Evropa e interpretuar për shqiptarë (I)
Halil MatoshiArtikujt tjerė
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Vizioni dhe fantazia
- Rruga e Arbrit duhet të përfundohet
- Jeta kundrejt përfitimeve
- Drejtësia si themel i pasurisë së shtetit shqiptar
- Siria nuk është kos
Kohëve të fundit media botërore po zien rreth probabilitetit në mos është ky fundi i Evropës së bashkuar!? Mosmiratimi i një kushtetute evropiane, tronditja e tregut global financiar dhe posaçërisht kriza greke, ua ka mbushur duart plot fakte lehtë të manipulueshme euroskeptikëve. Por mu kriza presupozon zhvillim e jo ndejtje në moçalishten e vetëkënaqësisë së fundit të historisë... Pse shqiptarët dukën euroskeptikë?
Evropa e deetnizuar shumëkulturore, si mendim i lirisë është projekti më i madh i qasjes nihiliste, dhe hermeneutikës, si heqje dorë nga filozofitë themeltare dhe çlirim nga konceptimi i botës si konflikt i interpretimeve, që njëherësh shënoi fundin e metafizikës dhe fillimin e një ontologjie të aktualitetit, (term i Gianni Vattimos). Së këndejmi, projekti evropian është i mundshëm bash për arsyet se bazat i ka në kundërnatyralizëm.
Shqiptarët, posaçërisht ata kosovarë, e kanë të zorshme ta kuptojnë seriozitetin e projektit evropian, madje na dalin për euroskeptikët më të mëdhenj, pikërisht për shkak të një metafizike të perënduar për identitete me rrënjë të thella në histori, për popuj e kombe natyrale e jo artificiale, por pritshmëritë e shumë shqiptarëve se Evropa po shpërbëhet përfundimisht, se Gjermania do ta rikthejë Deutsche Mark-ën dhe do të dalë nga eurozona, se tashti Greqia do të dalë nga Eurozona, etj. janë sa naive po aq edhe kundërhistorike.
Ku janë rrënjët e kësaj mendësie?
Pikërisht tek ideja e kombit të natyrshëm (shqiptar, në këtë rast), sepse, sipas albanocentristëve, komb artificial nuk mund të ketë, e ndërkaq, të gjitha kombet janë artificiale, konstrukte imagjinare, siç do të jetë edhe kombi evropian, të cilin do ta krijojë shteti federal i quajtur Evropë, si strukturë mbikombëtare, por duke ruajtur kujtimet për atdheun e secilit, për gjuhën dhe kulturën e secilit...
Dikush ka besuar në Deklaratën e 9 majit 1950 të Robert Shumannit (ministër i Jashtëm francez) se EU-ja nuk do të bëhet menjëherë, sipas një plani të vetëm, por do të ndërtohet në terren, gradualisht por për fillim mjafton një solidaritet de facto. Pra, funksionaliteti konkret fillimisht e jo Kushtetuta federale... Dhe natyrisht se shumë kanë qenë ata që kurrë nuk kanë besuar në ideale të tilla, mirëpo sot kemi një BE në një gjendje status nascendi (shtet në krijim e sipër) me 12 yje në vitet 90 dhe me 27 sot.
Brenda pak kohësh nisën punimet përgatitore për krijimin e një bashkësie mbishtetërore në fushën e qymyrit dhe të çelikut. Në këtë vazhdë, pikërisht në 18 prill të vitit 1951, në Paris u firmos Traktati i Komunitetit Evropian për Qymyrin dhe Çelikun. Në këtë traktat aderuan gjashtë vende: Belgjika, Franca, Gjermania, Holanda, Italia dhe Luksemburgu.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a ekziston identiteti evropian (kush jemi ne?) filozofi italian Gianni Vattimo thotë se në këtë pikë jemi të mashtruar nga kufijtë e përvojës historike. Ne jemi pikërisht fëmijë të një historie shtetesh nacionale, të cilat jo gjithmonë në mënyrë "realiste", por në çdo rast në retorikën sociale të pranuar përgjithësisht të akseptuara të një arme, gjuhe, altari" etj., pra të legjitimuara në vullnetin e tyre për bashkim dhe pavarësi me motive të natyrshme.
Vetëdije të ngjashme nacionale as që mund të përfytyrojmë për Evropën.
Mbase, ajo që neve na fascinon, kur mendojmë në projektin e një Evrope si subjekt politik unik, është në të vërtetë ajo mungesë gati absolute e bazave të natyrshme në të cilat mbështetet ndonjë farë vetëdije nacionale.
Evropa mund të jetë vetëm bashkim i kulturave, po ashtu jo tërësisht në kuptimin sipas të cilit ky term i kundërvihet "natyrës".
Pse në një anë zemërohet Jyrgen Habermas (82) për ngërçet brenda trupit evropian, e në anën tjetër një kosovar, që shkruan këta rreshta?
I pari është hisedar themeltar i idesë evropiane, ai flet me kompetencë edhe qytetare edhe të dijetarit, të mendimtarit të kësaj Evrope.
Në thelb ai merakoset se tashmë një kohë të gjatë nga teknokratët në Bruksel po kryhet një grusht shtet i qetë.
"Në Kushtetutën e Evropës" libri i tij i ri, i cili është në thelb një ese i gjatë në të cilën ai përshkruan se si thelbi i demokracisë sonë ka ndryshuar nën presionin e krizës dhe furia e tregjeve. Habermas thotë se pushteti ka rënë nga duart e popullit dhe është zhvendosur në organet e legjitimitetit të dyshimtë demokratik, siç është Këshilli Evropian.
Në anën tjetër, një qytetar kosovar, (autori në këtë rast) absolutisht jopopullist, shfaq frikën legjitime se përjashtimi i Ballkanit Perëndimor nga BE-ja është rikthim te Milośevići!?
Te rrënjët etnike dhe e drejta e kombit natyral për vrasjen e trupave të huaj brenda tij.
Hileja është gjetkë: te frika fillesë në Perëndim: se kemi me vdekë urie!?, se ata, të tjerët, do farë kreaturash nga Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, që nuk janë si ne - do të marrin hise nga lumturia jonë, prandaj duhet përjashtuar.
Se japim hisen e lumturisë sonë, kjo mund të jetë klithma e filozofisë cinike të euroskeptikëve, që në thelb është frikë nga multikulturalizmi, jo nga trupat e huaj por frikë nga vetja. Sepse ne (evropianët) do të shkrihemi në ta, ose do të bëhemi si ata!?
Shqiptarët, shumë nga ta, duke u rrekur fort pas miteve kombëtare të përmasave natyraliste dhe tablove biologjistike janë të prirë të dyshojnë në projektin evropian, ose së fundi, skepticizmi ndaj këtij projekti buron edhe nga frustrimi i elitave kosovare me federalizmin jugosllav, por jo rrallë antievropianizmi përdoret edhe si prononcim politik i ngjyrosur me një dozë patriotizmi folklorik, duke imituar keq partitë e djathta populliste në vetë truallin evropian.
Këtu e 135 vjet (1867) humanisti frëng, Victor Hygo, shkruante se në shekullin e 20-të do të lindë një komb i jashtëzakonshëm, një komb i madh gjë që nuk e pengon të jetë i lirë. Do të jetë i lavdishëm, i pasur, misionar, paqësor, i preokupuar për pjesën tjetër të njerëzimit. Do ta ketë seriozitetin e të urtit (plakut) (...) ligjvënia do të jetë kopje e besueshme e së drejtës natyrore, ose sa më e përafërt që është e mundshme me të.
(...) Kryeqyteti i këtij kombi do të jetë Parisi, por ai nuk do të quhet Francë; do të quhet Evropë në shekullin e 20-të, kurse në shekujt pasues, e sofistikuar edhe më tepër, do të quhet Njerëzim. Njerëzim, komb i përkryer.
Vizion i lartësuar. (...)
Një popull, që do të jetë Franca siperane, tek po lulëzon.
(...) Në shekullin e ardhshëm ai do të zhvillojë dy krahët e tij: njërin të përbërë nga liria, tjetrin nga vullneti.
Kombi është bashkësi politike që mbështetet në vlerat e përbashkëta që përmblidhen në konstitucionin e bashkësisë shtetërore, mbi të gjitha, e jo vetëm në faktorët, që kryesisht janë përbërës të një etnie.
Patrice Canivez, te Të edukohet qytetari thotë: Prandaj ligji dhe sidomos Kushtetuta dhe vlerat që shprehen aty, definojnë terrenin absolutisht të përbashkët për përbërësit e ndryshëm të bashkësisë.
Kombi është një bashkësi njerëzore politikisht e konstruktuar dhe e mbështetur në kushtetutë dhe ligj.
Vattimo mendon se nuk duhet të besojmë gjithaq në idenë për një shtet botëror të njësuar (Habermas duke ndjekur parimet kantiane për paqe të përjetshme e mendon OKB-në për të tillë), por duhet të udhëhiqemi nga ideja për një shtet me ngjyrime shumë të forta federaliste.
Një shtet që ekuilibron dallimet, pakëson dhunën dhe njeh multikulturalitetin.
Një kontinent vëllazëror, kjo është e ardhmja.
(vazhdon nesër)


lulzim mucaj07.09.2012/09:17
o i smut ne krye shqiptaret nuk jan ero skeptik po evropa i urren shqiptaret e sidomos me kosovaret sillet si hitleri me jud vetem ne kohen e hitlerit jahudit nuk kan mujt me marr pjes ne lojra te ndryshme sportive edhe sod nuk mun kush ne soprtet e evropes me perfaqsue kosoven...








Lunai CHnkiG07.09.2012/10:51
Zotri Matoshi,
Ju jeni një personazhe qe qoni shum peshe ne opinjon,por shpeshe her shkruani ne intersea te politikes ditore dhe jeni i frustruar mos valle po e beni ndoj GAFFE para politikes ditore dhe rrjedhave internacionale.
Zotri,shqiptare nuk jan Euroskeptik por Europa eshte shqiptaro skeptike Ksenofobia ndaj shqiptarve nuk lind nga dje por ajo rrjedhe qe nga mesjeta dhe ju e dini arsyen shum mire,
Nese europa ka krijuar fobi ndja shqiptarev sot jan qarqet politike dhe konteksti aktual i politikes ditore qe e samdhon ket fobi, kurese sa ju perkerket popujev te europes ata din shum pak per shqiptaret parndaj ju takon juve klases itelekutuale qe te beni ndryshmi ne ponionin Europin .Kam bindje qe ky eshte misioni i juajjjjj Klasa inetlekuale shqiptare eshte shum e mbylluar ne problemte e mberndshe dhe ma teper mirret me vetvetn se sa me rrjedhat internacionale .Por ketu e mban pergjegjsin edhe klas politike e cila ben vetum politike te mberndshem partiake. Prandaj merrenin nij inciative ju intelektualte dhe beninje gjiro ne Universitet e Eurpoes beni nje eksozit mbi kulturan dhe vlerat shqiptare.