Meta fton serbėt pa viza nė Shqipėri
Beograd, 12 mars - Edhe pse historike vizita e Metės nė Serbi, dy ēėshtje mbetėn pezull nė takimet zyrtare: Kosova dhe trafikimi i organeve nga Shqipėria, akuzė e Beogradit ndaj Tiranės. Ajo qė bie nė sy nga deklarata e djeshme e zv.kryeministrit Ilir Meta ėshtė fakti se nė asnjė rast gjatė takimeve, shefi i diplomacisė shqiptare nuk ka pėrmendur akuzat e herėpashershme tė Beogradit pėr trafikun e organeve nga Shqipėria. Akuzat janė bėrė publike nė njė libėr tė ish prokurores sė Hagės Carla Del Ponte, ndėrkaq, njė mision i OKB i mbėrritur disa ditė mė parė nė Tiranė, shprehu shqetėsim pėr mungesėn e bashkėpunimit tė organeve kompetente tė Shqipėrisė pėr lejimin e hetimit tė kėsaj ēėshtjeje. Por ndėrkaq, pėr kėtė, nė takimet e djeshme zyrtare, nuk ėshtė folur asnjė fjalė, sipas zėdhėnėsit tė ministrit tė Jashtėm, Ralf Gjoni.
Shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremiq tha dje se pėr ēėshtjen e Kosovės ekziston njė hendek i madh mes dy vendeve dhe po ashtu, kanė qėndrime tė ndryshme. Kjo ēėshtje mbetet, sipas tij, hendek edhe nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė e Serbisė.
Nė ēėshtjen e Kosovės, qeveritė kanė dy pozicione krejt tė ndryshme. Por, nga ana tjetėr, ne ramė dakord qė e ardhmja e gjithė rajonit ėshtė nė BE, pa lėnė njeri pas, tha Meta. Lidhur me kėrkesės serbe pėr njė pakicė serbe nė Shqipėri, qėndrimi i Qeverisė sime ėshtė shumė i qartė: kjo ēėshtje do tė marrė drejtim pas regjistrimit tė ri, i cili do tė jetė shumė transparent dhe nė bazė tė standardeve tė BE, tha Meta. Ministri i Jashtėm shqiptar Meta ftoi qytetarėt serbė tė hyjnė pa viza nė Shqipėri. Ai tha se shpreson qė njė regjim pa viza tė zbatohet reciprokisht pėr qytetarėt e dy vendeve. Ju ftoj tė vizitoni vendin tim tė bukur qė gjatė kėsaj vere, tha zv.kryeministri shqiptar.
Takimin e parė, tė tij, nė Beograd, Meta e ka zhvilluar me Presidentin Boris Tadiē. Presidenti serb Boris Tadiqtha se, Shqipėria pėrbėn njė interes pėr investitorėt serbė. Tadiq premtoi se do tė bėhet mė shumė pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Meta vuri nė dukje edhe gjatė deklaratės se nė tė gjitha takimet ka diskutuar pėr njė epokė tė re nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Serbisė. Unė e konsideroj si njė moment historik pėr stabilitetin nė rajon, njė bashkėpunim tė pėrmirėsuar nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt pėr tė mirėn e tė dy vendeve, u shpreh Meta.
Ministri i Jashtėm shqiptar, Ilir Meta vlerėsoi dje, figurėn e ish-kryeministrit tė vrarė serb, Zoran Xhinxhiq. I shoqėruar edhe nga bashkėshortja e tij, Monika Kryemadhi, bashkė me bashkėshorten e ish-kryeministrit serb Ruzhica Xhinxhiq, Meta bėri homazhe, tė cilat pėrkojnė edhe me 7 vjetorin e vrasjes. z.Xhinxhiq, pa asnjė diskutim qė mbetet njė frymėzim jo vetėm pėr demokratėt dhe forcat progresiste e pro evropiane nė Serbi, por nė tė gjithė rajonin tonė, pasi falė vizionit tė tij, falė kurajos sė tij tė jashtėzakonshme, Serbia ėshtė nė njė stad tė ri tė integrimit evropian dhe tė gjithė proēesit tė integrimit nė komunitetin ndėrkombėtar, u shpreh dje, ministri Meta. Falė kėtij vizioni dhe kurajoje, edhe marrėdhėniet mes dy vendeve tona kanė pėrparuar, ndoshta jo aq sa do dėshironin shumė si unė. Por shpreh besimin se akoma mė shumė, kėto marrėdhėnie do tė shėnojnė progres dhe do tė jenė solide, sepse marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Serbisė janė shumė tė rėndėsishme pėr perspektivėn e rajonit tonė, pėr pėrshpejtimin e integrimit tė tij evropian, theksoi Meta, pas homazheve.
Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Serbi, kur edhe e pėrfundon vizitėn nė kėtė vend, sot do tė takohet me shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.
Komentet(18)
Ta keni nderment, e ardhmja do ta gjykoje Topin si tradhetar i Shqipetarve!!!
Sipas mendimit tim shqiprina nuk ka gabuar por politikanet shqiptar duhe te jen me te zgjuar dhe ta udheheqin politiken mos te shkoj ne ate menyr duke ju luter serbis qe te ket mardhenje te mira me shqiprin, mos te harrojm qe shqipria esht ne nato dhe mund te jet si udheheqse per serbin
e gjithkushe te miret me politike.po njeriu sa dine aq edhe shkruan.ja sikur ky PINO"OSE PINOKIO. .mire e dha comentin nila.no coment. gjynah te miresh me disa comenutes kety.ju pershendet kosovari.
Kush e ka fajin: shqiptarėt udhėheqės hajna tė Kosovės qė pa pikė fytyre ja vjedhin qė 12 vite kafshatėn e gojės shqiptarit vėlla dhe e rrisin vetėm ekonominė e Serbisė duke i blerė prodhimet e saj, apo Ilir Meta qė po bisedon me Serbinė pėr kushtet e pakicave kombėtare brenda kufirit tė shteteve tė tyre? Kosova ėshtė shtet i pavarur! Mos i kėrko gjurmėt pėr dėshmi. Tė gjithė e njohin fajtorin tani nė Kosovė, vendasit dhe tė huajt!
Mos e keshni Ilirin se Iliri i ka vizitu shqiptaret qe jetojne ne Presheve,cili politikan shqiptar i vizitoje vllezerit tone qe kane mbetur atje, mos u ngutni me fjalime te tilla te pa matura, se tash jemi shtet demokratik, pse spo shkon Thaqi apo Sejdiu ose ndonje minister tjeter ti viziitoj shqiptaret e Presheves, thjeshte se kane frige.
ej u kon rugova ne beograd e u perhsendet me miloshin.keni thon qashtu duhet.po burr si ilir meta sen gjen ner shqiptor.o budall.rrnoft ilir meta rrnoft shypnia.
ilir meta eshte ali pashe toptani modern i kohes tone. mjer vatan e mjer mileti se qfare politikani kemi minister
EDHE AJ QE TE UREN MUNDOU TA BINDESH QE MOS TE UREJ ,
Ilir Meta sot (12.03.2010) kerkoi ne Lugine te Presheves qe te hiqet falmuri shqiptar nga godina e kuvendit komunal te Presheves, qe ishte vere per hire te tijen per ta pritur si vllau vllaun!
Mendoj se Ilir Meta ka marr guximin edhe mir ka bo sdi a keni vrejt flamurin kuq e zi ne presidencen serbe e kjo eshte gje e mir, nuk duhet me na ardh qudi nese e shohim edhe Fatmir Sejdiun ne Beograd tash jem shtet e kto krejt e din
Ma mire per ne te ish kan minister i jashtem per shypni Stjepan Mesiqi i kroacis se ky far iliri
o ilir meta po qka kerkove ne serbi more.nuk ju ofron serbia me europ jo.po mir qe ke shku me i pa ata si ti.nuk e ki vendin ne shqipri.jo.sa i perket pakicave serbe ne shqipri ,mos i numro hiq se te tregoj une .mos me pas qen xhaxhi enver ju ishit ba serb e pak perte, e tash demokracin po e shfrytezoni.po pa lind edhe nje patriot ne shqiperi kurr perpara nuk do ecni.zoti e bekoft kosoven ,popullin,dhe intelektualt e saj ,dasht zoti e na ec e mbara se ma shum kemi miq se sa armiq.e per ty minister meta po te porosis si hagjit ,,shkofsh e mos u kthefsh,,
kurr nuk kom besu si kjo do tė ndodhė, keq valla, shumė
e more Ilir Meta po si mundesh kaq lirshem me fol me serb po cfar tu desht ti vizitoje po jane te njejtit serb ata sdnryshojne dot. forca amerikane i ka ul ne tavoline per negociata se perndryshe ende do ishin duke masakruar njerez neper ballkan e as saranda sdo i ndalte. a ke karakter ti ndergjegjje moral a ke inat ora ilir meta a ke idene ti si ndjehen familjaret e dhjete mije shqiptareve qe kane vrare serbet kur te shofin ty a e di si ndjehern mijera motra shqiptare dhunuar nga serbet kur te shofin ty me ta,plus i fton pa viza e more zoteri mos te ishte frika nga NATO jo me viza po me tankse t kishin hy ne tirane more
Trurin e juaj e pij ne filgjan te kafes.Kjo eshte aftesia juaj me kuptu poliken.Ilir Meta ti je nje diplomat i madh,te lumt.Ne po kerkojm prej evropes me na i heq vizat e ju doni me vendos viza ne rajon.Kjo nuk pershkon me politikat euroatlantike.
o ilir meta ty duhet me ta ndrru emrin se ki emrin ilir po tash e tutje ty duhet met pagzu me emrin serbosllav spasiqdhe lirisht benu banor i serbis .qysh mej lshu serbet pa viza se pak po hyjn ne kosov kur dojn e kan flliq krejt e tash mundsoja edhe ne shtetin am shqiperi me ta krymav e mos mej ardh ma era shqiperi ,po hajt bre bac se si ti i kemi tan kurr nja te mir atdhetar se patem .tung e dashura redaksi kalofshit mir keni pershendetje nga une te perzemerta
Neve ne Kosove gjithmone na e kane ngulur pas shpine, qysh ne 1912 na tradhtoj Shqiperia kur e shpalli pavaresine ne Vlore dhe atje fesotnin kurse Kosova digjej, e sot e tutje vazhdon e njejta kenge vetem se melodia ka ndryshuar...
Ja ky eshte Ilir Meta me t'meta !