ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Identiteti kulturor kosovar është europian dhe kozmopolitan (2)

Publikuar: 16.08.2012 - 20:20

Gjergj Fishta, "Homeri shqiptar", poeti, eseisti dhe esteti gjigant ishte i vetëdijshëm se prodhimtaria kulturore dhe artistike ndër shqiptarët është "angari". Krijimtaria shpirtërore as nuk e edukon dhe as nuk e ndërgjegjëson politikën shqiptare, sepse vijnë e shkojnë varganë politikanësh pak a shumë analfabetë - siç shprehet Atë Fishta - që bëhen bashkë me hamaj, bakaj, teneqexhi, terzi, kumarxhi, vagabondë, rrugaçë, "tue kërcënue me dhambë e tmallë" duke e mposhtur popullin dhe secilën ide kreative që lind në gjirin e tij. Këtë mospërfillje të politikës ndaj vlerave të krijimtarisë shpirtërore Fishta, sikur të shkruante sot, e shpalos me vargjet: "Shqiptar, këtë kangë vet e kam shkrue, po m'thuej ça kam fitue? Idhnim e t'çame krejet; Me t'ba me dalun fejet! Por s'asht për t'u çuditun (...) Kryekungujt vehen t'parë; Vaj halli! Për këngëtarë..."

Kosova si entitet shtetëror (shoqëri politike) i përket basenit kulturor shqiptar, por që për arsye historike ky basen kulturor ka krijuar edhe të veçantat identitare.

Madje në disa aspekte,  shoqëria kosovare ka pasur zhvillime diversive kulturore.

Mirëpo tek me liberalizmin e Titos (vitet '70) bashkëpunimi i Kosovës me Tiranën zyrtare pati marr hov, posaçërisht në sferën e gjuhës, letërsisë, muzikës, filmit, dramës dhe arteve figurative. Ndonëse Tirana bashkëjetonte me kulturën etatiste, të mbështetur fort në bazën ideologjike të Partisë Komuniste dhe kjo kulmoi me doktrinën zyrtare të realizmit socialist, Prishtina kulturore e këtyre viteve, së këndejmi ishte më e hapur dhe frymonte me rrjedhat kulturore të hapësirës së ish-Jugosllavisë dhe më gjerë me arealin kulturor euro-amerikan, sidomos në trendët e reja muzikore si rocku, beat kultura etj. derisa pjesa më e madhe e letërsisë perëndimore ishte e ndaluar zyrtarisht në Shqipëri.

Rënia e komunizmit stalinist në Shqipëri dhe rënia e komunizmit në Jugosllavi, mundësuan që gjatë viteve '90 të dy krahët e basenit kulturor shqiptar të shkëmbenin ato pak vlera kulturore mes tyre. Kështu po niste një rinjohje.

Madje marrëveshjet e para mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës (shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës) për bashkëpunim kulturor ishin nënshkruar që në vitin 1992.

Mirëpo këto marrëveshje asnjëherë nuk rezultuan në lidhje të qenësishme të institucioneve kulturore të te dyja vendeve, pos disa manifestimeve të zbehta kulturore.

Kultura shqiptare gjatë periudhës së fundit është zhvilluar në mënyrë totalisht disparate në të dy qendrat: Tiranë dhe Prishtinë.

Këto zhvillime të izoluara dhe këto dallime thelbësore kanë bërë që edhe komunikimi i tyre të jetë specifik. Arsyen duhet kërkuar në modelet e ndryshme kulturore që kanë funksionuar në këto dy hapësira “kulturore”: Shqipëria, siç theksuam më lart, kultivoi një model kulturor me një koncept etatist, ku çdo gjë nga fusha e artit trajtohej si instrument ineologjik, kurse në Kosovë ndodhi e kundërta, kultura ishte që herët e liruar nga doktrina shtetërore e real-socializmit, por ku shquhet entropia e energjive krijuese dhe shfaqja e një idealizmi abstrakt në raport me “shtetin amë”.

Te modeli i parë mbizotëron koncepti revolucionar, rudimente të të cilit sot kemi këtu në Kosovë, që ka konvertuar në superioritet të rremë, karakteristik për mendësinë revolucionare.

Në kulturën kosovare mbizotëron sindroma e një inferioriteti që për pasojë ka inflacionin e kuadrit diletantesk që propagandon shkencën dhe kulturën e ideologjizuar, e posaçërisht historinë e interpretuar ideologjikisht, sidomos në institucionet universitare, që për detyrë ka t’i kundërvihet kuadrit “autokton” që për një kohë ishte konsoliduar si formacion i inteligjencies. Sot të dy modelet kulturore vegjetojnë në llumin e tyre burimor:

E para në real-socin dhe filozofinë dhe estetikën revolucionare, kurse e dyta në moçalin e provincializmit që ka sjellë kuadrin e ri arrivist nga provinca e që pranon tutorinë e realsocit burimor, të importuar nga kuadrot partiake nga Tirana.

Nëse “dikush” ndërkaq, ta zëmë ndonjë misionar turbo-patriotik - kur flitet për shkëmbimet kulturore Kosovë-Shqipëri, kupton, ato modelet e "shkëmbimeve kulturore" të fundviteve të '70-ta dhe të fillim viteve të '80-ta, atëherë aso shkëmbimesh më kurrë s’do të ketë!

Thjesht, ngase ka vdekë kaherë “motori” i tij - shteti ideologjik.

Shteti ideologjik ishte i mbarësuar me misione të tilla të shpërndarjes së “imazheve” e ideologjive të caktuara, në rend të parë socializmit real e përmes tij edhe të nacionalizmit romantik.

Përndryshe, s’do të ngjante fakti që sot, n’Tiranë, e dëgjojnë me qejf, ta zëmë, Goran Bregoviqin dhe mbushet Pallati i Kongreseve, edhe po t’jetë bileta 25 euro!

Kultura andej dhe këndej së pari duhet t’i nënshtrohet një procesi të revalorizimit e që mund të bëhet duke u hapur një dialog i brendshëm mes elitave kulturore dhe politike.

Kultura andej dhe këndej duhet të integrohet së brendshmi, të ndërtohet një sistem aksiologjik i qëndrueshëm ku do të kenë vend si tradita, ashtu edhe bashkëkohësia, kurse brenda këtij sistemi do të përfshihen vlerat integrale e gjithë kulturës dhe artit shqip.

Përfaqësimi i autorëve dhe veprave, fjala vjen, në tekstet mësimore të gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet të jetë proporcional, sikundër edhe kur është fjala për hartimin e repertorëve vjetorë të “teatrove kombëtare”, apo dy filarmonive, galerive kombëtare etj.

Pas kësaj duhet të vijë komunikimi-unifikimi (jo etatist) i dy qendrave kulturore përmes një interkomunikimi permanent (të gjitha vlerat janë të debatueshme) e jo vetëm përmes politikave të caktuara që mund të hartojnë “qatipat” e ministrive gjegjëse.

Roli i mekanizmave shtetërorë duhet vështruar në planin legjislativ, domethënë hartimi i ligjeve nga sfera e kulturës që do të stimulojnë këmbimin e vlerave përmes politikave fiskale lehtësuese.

Në Kosovën e viteve '90-ta duke qenë se sistemi vleror komunist ra, në hapësirën boshe nuk mundi të krijohej dhe të etablohej sistem i ri vleror, sepse rrethanat politike nën pushtimin serb e zmbrapsen kulturën në 'anderground', derisa e rrudhën atë në videoprodhimtari pa kritere artistike.

Ndërkaq që, pas luftës në Kosovë, rrjedhat kulturore u rikthyen prapa, sipas trendëve muzikorë të turbo-folkut serb, me Ceca Veliçkovic - Arkanin si promotore e kësaj mas-kulture, që në Kosovë pastaj u quajt edhe tallava, gjë që më vonë nuk mbeti imune ndaj këtij trendi as Shqipëria.

Në këtë kontekst Shqipëria politike nuk foli kur kosovarët importuan statujat e shkollës më të shëmtuar të realsocializmit, të Muntaz Dhramit p.sh. ose edhe kur foli, së voni, foli sipas ngjyrës së parasë, kur një universitet shqiptar i dha titullin "Doktor Honoris Causa" Behgjet Pacollit, duke dekurajuar kështu kosovarin e edukuar qytetarisht, krijuesin dhe intelektualin e vërtetë dhe duke krijuar kështu refuzim në vend të bashkëpunimit.

Derisa Shqipëria, megjithatë në disa fusha e kishte ruajtur traditën më të mirë kulturore të modelit europian, sidomos shkollën tipike europiane të muzikës klasike si dhe depërtimet e reja në letërsi, Kosova duke qenë e konfuzionueme në aspektin identitar nuk mundi as dymbëdhjetë vjet pas lufte që të krijojë vlera të matshme dhe konkurruese në tregun kulturor europian, pra as sistem vlerash.

Shkëmbimet në fushën e dramës dhe teatrit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë në një nivel bazik.

Ka shkëmbime të rralla për sa u përket dramave, por ka shumë më pak shkëmbime kur flitet për produksionet teatrore.

Ajo euforia patriotike e fillimit, tashmë është fashitur.

Dhe problemet lidhen kryesisht me mungesën e infrastrukturës, pra parave.

Thjesht, teatrot këtu në Kosovë dhe atje në Shqipëri janë tepër të varfra.

Qarkullimi i produksioneve teatrore kërkon para, të cilat teatrot nuk i kanë.

Nuk ka barriera tjera serioze. Ministrat e kulturës vazhdojnë të nënshkruajnë 'marrëveshje mirëkuptimi', por këto 'letra' nuk prodhojnë kulturë.

Zgjerimi i tregut kulturor është interes i dyanshëm, pra i vetë krijuesve, por edhe i recipientëve, sepse shtohen mundësitë për të zgjedhur, dhe kjo është aspiratë që duhet synuar. Larg motiveve patriotike e folklorike, një treg kulturor më i madh sjellë mundësi më të mëdha për kulturën dhe për krijuesit.

Këto synime do t`arrihen nëse, më në fund, fillon të shihet potenciali kulturor si diçka me interes për shtetin/et tone/a.

Relacionet kulturore e letrare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë të kënaqshme, nuk janë edhe aq reciproke, çfarë edhe është dashur të ishin.

Kur e themi "nuk janë edhe aq reciproke" mendoj në atë se Kosova gjithnjë ka qenë më e hapur për Shqipërinë se sa kjo e dyta për të parën.

Kjo, për tri arsye:

1. Shtëpitë botuese kosovare vazhdimisht botojnë vepra të autorëve nga Shqipëria, gjë që nuk ndodh me shtëpitë botuese tiranase, pos në raste të rralla.

2. Krijuesit kosovarë u organizojnë takime letrare e promovime krijuesve nga Shqipëria, po ashtu shkruajnë kritikë letrare për krijimet e atyre, të cilët asnjëherë nuk ua "kthejnë këtë të mirë" kolegëve të tyre kosovarë, pos në raste ekstremisht të rralla.

3. Lexuesit kosovarë vazhdimisht i lexojnë autorët bashkëkohorë nga Shqipëria, romanet e poezitë e tyre, gjë që nuk ndodh me lexuesit nga Shqipëria, të cilët kanë shumë pak informacion për autorët bashkëkohorë kosovarë dhe produksionin e tyre letrar.

Këto të dhëna, e bëjnë Tiranën "piemont" të kulturës shqiptare, ndërsa Prishtinën e mbajnë si provincë të saj kulturore.

Andaj, është sfidë për krijuesit kosovarë që ta promovojnë letërsinë dhe artin e Kosovës në Tiranë, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm atje në mënyrë reciproke, sikurse që janë të pranishëm kolegët e tyre tiranas në Kosovë. E ardhmja nuk mund të dihet se si mund të jetë, por qysh tash duhet të niset një proces sa më i madh, sa më i intensifikuar i bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor Kosovë - Shqipëri.

Pra, një proces i shkëmbimit kulturor reciprok, ku Prishtina dhe Tirana realisht do të ishin dy qendra të rëndësishme të arealit kulturor shqiptar.

Në këtë bashkëpunim kulturor ndonëse libri është ai që qarkullon pa ndonjë vështirësi të madhe mes dy anëve, është i habitshëm fakti se edhe tek autorët rrallë shfaqet interesimi për prezantimin e veprave të tyre si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë dhe anasjelltë.

Thjeshtë, botuesit e dy vendeve duan ta përdorin njëra-tjetrën vetëm si treg, por jo edhe ta shohin njëra-tjetrën si qendra të zhvillimit të kulturës shpirtërore, që imagjinohet si e përbashkët.

Sepse pa reciprocitet nuk ka njohje të drejtë të vlerave kulturore, por ka vetëm mospërfillje e përbuzje.

Shkëmbimet në fushën e dramës dhe teatrit janë në një nivel bazik. Ka shkëmbime të rralla për sa u përket dramave, por ka shumë më pak shkëmbime kur flitet për produksionet teatrore. Ajo euforia patriotike e fillimit të viteve '90 tashmë është fashitur. Dhe problemet lidhen kryesisht me mungesën e infrastrukturës.

Thjesht, teatrot këtu në Kosovë dhe atje në Shqipëri janë tepër të varfra.

Qarkullimi i produksioneve teatrore kërkon para të cilat teatrot nuk i kanë.

Paraja është një ndër barrierat kryesore.

Ministrat e kulturës vazhdojnë të nënshkruajnë 'marrvëeshte mirëkuptimi', por këto 'letra' nuk prodhojnë kulturë.

Zgjerimi i tregut kulturor është interes i dyanshëm, pra aspiratë që duhet synuar. Larg motiveve patriotike e folklorike, një treg kulturor më i madh sjell mundësi më të mëdha për kulturën dhe për krijuesit. Besohet që këto synime do t`arrihen nëse, më në fund, fillon të shihet potenciali kulturor si diçka me interes vital për shtetin/et tonë/a.

Fatkeqësisht as në artin pamor kosovar në relacion me atë nga Shqipëria nuk ka ndonjë bashkëpunim të vërtetë që do të mund të ndiheshim të lumtur.

Nuk ka ndonjë strategji të bashkëpunimit të vërtetë, mbi baza të vlerave konkurruese dhe kjo është për t'u ndier keq të dyja palët.

Komente (3)

Albert Ptyqi18.08.2012/12:55


O Halil deri sa te shkrujsh qishtu drejt e sene te menqura nuk kane me te desht budallt. Se ran ju vin kto sene atyne. Po mos u nal ti.

Bekimi17.08.2012/13:26

E gjithe 'filozofia' e Halil Matoshit mund te permbledhet ne nje fjali te vetme "Me mire i pari ne katund, se i fundit ne qytet"...

meti17.08.2012/13:15

Te lumte Halil,mjerisht situata eshte e tille.

1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 12°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu