Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës

Artikujt tjerė
- Vlora shpall qytetar nderi Fatmir Limajn
- Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës
- Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës
- Jahjaga paralajmëron një komunë me shumicë boshnjake
- MPB mirëpret Raportin e DASH-it për trafikim qeniesh njerëzore në Kosovë
- BPSK kundërshton ngritjen e çmimit të rrymës
- KEK- i duket pak rritja e çmimit!
- Kryeqyteti do të bëhet me muze të holokaustit të shqiptarëve
- NATO ia beson Hungarisë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës
- Greva shtyn QKUK-në të gjejë zgjidhje për pastrim të hapësirave
Prishtinë, 21 qershor - Vendimi i djeshëm i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk e ka kënaqur KEK-un. Natyrisht, KEK-u është i pakënaqur me ngritje, por edhe shoqëria civile është e pakënaqur me këtë vendim. Sipas Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), vendimi i ZRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike po bëhet edhe për ti krijuar favore investitorit privat, i cili do të menaxhojë rrjetin e energjisë elektrike.
Shoqëria civile thotë se ky vendim është një hap tjetër i dëmshëm, i cili do të rëndojë edhe më shumë xhepin e çdo qytetari. KOSID-i thotë se shqetësimet e saj do ti demonstrojë para Qeverisë së vendit edhe përmes organizimit të protestave për ti mobilizuar qytetarët kundër kostos së re, e cila u ngarkohet për përfitime të kompanive private.
ZRE-ja vendosi dje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 8.9 % për të gjitha kategoritë.







