme me kercnime.

raif tomlagjija18.08.2012/14:56

kjo qeveri e pa aft, a tek tash ju ka ra ne mend per fizibiletetin. Po kta prej se jan vetem fjalen fizibiletet e kan ne goj. E tash shtihohen se nuk e paskan dit as vet ma par se qka ka dasht me than ajo fjal, po pse nuk e kan kqyr ne fjalor.

haxhi gashi18.08.2012/13:31

te lumt o thaq se mir e ke por ke bere edhe nji GABIM te madh se ajo qe e ndalon me se shumti kosoven per ngecje kaq te madhe esht pasurimi i te xhith shokve tu dhe i ashtu quajturi KORRUPCION E NE KRYE TE TIJ JE TI.......

XHEVDETI18.08.2012/12:41

As mos prit nga BN qe KosovA te futet ne rrjedhat e BE.Vone te ka ra ndermend zotri Kryeminister qe ti I kerrcnon kryeminstrat tu tani ju e deri te vozitesat tu jane milioner.Me hajni nuk shkohet ne BE.

Qobani vrella e gadimese18.08.2012/12:40

O driton, Shume keq koke mashtruen,ai Hashim thaqi ka vetum fjal bosheit e Ase gje tjeteri !

istogasi18.08.2012/12:02

Kadale mos u ngut, nuk ecin punet me kercnime o shoki. Punet ecin mire me kordinim te mire, me plane te mira dhe buxhet te mire. Nuk bohen punet pa lek o shoki!

Driton Bakija Gjakove 18.08.2012/10:51

Te lumte ,Hashim Thaqi keshtu duhet.

1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell