ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ankesa fisnike dhe vepra poshtërsie

Publikuar: 16.05.2012 - 22:19


Pse shqiptarët nuk duhet të ankohen së tepërmi ndaj Evropës refuzuese? Prej Evropës askush nuk duhet të presë dhurata, nëse paraprakisht nuk i kryen punët e shtëpisë – për këtë nuk duhet shikuar larg, mjafton shembulli i Kroacisë

Ne vitin 1963 mendimtari shqiptar Eqrem Bej Vlora në parathënien e kujtimeve të tij shkruante: “Miku i madh i Shqipërisë, senatori francez, i ndjeri D’Éstournelles de Constant, më tha një ditë: ‘Shpirti i shqiptarit është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie’”. Si rrallë ndonjë veprimtar politik shqiptar, Eqrem Bej Vlora ishte i larë e shpëlarë me ujërat e Lindjes dhe Perëndimit, me kulturën orientale dhe atë perëndimore, me mendësinë përparimtare dhe mentalitetin e avashllëkut. Duke i njohur shqiptarët mirë, ai nuk ngurronte t’i ballafaqonte ata me të metat e tyre. Një popull që përballet me të metat e tij, ka shpresa për përparim. Një populli që i pëlqen t’i ikë këtij ballafaqimi dhe fajin për çdo dështim e kërkon te të tjerët, te fqinjët, Fuqitë e Mëdha, te dreqi e i biri, ai popull zor se mund të gjejë rrugën drejt një ardhmërie relativisht të mirë.



Jetë qençe



Ku gjenden shqiptarët e Kosovës në vitin 2012? Ankesat e tyre janë fisnike. Jetojnë qençe, në kushte të mjerueshme, me rroga ndër më të ulëtat në Evropë, me asistencë sociale që nuk i mbulon as shpenzimet për higjienë personale dhe ushqim të rregullt, me sistem shëndetësor dhe arsimor të rrënuar; ekonomia e Kosovës s’e meriton as emrin e ekonomisë; mënyra se si janë privatizuar ndërmarrjet e ashtuquajtura shoqërore shpesh është kriminale; toka e bukës mbulohet me beton, prona publike kontrollohet kryesisht nga grupet mafioze. Për të gjitha këto të këqija pothuaj çdo ditë shprehen ankesa legjitime nga qytetarët e zakonshëm të Kosovës. Ata kanë të drejtë. Lirinë e Kosovës e kanë menduar ndryshe. E kanë menduar si mundësi për zhvillim dhe jo si qorrsokak. Nuk e kanë menduar lirinë si rrugë drejt izolimit, si rrugë të pritjes para ambasadave të vendeve perëndimore për një vizë.

E dëgjuam këto ditë kryeministrin e Kosovës të thoshte: “Është koha që Bashkimi Evropian t’i afrohet Kosovës me vepra dhe pa retorikë, sepse Kosova është Evropë, dhe se rruga e saj e vetme është integrimi në strukturat euroatlantike. Dhe unë besoj në këtë”. Të besosh në diçka domethënë të besosh në atë që dëshiron. Dihet se dëshirat kurrë nuk janë plotësuar me besime, por vetëm me punë e përkushtim. Tani për tani politika në Kosovë predikon vetëm besimin në premtimet e saj - të rrejshme. Më fillim të janarit kryeministri kishte paralajmëruar se ky do të jetë “vit i sukseseve historike për Kosovën”. Si prioritet e kishte shpallur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt vazhdimin e kësaj lufte, e cila, sipas kësaj logjike, tashmë paskësh filluar, vetëm se opinioni nuk qenka informuar ende. Prandaj, tani s’mbetet gjë tjetër veçse shefi i Qeverisë t’i ankohet Evropës së verbër se nuk po i sheh sukseset dhe po vazhdon ta izolojë Kosovën. Në fakt, as politikanët, as shoqëria e Kosovës nuk do duhej shumë të ankoheshin ndaj Evropës refuzuese. Ajo do të mbetet e tillë përderisa politika në Kosovë është vetëm sinonim i plaçkitjes, i zhvatjes, i nepotizmit, i papërgjegjësisë, i rrenës, i shpifjeve, i manipulimeve, i fëlliqësive publike dhe nëntokësore.



Nota verbale



Si mendon kryeministri ta afrojë Kosovën me Bashkimin Evropian kur në parlament ka futur persona që herë akuzohen për vrasje, herë për keqpërdorime? A mendon kryeministri ta evropianizojë Kosovën me kryetarë komunash të akuzuar për krime monstruoze, reket, shantazh, kërcënime? A demokratizohet dhe a përparon Kosova me politikanë lokalë që synim të vetëm kanë mirëqenien personale përmes ryshfetmarrjes? U dëgjua këto ditë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke përshëndetur vendimin e deputetit Azem Syla për t’u larguar nga Zvicra. Çfarë i mbeti “komandantit të UÇK-së” përveç se të largohet? Ishte vendim i drejtësisë zvicerane dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër. Askush nga radhët e PDK-së s’e tha një fjalë të vetme kritike për rrethanat që çuan në vendimin për dëbimin e Sylës nga Zvicra. Nuk u tha gjë as për dëmtimin masiv të imazhit të Kosovës si shtet dhe në veçanti të imazhit edhe ashtu të njollosur të rreth 200 mijë shqiptarëve në Konfederatën Helvetike nga ana e një politikani të PDK-së, i cili përshkruhet si keqpërdorues ordiner i sigurimeve invalidore dhe i lejeqëndrimit. Në vend se të merrej me temën, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike fliste banalitete poshtë e lart.

Kur banaliteti i së keqes shndërrohet në sistem qeverisës, atëherë ndodh edhe kjo: kryeministri deklaron për revistën amerikane TIME se “po kthehem (nga vizita në SHBA, v.j.) me bindje të plotë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën do të mbetet e paluhatshme”. Derisa Hashim Thaçi i thoshte këto fjalë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas tri burimeve të pavarura nga njëra-tjetra, kërkonte me ngulm që nga puna të përjashtohet ose pezullohet një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Pse? Sepse dyshohej se ishte zënë me pelë përdore duke lëshuar nota verbale në kundërshtim me rregullat. Nota verbale është një lloj garancie shtetërore për të marrë vizë hyrëse për një shtet, në këtë rast SHBA. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë këtë vendim: “Nga pozita e u.d. drejtorit të Departamentit për Çështje Konsullore është pezulluar z.Mehmet Morina, dhe si u.d i drejtorit të Departamentit për Çështje Konsullore është emëruar z.Korab Mushkolaj”.

Shihet se jo vetëm në këtë ministri nuk funksionin pothuaj asnjë mekanizëm kontrolli, me gjithë propagandën që mund të bëjnë disa pishpirikë bizarë. Nuk mund të integrohet asnjë vend në BE derisa është i zhytur në skandale dhe poshtërsi. Përballë kësaj situate vërtet është absurde të ankohesh se “Evropa plakë, kurvë, shtrigë” nuk po e përshpejton procesin e integrimit të Kosovës në BE. Pse duhet t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës Bashkimi Evropian, kur në shumë poste të ndjeshme janë vendosur falsifikatorë dokumentesh?



Shembulli i Kroacisë



Kjo Evropë ka qenë e ashpër dhe e pamëshirshme edhe ndaj Kroacisë, një vendi larg më të rregulluar dhe më të zhvilluar se Kosova. Në pesë vitet e fundit Kroacia u detyrua të ndërmarrë hapa seriozë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar para se t’i hapeshin portat për anëtarësim. U burgos ish-kryeministri Ivo Sanader dhe kundër tij po zhvillohen disa procese gjyqësore. U burgos ish-zëvendëskryeministri Damir Polançec nën dyshimin e korrupsionit. U burgosën disa zyrtarë të tjerë po ashtu nën akuzat e njëjta.

Në Kosovë, ndërkaq, ushqehen shpresa të kota se me këtë klasë politike recidiviste mund të ecet përpara. Jo! Kështu, me këtë mendësi, mund të shihen ëndrra në pikë të ditës për integrime evropiane. Mediet qeveritare mund të vazhdojnë propagandën e tyre, kryeministri mund të japë intervista për iftar e syfyr, pas xhumasë dhe meshës në kishë dhe me kaq mbaron muhabeti për anëtarësimin në BE. Raportet e progresit, të cilat Bashkimi Evropian i publikon për çdo vit, qeveritarët e Kosovës nuk i marrin aq seriozisht. Për këto raporte flitet pak ditë para dhe pas publikimit, me ç’rast krejt makineria propagandistike e pushtetit përqendrohet në kamuflim të kritikës që vjen nga Brukseli. Pastaj vazhdohet me të vjetrën dhe kur zbehen shpresat për ecje drejt Evropës, pasojnë ankesat. Duke iu referuar kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, edhe sot vlen ajo thënia e mikut të tij francez për poshtërsinë dhe fisnikërinë. Qeveritarët e Kosovës ankesat si të tilla mund t’i kenë fisnike, por ato nuk kanë kuptim, kur janë të mbuluara me vepra poshtërsie.



robelli@bluewin.ch

Komente (18)

Nora23.05.2012/13:20

Përshëndetje z Robbelli, është kjo një analizë e thuktë e në hollësira e gjendjes shoqërore përgjithësisht në Kosovë sot. Shkrimi ka ngjashmëri me shkrimet e arsimueseve francez në prag të Revolucionit Borgjez...Nëse me lejohet kisha shtuar se Qeveria aktuale në Kosovë nuk është e udhëhequr nga shqiptaret e Kosovës... Pushtuesit, okupatoret që nga tetori i vitit 1912 e deri më 12 Qershor 1999, nuk kanë arritur ti sjellin shqiptaret e Kosovës në këtë gjendje mjerimi, varfërie, përulje, e tjera, siç i ka sjellë Qeveria Thaçi. Po, përveç diagnozës, kërkohet edhe terapia...Respekt

haki kumanova qerimi22.05.2012/20:21

oj rini coni ne kambe si ne 81 njishin. a po shifni greket, serbet,etj si po luftojn per veti cdo dite te zotit. edhe rinia shqiptare ka drejte ne shkollim, punesim...
heqne ket qeveri hajnash e te pamoralshme. heqne qafesh ket antishqiptare e antievropiane. demonstroni perdite deri sa kjo qeveri te bjere ...

agimi19.05.2012/03:07

ska komet se jo mahi po e lexove e ben te vetevritesh kur te e mendon se qka dreqi po ndodhe me ne

fetahu18.05.2012/01:18

Shume rreshta te ketij artikulli me sollen perseri para sysh gjendjen e shoqerise shqiptare. Vertete nje shkrim i qelluar.
Mjere ne qe jemi keshtu sic jemi, e qajme koken me Hashima e krenona se jemi trima, realisht na ka marre deti!

besa17.05.2012/21:19

Gjeja qe me duket simpatike eshte kur kryemnistri flet hidherueshem ne mbledhje, dhe ministrat present frikesohen nga bossi i tyre sikur te ishin para ndonje mesuesi te rrept te viteve 60 qe i pret shpulla e thupra nxenesit,mentalitet se jo mahi, vetem perpara

Atdheu17.05.2012/14:02

Me analfabetë klanorë mund të shkosh në drenicë dhe në gllogjan e kurrësesi në evropë.

Hoxha17.05.2012/12:24

Si zakonisht z. Robelli me mesazhe shume te kjarrta, mirepo jo gjithehere pushtetaret e kane gabim, sepse e kane gjet terrenin e duhur dhe hedhin valle si tiu doje qejfi. Por pjesen tjeter te pergjegjesise e ka shoqeria civile, bashk me mua, jam e vetedijshme se jemi lodhur te gjithe, por jeta gjithmone eshte lufte, pa marr parasysh nga vjen kundershtari, nga jashte apo brenda, dhe duhet te luftohet, te jete AKTIVE, se kur nuk reagon ndaj nje te keqeje qe e ka kapluar gjithe vendin, atehere e bafshim me shendet, se edhe neve qenkam bashkeveprimtar, faji eshte i perbashket. Shume shpesh i degjojme ankesat e njerezve po qe, ju kemi dhene voten edhe ata duhet te mendojne per shtetin dhe shoqerine. Gabim e kemi te gjithe, kur ja jep voten dikujt, duhet te kerkosh pergjegjesi nga ai, dhe kur e sheh se e ka gabim, shoqeria nuk duhet te heshti.

luledukagjini17.05.2012/12:17

Urime per shkrimin z.Robelli .Le te dij e gjith kombi, se nuk asht fajtor europa,por qeveria jon. mafioze,e korruptuar,me dosje deputet dhe kryetar komunash.Duhet te ikin te gjith kta matrapaz nga qeverisja,te vie nji elit e shkolluar te punohet shum shum per te shkuar ne evrop.

Anamorava17.05.2012/12:03

Vetete shkrim i qelluar , definitivisht gjendja eshte e ketille ne Kosove eshte vertete per t'u ardhur keq se cka po ndodhe ne vendin tone.Cdo fjale eshte e tepert per Enver Robellin je 1sh fare. Shruaj kesi artikuj me shpesh qiljav Shqiptarve syt se kan rene ne gjume te thelle. Lexoni o njerez dhe praktikoni gjerat e mira se vertete mbrapa kemi mbetur si shtet.

xyz 7717.05.2012/11:51

z.Robeli po mos ishe Ti me shkrimet tuaja vertet Kosova me keta provincial te felliqur do te kishte at shpirt te cituar nga senatori francez.Per derisa te ulen ne karikat qe nuk ju takojne gjak perzierit me shkije,ky popull do te jete i denuar per vuajtje.

ismet peci17.05.2012/11:40

NJE SHKRIM QE ME LE TE SHPRESOJ SE VERTET SITUATEN NKOSOV PO E KONTROLLOJKAN DIKUSH POR NMUNGES TKOMPETENCAVE NUK KAN SE QKA BAJN MA TEPER SE TE SHKRUJN PER HIR TE POPULATES EDHE KJO MENYR E Z,ENVER ASHT E SHKELQYER.NFILLIM SI TITULL NUK MI VRAJTI EDHE AQ SYT POR MU DUK PAK SI CINIZEM POR PAS LEXIMIT U VERTETOVA SE ENVERI I KA SHKUE ASHTU REN E VI SITUATES DHE PROBLEMEVE KOSOVARE QE JAN TE SHUMTA DHE KREJT FAL KEQ FUNKCIONIMIT TE SHTETIT PER MOS ME THAN ANRKIS,SE VERTET NUK KAM QA ME SHTUE POE PRANOJ VETEM SE KUR JEMI TE AZEM SYLA DHE KRKOSJA E QEVERITARVE SE XHOJA AZEMI PO BAN SENZACIJON PASI PE LSHON ZVICREN ASHT MA TEPER SE DEMAGOXHI SE E VERTETA ASHT KREJT TJETER.AZEMI XHAT QENDRIMIT NZVICER E BERI NI JET PARAZITI KU PER AFRO 15,VJET NUK PUNOJ AS 15,DIT DHE NFUNT E MORI NI PENZION KU NBAZ TMJEKUT PSIKIJATER DOLI SE ASHT 100 I SMUR MENTAL NDERSA IMAZHIN E MERGIMTARVE E ULI PER TOKE MARRI,MIRPO IRONIJA MA E MADHE QE KUR PO I NJEJTI U BE DEPUTET.E KU TANI MENA NDIHMUE EUROPA EDHE ASHTU ELODHUR PER VETI.

linda17.05.2012/11:15

prej titullit e dita kush eshte autori bravo bravo, ne po i dijme keto, ti po i thua, por a po ndegjojne ata per te cilet po bije kembana?

Fita17.05.2012/10:37

Shkrim qe i perket momentit dhe realitetit.Eshte nje citat ku thuhet liria dhe e drejta ime qytetare e njerezore shkon deri aty sa nuk shkel e dhunon lirine dhe te drejten tende.Po e shkela lirine dhe te drejten tende mer fund ligjerisht dhe praktikisht edhe liria dhe e drejta ime.Pra kjo po i hakmiret kryetareve te komunave bile do ti hakmeret edhe disa pushteteve me te larta.Kurse zotri Grabovci nuk ka se si te flet ndryshe per kolegun e tije Syla per arsye se vet Grabovci sigurimin social e ka shterr deri ne zero sa ka qen ne Zvicer pa asnje dite pune .Qeveritaret shum here krenoheshin per aleatet Evropian por kan haruar se ne e fituam Evropen aleate jo nga menquria qe patem ne politike por nga terrori dhe masakrat qe i beri Serbia ne Kosove,kurse tash po i humbim dalengadale jo nga menquria e Serbise por nga dyfytyresia e demokracise qe po e instalohet ne Kosove pra demokraci e dyfisht,kjo i bie plaqkit popullin tend e kur shkojne atje para Evropianeve shtirren dhe qajne per tju ndihmuar.Pra Hipokrizi klasike.

Beki ZH17.05.2012/09:34

Plotsisht te drejt ki Zotri Robelli, edhe une e kam nje formul e cila duhet te perdoret per ata te cilet dojn te merren me politik, ose te marrin ndonje poste ne qeveri te Kosoves, e ajo eshte Pik se pari te jesh KRIMINEL aktiv jo pasiv
Aktiv ne veri te Mitrovices vlersohet lart.
Te jesh Llopov ose Hajn.
Po gjithashtu edhe Terorist ne rast nevoje per montimin e naj bombe.
E te tjerat i meson nga koleget gjat mandatit ne at poste.
Zotri Robelli nuk jam i pelqimit me ty apo secilin qe mendon se nuk kem te drejt te ankohemi te Evropa!
PO ne populli kem te drejt te ankohem JO Kryeministri.
Si Evropa, Amerika etj...duhen ta bojkotojn qeverin dhe te gjith politikanet per te cilet e din se merren me keto aktivitete te lartpermendura, dhe keshtu do te funktiononte sicili shtet ne ballkan ne veqanti Kosova.
Bojkoti kishte me qen Gjygji i cili do te funkciononte ne nje vend ku nuk funkcionon ASGJE!

eksperti85@hotmail.com17.05.2012/00:56

LIKE e ki ditë e natë....

fan noli 17.05.2012/00:40

bravo bravo bravo .pajtohem me ty duhet ndryshim serjoze mbrenda ne kosove .ne shoqerin kosovare .nes deshirojme rrugen e kroacis dret bes apo eu .new kosovo.

Afrimi17.05.2012/00:14

T'LUMTE ENVER, SE PO JUA HAP SYT ME GISHT !

xhevdeti16.05.2012/23:48

Krahasimi i Kosoves me Kroacine ka nje dallim te madh,ne Kroaci eshte punuar dhe luftuar per shtet,kurse ne Kosove punohet dhe luftohet per pushtet dhe ... eri ketu qendron dallimi.Lideret tane ... ankohen dhe poshtrohen kur dihet se e kane te zere bishtin me dere dhe mosvizioni i tyre negativ ,keta e kane humbur rrugen ne oborr te shtepise se vete.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell