Qeveria PDK+AAK: Si mund të ndodhë dhe çfarë mund të jetë?
Adriatik KelmendiArtikujt tjerė
- Jo më tepër, edhe nëse Beogradi na e njeh sot pavarësinë
- Skitë e Kusturicës, krimi, mashtrimi dhe zhgënjimi
- Kush qeshet i fundit
- La vita è bella, Kosovo è bella
- Kosova, Serbia & dialogu me 2 fjali
- Mbi (keq)kuptimin dhe (keq)përdorimin e religjionit
- Gogoli Ahtisaari
- Jemi edhe më të izoluar seç ishim
- 74, 81, 90, 98-99, 08 16?!
- Një skenar i mbrapshtë për Kosovën
Pse PDK+AAK mund të hyjnë në qeverisje edhe pa Haradinajn si kryeministër? Cila është letra e fshehur e Thaçit? Përse ka gjasa që kjo qeveri të jetë narcisoide dhe më arrogantja deri më tash?
MUAJIN TJETËR në Kosovë do të kthehet si i pafajshëm Ramush Haradinaj, do të bëhet koalicion i AAK-së me PDK-në dhe qeveria e re që do të formohet do të jetë Haradinaj 2. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik këto javë të fundit kanë fituar përshtypjen se kjo është një punë e kryer.
Meqë, vetë një vit më parë kam shkruar një analizë të gjatë për gjasat shumë të mëdha që PDK-në dhe AAK-në do ti shtyjnë të bashkohen, siç kam bërë edhe para dy muajsh në një kolumne tjetër, si dhe në shumë paraqitje publike, këtu do të përpiqem të analizoj perspektivat e një ideje të këtillë bashkimi që ende është në rrafsh hipoteze.
E PARA: A do të ndodhë, vërtet?
Gjasat janë të mëdha se do të ndodhë, por vështirë se do të duket ashtu siç janë pritjet fillestare.
Ndonëse Hashim Thaçi ka qenë gjithnjë shumë i matur lidhur me një rikomponim të qeverisë dhe bashkimin edhe të AAK-së në koalicionin qeveritar, për mirëseardhje janë kujdesur që të flasin thuaja të gjithë të tjerët nga të gjitha blloqet e PDK-së.
Ideja gjithnjë ka qenë se PDK-së do ti duhej një parti tjetër me kredibilitet në mënyrë që të shmangë vështirësitë që mazhoranca të ketë votat në Kuvend në tetik, gjë që në perspektivë do të mund ta bllokonte vendimmarrjen ose ta rrëzonte qeverinë.
Plus kësaj, që muajt në vazhdim do të jenë të përshkuar me dialogun me Beogradin, me nevojën për të marrë vendime të rëndësishme e të rënda për vendin, përfshirë këtu edhe veriun, llogaritet që fatura për të mirë o për të keq të shpërndahet në sa më shumë hisenikë.
Në anën tjetër, siç kemi dëgjuar kalkulimin e AAK-së, kjo parti synon që ta marrë kështjellën nga brenda. Analiza e brendshme ka treguar se gjasat janë të vogla që ky subjekt të shënojë shtrirje të gjerë jorajonale, e cila do ti bënte fitues të zgjedhjeve të ardhshme, bashkë me dështimin e mëhershëm për tu bashkuar në një listë me LDK-në, atëherë rezultati: pse të priten zgjedhjet?!
Shto këtu edhe disponimin e vazhdueshëm të ambasadave të fuqishme për të parë një qeveri sa më stabile në vend, e pashmangshmja duket e paevitueshme.
Mirëpo, sërish pozicionin më problematik këtu e ka AAK-ja. Duket se ka folur shumë herët. Tashmë një pjesë e kryesisë së partisë dhe e elektoratit ka filluar që ta shohë veten si pjesë të qeverisë së përbashkët me PDK-së, kurse një pjesë tjetër ndjehen të çuditur thënë së buti nga gatishmëria për të hyrë në koalicion me partinë që e kanë kritikuar më së shumti. Kjo i bie që për AAK-në kthim prapa, pa pasoja, vështirë se ka.
Dhe gjithsesi Thaçi, si një maestro i dëshmuar i kthimit të situatave në dobi të vet, jo rastësisht ka heshtur deri më tash. Me pozën e atij të peshkatarit me përvojë që nuk i shtin këmbët në llumë, por peshkon nga fresku i hijes së shelgjes, ai është duke pritur që peshku ta gëlltisë sa më fort karremin. Në fund do ti ketë të gjitha opsionet e hapura.
Nëse sdo që ta dorëzojë postin e kryeministrit për tu bërë president, atëherë ai do të mund të thotë se kurrë nuk ka pranuar skenarin e koalicionit PDK-AAK me Haradinajn kryeministër. Këtë do të mund ta arsyetojë me diferencën e madhe në numrin e votave nga zgjedhjet e fundit, mosgatishmërinë e ministrave aktualë dhe kryesisë së PDK-së për të dhënë postin e udhëheqësit të qeverisë, si dhe ndoshta kryesorja në kërkesat e shteteve të Quintit për të vazhduar si shef ekzekutivi deri në zgjedhje.
Natyrisht, do të mund të tregohet zemërgjerë, duke i ofruar AAK-së gati gjysmën e qeverisë, në mënyrë që të fitojë shumicën në Kuvend dhe stabilitetin e shumënevojshëm. Në fund të fundit, nëse sheh probleme, mund të stimolojë zgjedhjet e parakohshme dhe të llogarisë që së paku të përsërisë rezultatin zgjedhor.
Në një konstelacion të këtillë të situatës, AAK-ja që ka kërcyer pa bërë hop, mund të ketë shumë pak opsione të favorshme në dorë. Tërheqje, si? Mobilizim votuesish, si?
E DYTA: Si mund të duket?
Nëse ndodhë ka gjasat të jetë qeveria më narcisoide, e si rrjedhojë edhe më arrogantja deri më tash në vend. Këtë do të duhej ta kenë parasysh ata që do të mund të ulen hipotetikisht në një kabinet të ri qeveritar të përbërë nga PDK e AAK dhe të mundohen ta bëjnë të kundërtën, pasi që kjo arrogancë do të mund ta dëmtonte Kosovën në përmasa të paparashikueshme.
Dhe këtu fare nuk e kam parasysh atë që mund të mendohet si arsyeja e parë që do të ndikojë në arrogancën e një Qeverie PDK-AAK, e që shumë njerëz do ta shihnin nga e kaluara si drejtues të UÇK-së, bizneset e fuqishme, ose strukturat besnike në terren. Arroganca kryesore do të mund tiu imponohej kur do të vetëkrahasoheshin me opozitën që do të mbetej e mbledhur në LDK e Vetëvendosje!.
Në sytë e një pushteti të përbërë nga PDK-ja e AAK-ja, partia më e madhe opozitare, LDK-ja, do të shihej si një subjekt amorf, i zënë në mes të inateve personale të anëtarëve kryesorë e me jo shumë elan, e cila, sipas tyre, ka pak gjasa të rritet aq sa për ta marrë pushtetin.
E Vetëvendosjen! do ta konceptojnë si të izoluar në aktivizëm lehtë të menaxhueshëm nga pushteti dhe pa shumë perspektivë për të ardhur në qeverisje nëse nuk do të ketë mbështetje të paekuivoke ndërkombëtare, me theks të veçantë në përkrahje të SHBA-së.
Me dioptrinë e qeverisë PDK-AAK, kjo opozitë do të jetë fare e parrezikshme për ta dhe do të konsiderohet si biletë e sigurt për destinacione afatgjata në pushtet.
Për të mos ndodhur ky skenar jo i pëlqyeshëm për Kosovën, PDK dhe AAK do të duhej të mos humbnin kontaktin me qytetarin dhe zërin e pavarur të tyre.
Në të kundërtën, qytetarët do të ishin ata që do ta paguanin haraçin.
TË MOS HARROHET: Sundimi dhe qeverisja shpesh dallohen vetëm nga një vijë shumë e hollë ndarëse. Diçka që imponohet të përsëritet gjithmonë.
adriatik@kohavision.net
Twitter: @adriatikk


sala13.10.2012/23:49
merrni me mend nje qeveri e till ne qoftse formohet ky popull i mbetur pa opozit, te mirfillt ne duar te nji gjenerate e cila qe 13 vjet na varfron ,ndersa neve na shesin dushk per gogla. atehere ne pse luftuam ,psebem rezistenc me decenije te tera etj... vetem per te ikur nga kosova her nga represioni armikut sikur qe tash nga ai represion kemi diasporen me te madhe ne bote nga qdo popull tjeter. Prandaj me ket trend te varfrise
ekonomike dhe intelektuale qe kemi ,me qellim nuk permenda fjalen korrupcion sepse eshte ber term bajat, nuk me mbetet gje tjeter edhe pas gjith atyre pritjeve qe te iki pa kapuq ne nji vende te lire dhe te jem vetem njeri ku munde te punoj dhe me nji page te jetoj jeten time dhe sikur diaspora e tashme ecila na shet mend se ekan ndihmue kosoven me buke e ne skemi be gje tjeter veq se kemi pi makiato, dhe tash na tregojn se si kan vetura te modeleve me te reja dhe njiver te shkurt na shurdhojn me muzik tallava, ndersa se besoj qe ne ne kosove kemi mbetur as tetqindmij banor ndersa numri iregjistrimit esht fry tej mase per llogari qe te gjithe e dijm sepse vijn zgjedhjet e dihet si manipulojn fabrikat
e votimit,

Meti13.10.2012/20:49
Flm z Kelmendi per analizen e ber koalicionit te mundshem PDKAAK,kjo analiz len shume qeshtje te hapura te diskutimit.Juve ne analizen qe i bete ketij koalicioni te mundshem PDKAAK,vlersuat se mund te jete Qeveria me arroganz,dhe mund ti shkaktoj deme Kosoves,por ne syte e mije kjo arroganc mund te shifet si pozitive sa i perket edukimit qytetar ne respektimin e ligjit,sepse pas daljes se LVVje ne skenen politike qytetari i thjesht ka par shume ngjarje,skena qe jan ne kundershtim me ligjin dhe se Kosoves i duhet nje struktur qeverisese qe mund dhe do te kete guximin te merr vendime edhe ne veri te Kosoves po ashtu edhe ne juge nese eshte nevoja.Kur eshte fjala te skenat ose ngjarjet ose barrikadat sigurisht qe qeveria Haredinaj,e perkrahur nga PDKAAK do ti qaset me seriozitet barrikadave qe mund te paraqiten.Ne gjerman kur nje simatizant kishte ngjyrosu ne veshin e majte ish ministrin Joshka Fisher,ishte denuar me 8 vjet burgim,kurse ne Kosove aktivistet e VVse ngjyrosin Rektorin,rrokullisin kamion,bllokojn rruge,heqin flamujt shteteror te kosoves,perleshen me ruajtesit e rendit,godasin me tomate delegat Europian,sulmojn Edita Tahirin ne eskorden e saj,ku nje aktivist kishte ne dote arme te kalibrit te vogel qe i kishte demtuar gomat e vetures dhe asnje aktivist i kesaj levizje nuk perfundoi prapa grillave.Une mendoj se Kosoves i duhet nje qeveri edhe me arrogante se qe mendon Z.Kelmendi,Litari i pshtjelluar duhet drejtuat,per ta drejtuar duhet te terhiqet me vemendje qe mos te kputet.

besi13.10.2012/20:22
e kan kusht nese hyn e lirojn ramushin nese jo ata e denojn me ju than ktyne hin ne qeveri per 1 milion ero kta jan en gjendje me shit kosoven

Sylejman13.10.2012/20:13
Qeverisja e PDK me AAK do te thot nje qeverisje e Biznesit qeveritar.
Me respekt
Prof Sylejmani SHBA

enver veseli13.10.2012/19:51
Adriatik nese behet e shpresoj qe jo ky do te jete fundi i shpreses se Kosovareve per shtet demokratik pra shqiptaret do te jene te sunduar prej nje klike hajnash dhe grupesh pakicash romesh,goranesh,serbesh.
Me duket se Ramushi e ka te kushtezuar lirine me pranim te ketij koalicioni qe dmth nje lloj pavarsie per "republika srpska mitrovica".

Ardian Thaçi Gjeneve13.10.2012/18:33
Sa them te mos mirremm me gjepura te te tjerve prape se prape po me shtyne diçka te mirrem me problemet e Shtetit te Kosoves te cilat po done ta hudhin ne humnere.Po tentojne dhe po provojne qe gjeja keto dy Parti te luftes do te perafrohen dhe njekohesisht po e quajne veten Partite e dala nga lufta e,jo partite e dala nga feja,nga besimi,e tj.PDKeja dhe AAKeja,te cilat keto jane enderrat e tyre te perfitimit pa ndere.Historija do tregoj kush dhe cilat ishin Parite e luftes.Vet kam qene luftetare dhe themelues Ushtris Clirimitare ne vendbanimin tim.Ndonese ,megjithate ,mbase ka pasur atyketu ushtar te cilet kane luftuar seriozisht kundra armikut,por jane trusur nga komandantet e ketyre dy Partive gjeja promotore te luftes.Genjeshter e vertet!.Ja lem historise,ndonese shume shpejt do dali per fushe "Susa e Musa"Po mirepo ç'ti bejme Popullates se lodhur per buke,per dije e per jete te qete,te cilet jane duke pesuar me keq se ne kohen e barbarit serb...Keto lojera jane duke i shfrytezuar kolobaracionistat shqipfoles,te cilet e leshuan popullin ne dy gjunje.Bota dhe Evropa po perciellin gabimet dhe ndeshkimet e pakripshme,dredhit,marrezit,hipokrizit dhe hidiotizmat e komandarve tone te pa shkolle,te pa dije,te pa shpirte.AAKja po ppremton kualicion me PDKne,te cilen e ka urejtur me se shumti.Mire,mbase eshte per t'u gezuar qe kane gjete menyren e pajtimit,po,nje gje do te triumfoj me bashkimin e ketyre dy partiveKorrupcioni do te dyfishohet,vagabandizmi gjithashtu,terrori mbi vetveten mbi te pafajshmit po se po.Analfabetizmi do te triumfoj dhe papunesia gjithashtu.Sepse ,ne palcen e te dyja ketyre partive gravitojne hajna te shkolluar dhe kriminel te pregaditur.Keshtu qe ,populli i gjore do ta pesoj dhe Kosova do bije ne humner,si dhe bota do bejne sehir dhe do ndryshojne metoden e punes dhe te afrise per Ne.Me falni sepse e zgjata paksa,por e bardha dhe zeza po shihet dhe po perjetohet ne masen e gjere kombetare.tung.!

yzeir beka13.10.2012/16:09
prsh.z.adriatik deshta edhe une pak nji koment t,vogel,ti aq mir e ke skjaru kit qashtje sikur kur te sheh njeri ni ander e tani e tregon,e kjo do te ndodh shum shpejt per arsye se bashksia nderkombetare e din ku e ka kosova piken e dobt,si thon populli teli kputet ku osht mas holli,BE kit pun e ka planifiku e pergadit moti po qati bojsh,ku osht i forti qaty edhe drejtsia,popullin spe vet kerkush e as qi osht kah interesohet kush per te,kshtu qi kur tformohet ky koalicion ateher ashtu kshtu kta e vendosin vet pa e pyet askend,e LDKVV ja pafshin hajrin ne opozit per nja 20 vjet pat spat zgjedhje.ma teper nuk po e zgjas,e ishalla jom gabim veq si dihet,mjer populli qka e ka gjet.

peja13.10.2012/16:03
nese ndodh ku kualicion PDKAAK une si sipatizant i AAK edhe prejse u formu kjo parti vota ime nuk ka shku dika tjeter perveqse ne AAK.e nese ramushi hin ME PDK. MA MIR E KA ME NDEJT QATJE KU OSHT SE ME HI NI THES ME HASHIMIN.

Doni13.10.2012/15:53
Pa dashur per te komentuar koalicionin e mundeshem PDKAAKune desha te shpreh ca fjjale miradie per gazetarin Adriatik Kelmendi,per te shtuar se jeni nder gazetaret me te shquar te gazetarise Kosovare.

lorikuAL13.10.2012/15:43
nuk besoj qe ramushi do te bren ne gracke te pdk per me hy ne qeveri vetem per me bisedu me serbin tash thaqi asht ne gjendje me dhan gjith qeverin me ja lan kopilin nder dikujt tjeter

alban Tahiri13.10.2012/12:34
z,adriatik shum mir dhe kjalt e ke dhen ket analiz,kam nje pytje per qevser ish LDK,perse te exsistoni si levizje e rugoves.pse hyt me AAK?qka keni fitu me AAK,pse i dhat jet qeveris thaqi ket te fundit kisha pas deshir nga uka hurjen ne kualicion eshte pytja.

Ramadan Retkoceri13.10.2012/08:06
Ky koalacion PDK AAK nse bohet osht i njejt sikur Koalacioni i PDKsë me SHkije dhe me minoritete tjera veq ka me qen edhe ma i keq. Kshtu që ky Popull nuk duhet të pret asgjo prej ksaj Qeverije që formohet prej ktyne dy Partive pamvarsisht se qka i shtyn dhe kush i shtyn por une mendoj që kto e kan ni qellim per ti mbulu krimet e tyne se tash mendojn se bohen edhe ma të fort por nse mendojn ashtu Gabojn dihet se kto Parti sidomos PDKja i ka shtri rrënjt në të gjitha Institucionet si në Prokurori në Drejtsi në XHykata e në të gjitha tjerat. Por mos të mendojn se nuk kan me dal Njerz të Drejt dhe Kriminelt pa marr parasysh se të cilles Parti i takojn kan mi qit para Drejtsis dhe kan me marr denimin e meritun .

Qefser hoxha LDK dr ibrahim rugova13.10.2012/03:02
Z adriatik keni ber analiz shum te qart per opinionin dhe veqanrisht ket analiz duhet ta lexojn kryesija aktuale e LDK apo LDLL lidhja demokratike e llapit te cilet e kan shendrru LDK ne klub llapi,dhe nese deshirojn ta mobilizojn elektoratin dhe ta parandalojn nje kualicion te demshem per kosoven siq mund te ndodh mes AAK PDK,ateher isa duhet te hap syt dhe te kerkoi nga UKč rugova BUJAR BUKOSHI JUSUF BUGJOVI,e shum intelektual tja kthejn dinjetetin LDK dhe tja kthejn qytetarve krenarin si ne kohen e rugoves,perndryshe LDK mund ta gjej ajo qfar keni analizuar ju z ADRIATIK,me respekt Qefser Hoxha ish kryetar i FRLDK dega zvicerr 1998 2001,dhe tani antar dhe aktivist i LISTES LDK IBRAHIM RUGOVA.








ArsIm14.10.2012/01:48
Bash kaolicion i mire valla, PDK me AAK kush s'ta ka.