ec me kohën
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dyfytyrësia e Shkupit dhe patriotizmi i Besimit

Publikuar: 04.10.2012 - 19:45

Përderisa Shkupi zyrtar i dominuar nga maqedonasit sllavë e mban shtetin në këmbë duke llogaritur ‘blanco’ në lojalitetin e shqiptarëve, kurse prapa shpinës së faktorit shqiptar rreshtohet me Serbinë, duke votuar serbin Vuk Jeremiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Republika e Maqedonisë nuk e ka siguruar të ardhmen. Dy akte patriotike të ministri Fatmir Besimi të japin shpresë se ky është fundi i lojës dhe fillimi i politikës në FYROM.

Juristi i famshëm gjerman (ishte jurist zyrtar i nazizmit) Karl Schmid, politikën si dije dhe politikjen si veprim, e shihte të mundshme vetëm në raportin mik/armik. Ky raport, sipas tij është i përjetshëm, ngase me një armik ndahet dashuria për luftën dhe përtej këtij horizonti, nuk ka shtet!?

Sipas Schmidit, politikja si e tillë as më pak dhe as më shumë nuk do të ekzistonte pa figurën e armikut dhe pa mundësinë vendimtare të një luftë të vërtetë.

Të humbësh armikun, do të humbasësh thjesht vetë politikën.

Nëse vetë politikja është dallim, ajo nuk do të mund të mbijetonte në padallim, ose në miqësi. Ajo që e përcakton politikjen është pikërisht dallimi. Dhe kur ky dallim fshihet, e më këtë edhe lufta, lëmi i quajtur “politika” humb kufijtë e saj, përkatësisht specifikat.

FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) është vendi pa emër të njohur ndërkombëtarisht, por me nam të zi për nga kulturëfashizmi që i shquan elitat politike të saj.

Nëse, së këndejmi, të qenmit – renomeja e këtij shteti është seriozisht në zgrip, sepse emri i trashëguar (ose i vjedhur) dhe renomeja e kësaj shoqërie janë në shpërputhje të madhe.

Maqedonia aktualisht është vendi më i çmendur në Europë, një vend i varfër, me deficite ekonomike e demokratike, por tepër megaloman, që prodhon më shumë histori se sa bukë për krye banori. FYROM ose Republika e Maqedonisë (emri kushtetues) me GDP vetëm  $5.012 për krye banori dhe me shkallë papunësie prej 33 %, duke lënë prapa vetëm edhe Bosnjën e Hercegovinën, Shqipërinë, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë.

Shteti qeveriset me një koalicion të përbërë nga partia nacionaliste e maqedonasit Petar Gruevski (VMRO-DPMN) dhe partia kuazi-demokratike (BDI) e shqiptarit, Ali Ahmeti, që në rajonet e tyre etnike sillen si dy qeveri paralele.

Pas dy veprimeve të guximshme e të mençura, ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, dëshmoi se lufta institucionale për të drejtën dhe lirinë e një bashkësie etnike dhe shoqërie politike, është e mundshme dhe njëkohësisht patriotizëm ligjor dhe lë të themi, nacionalizëm shtetëror.

Por që të të respektojë tjetri, së pari duhet vetërespekti.

Veprimi i parë, politikisht i denjë i ministrit Fatmir Besimi ndodhi në Slupçan ku ai me eprorët shqiptarë të ushtrisë maqedonase nderoi luftëtarët e rënë të UÇK-së, pikërisht në momentet kur ky shtet po e jetonte krizën më të rëndë identitare, kurse në Parlament po vazhdonte debati për ligjin për “branitellat” (mbrojtësit) që i barrikadoi deputetët në dy istikame etnike.

Veprimi i Besimit shkaktoi një tërmet në qarqet nacionaliste maqedonishtfolëse. VMRO-DPMNE menjëherë propozoi projekt ligj për të drejtat e të ashtuquajturve “branitella” që janë përfaqësues të forcave të armatosura të Maqedonisë që morën pjesë në konfliktin me shqiptarët në vitit 2001.

Sipas ministrit Besimi, qëndrimi se në malin Sharr, në rajonin e Kumanovës e në Haraçinë, gjithandej vdiqën armiq, varret e të cilëve duhet të pështyhen përgjithmonë, është pyka që e çan shtetin dhe e bë të pamundshme ekzistencën e tij.

Ndarja në dy qeveri (atë të maqedonasve dhe tjetrën të shqiptarëve) ka ndodhur si rezultat e kulturëfashizmit sllav-ortodoks, kështu që nëse Gruevski ngrit kryqe në çdo maje mali, në çdo rrugë dhe para hundëve të partnerëve shqiptarë në shtet, pse atëherë Fatmir Besimi ta pyesë atë apo secilin nacionalist maqedonas për t’i nderuar luftëtarët e lirisë?

Kurse veprimi i dytë, fjalimi edhe në gjuhën shqipe i ministrit Besimi para kadetëve të ushtrisë maqedonase ishte edhe më domethënës. Ky akt e tërboi Shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneralmajorin, Goranco Koteski, i cili e mendon një ushtri thjesht maqedonase dhe kundërshqiptare, por më shumë  rekrutë  shqiptarë në radhët e veta, të cilët u dashka të luftojnë për flamurin maqedonas dhe për nderin e këtij shteti, por të cilët e kanë të ndaluar gjuhën shqipe!?.

Kjo mësymje që bie ndesh me synimet për integrime në NATO, dëshmon se në fushëbetejën (tashti në rrafshin e politikjes) ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve po barazohen forcat!?

Duke mësyrë shtetin një-etnik, ku supremacinë do ta kishin shtetasit që veten e identifikojnë si maqedonas sllavë, e duke i përjashtuar shqiptarët, ky shtet mundet lehtë të përfundojë në rrënoja dhe ku pastaj, secili do të marrë hisen që pretendon se i takon.

Ministri Besimi me këto akte e dha fotografinë më të gjallë dhe më reale për këtë shtet, që në thelb është shtet i përbashkët i dy etnive të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë, me të drejta dhe obligime të njëjta.

Natyrisht se këto veprime dëshmojnë për një rritje të përgjegjshmënisë tek faktori shqiptar në shtetndërtim. Nëse shteti i përbashkët duhet të nderojë ‘branitellat”, pse u dashka t’i mallkojë ata të UÇK-së, të cilët po ashtu luftuan për mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit njerëzor në këtë shtet, e më pas edhe vetë hynë në projektin e shtetit të përbashkët përmes procesit të Ohrit!?

Në këtë situatë, veprimet e Besimit mbyllin lojën pa fitues dhe hapin kapitullin e ri, atë të të bërit politikë, gjithnjë brenda primesave mik/armik.

Në anën tjetër, Shkupi zyrtar bjerr kohën kot duke i shkaktuar kombit të ri shumë të çara në trupin e brishtë, shqiptarëve diskriminim e fqinjëve nervozë.

Pa shqiptarët si faktor shtetformues, ky shtet nuk ka perspektivë për të ekzistuar në bashkësinë e shteteve, prandaj sa më shpejt e pranon këtë fakt, Qeveria e Maqedonisë, aq më i shpejtë do të jetë konsolidimi i shtetit qytetar.

Por elita nacionaliste maqedonishtfolëse po harxhon së koti kohë të çmueshme duke menduar se do t’i zmbraps shqiptarët nga të drejtat e tyre të ligjshme për t’i nënshtruar ata, sipas modelit serb.

Dhe kjo lidhje fatale me modelet hegjemoniste serbe, realisht e shpie Maqedoninë në theqafje.

Derisa Republika e Maqedonisë e ka njohur Republikën e Kosovës dhe zotohet për marrëdhënie të mira, në anën tjetër e ka votuar Vuk Jeremiqin në OKB krahas Rusisë dhe miqve tradicionalë të Serbisë.

Nëse këtyre raporteve ndërballkanike u qasemi sipas teorisë së lojës, atëherë, çmimet në këto pazare mund të ndryshojnë brenda ditësh, pra nëse nuk merr shpagim për atë që jep, pretendo të marrësh krejt dhe merr atë që mundesh...

Ose së pëku mesazhi duhet të jetë kërcënues, armiku i armikut tim është miku im! 

Nga fqinjët e shqiptarëve, Jeremiqin e kanë mbështetur Mali i Zi,  Maqedonia, Greqia, kurse Kroacia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania u përcaktuan për lituanezin.

Është po ashtu interesant fakti se Rumania e cila nuk e ka njohur Kosovën ka votuar për kandidatin lituanez e jo për serbin Jeremiq, kurse është befasues votimi për Jeremiqin i Turqisë, e cila, deklarohet zëshëm në publik se i rri përkrah Kosovës, kurse vepron prapa krahëve të saj.

Kur e kemi parasysh faktin se stabiliteti, por edhe vetë ekzistenca e këtij shteti varet në masë të madhe nga vullneti dhe luajaliteti i shqiptarëve - si partner në shtet - dhe kur shohim deklaratat e zyrtarëve maqedonas për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën dhe Shqipërinë, është mjaft shqetësues veprimi politik dyfytyrësh i Shkupit zyrtar, sipas postulatit mik/armik, përderisa ai nuk kuptohej si i tillë edhe nga pala tjetër, nga shqiptarët, për të cilët, sidomos me aktet e fundit patriotike të Fatmir Besimit, loja po merr fund dhe po nis politika.

Nëse Shkupi zyrtar shfaqet i ngurtë në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për shtetin bietnik dhe bilingual, shqiptarët (gjithnjë sipas raportit Schmidian mik/armik), do të duhej ta rivlerësonin qëndrimin e tyre të mëtutjeshëm përkrah maqedonasve në shtetndërtim. Dhe, ky fillim premtues i politikës edhe në radhët e shqiptarëve në Maqedoni, determinon edhe pozicionimin e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Shkupit zyrtar, në favor të tij ose kundër tij!?

Ka disa arsye që shqiptarët brenda administrimit të Maqedonisë së sotme, ata të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës duhet ta rimendojnë qasjen ndaj këtyre politikave armiqësore të Shkupit, të cilat, ndonëse ndonjëherë duken naive, janë plot sherr. Por në hap është vetë shteti.

E padrejtë është vota e përhershme e Maqedonisë në krah të Serbisë në forumet ndërkombëtare, por është politikë dhe shqiptarët, duhet të ndërveprojnë, me parametra të njëjtë politikë.

Nëse Shkupi e voton Jeremiqin në OKB, a do të duhej që Prishtina dhe Tirana të rreshtoheshin, që atë ditë me Athinën rreth emrit kushtetues të fqinjit besëpremë!

Si shpagim Athina njeh pavarësinë e Kosovës dhe përkrah Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, e nesër të dyja bashkë e mbështesin Kosovën në procesin e integrimeve në BE dhe NATO, e një ditë edhe në OKB.

Janë këta vetëm pak indikatorë që dëshmojnë se në postulatin politik miku formal e i deklaruar për sot, nesër mund të trajtohet si armik politik dhe anasjelltë.

Në këtë botë hobbesiane, asgjë s’është falë!

Nuk është e drejtë as morale.

Aq më pak t’i thuash shqiptarit mik, sa për ta larë gojën, e t’ia votosh armikun në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

Derisa, klasa politike maqedonishtfolëse nuk trandet që ta pranojë realitetin shumetnik dhe shumëkulturor, veçanërisht ta pranojë fatin se ky shtet mund të ruhet me shqiptarët, por jo kundër tyre, Republika e Maqedonisë nuk e ka siguruar të ardhmen.

Çelësi i suksesit nuk është tradita mijëvjeçare e Maqedonisë së Aleksandrit të Madh sipas asaj që thoshte Aristoteli: “O miqtë e mi – miq nuk ka”, por një Maqedoni pa të shkuar, por më të ardhme të lavdishme, një shtet i ri mbinacional që brenda qenies së vet e rikthen miku, pra e relativizon raportin mik/armik.

Një Maqedoni e re e cila mendon për “mikun që kthehet sërish - në emër të demokracisë” (Jeacque Derrida) ka gjasa.

Nëse shfaqen politikanë të guximshëm dhe patriotë konstituicionalë si Fatmir Besimi, edhe nga pala tjetër, që angazhohen për deetnizimin e shtetit, pakësojnë dhunën dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve dhe braktisin kryqet-gogolë për t’i trembur shtetasit, që i konsiderojnë të ndryshëm nga vetja, të tjerë, armiqësorë...

Ka gjasa... 

 

Komente (4)

xhevatkrasniqi12.10.2012/23:54

nuk forcohet identiteti i dyshimte me permendore anekend shkupit

hasan hasani@ hotmail.com11.10.2012/15:10

eshte e vertete se shteti i maqedonise eshte nje shtet artificial ne pikpamje kombetare.Ne konjukturen kombetare'Maqedonasit'DUKET se janenje pjese me prejardhjebullgare,serbe,pjesa ma e madhe vllehe enje pakice mbrenda tyre edhe shqiptarekurse karshi tyre populli i dyte ne maqedoni jane shqipetaret te identitetit fetar musliman. Te gjithe'maqedonasit'kur eshte ne pytje populli shqiptar jane unik te bashkuar kundrejtshqipetarve ne nacionalizmin etyre fashist.

Fatos Gerguri06.10.2012/02:45

Jam plotesisht i mendimit qe e ashtuquajtura Republika e Maqedonise do te pushoje te jete si e tille ne nje te ardhme te afert, nese nuk ndryshon politiken antishqiptare.Duket sikur Maqedonia e Serbia kane "vendosur" te qendrojne ne shekullin e 20te! Ne, shqipetaret duhet te ecim me kohen pa humbur hapin. Te tjerat i tha mjaft bukur zotiHalil Matoshi.

Burim BARDHDRINI05.10.2012/09:30

Poulli maqedon,si komb,ĂshtĂ me identitet tĂ munguar.Nuk ĂshtĂ "mbeturin" e cilit do popull tĂ lashtĂ tĂ Ballkanit.Sipas historisĂ,qĂ kemi mĂsuar mĂ parĂ,bullgarĂt janĂ njĂ popull ardhacak nga Azija,por qĂ me vendosjen e tij nĂ BallkanĂ pĂrqafon ortoksizmin dhe konvertohet nĂ popull sllav.NdĂrkaq,maqedonĂt,janĂ njĂ pakicĂ e "shkĂputur" territorialisht,e jo edhe shpirtĂrisht,nga Bullgaria,kanĂ njĂ kulturĂ dhe gjuhĂ,pothuaj se tĂ njĂjtĂ me bullgarĂt.NĂ kornizat gjeopolitike,ndaj MaqedonisĂ janĂ dhe mbeten tĂ theksuara pretendimet territoriale serbe,bullgare,greke dhe shqiptare.PĂr shkak tĂ ortodoksizmit,maqedonĂt anojnĂ dhe kanĂ "hater" me serbĂt,mĂ shumĂ se tjerĂt, i duan bullgrĂt,qĂ ĂshtĂ e naryshme,kurse i urrejnĂ shqiptarĂt dhe nuk i pĂlqejnĂ grekĂt.

1000  Karaktere
Prishtinë 16°CI kthjellët
Tiranë 16°CMe vranësira të pjesshme
Shkup 18°CI kthjellët
Prishtinë27°CMe diell
Tiranë28°CMe diell
Shkup30°CMe diell