ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rimëkëmbja dhe barazia

Publikuar: 01.08.2012 - 20:21

Zbatimi i njëkohshëm i masave të kursimit në shtetet në mbarë botën është duke e shtyrë ekonominë globale drejt recesionit. Është koha që liderët globalë t’i kthejnë vuajtjet aktuale të papunësisë, pasigurisë së ushqimit dhe masave të kursimit në një qark që promovon zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit. Një rimëkëmbje që përfshin të gjithë paraqet imperativin e drejtësisë sociale dhe ekonomike

New York, 29 korrik – Kriza globale ekonomike është duke e vështirësuar krizën ekzistuese njerëzore. Para vitit 2008 kishte pabarazi të përhapura: stile luksoze jetese për disa, derisa gjysma e fëmijëve në botë jetonin me më pak se dy dollarë në ditë, duke vuajtur nga kequshqyerja dhe qasja e kufizuar në shërbime mjekësore, arsimim, ujë të pijshëm dhe strehim. Derisa kriza po përkeqësohej, miliona veta u përballën me kushte të vështirësuara jetese. Sot, derisa vëmendja e botës është përqendruar në shqetësimet e Evropës, kriza ekonomike vazhdon të shkaktojë pasoja shkatërrimtare sociale në mbarë botën. Në një libër të ri nga Divizioni i UNICEF-it për Politika dhe Praktikë, të titulluar “Rimëkëmbje për të gjithë: Rishikimi i Politikave Socioekonomike për Fëmijët dhe Amvisëritë e Varfra”, analizat e të dhënave më të reja ndërkombëtare tregojnë se mungesa e ushqimit, papunësia dhe përkrahja e dobët sociale janë duke e vënë në rrezik pjesën më të madhe të popullatës së botës.

Për fillestarët, pas dy rritjeve të mëdha të çmimeve ndërkombëtare të ushqimit më 2007-2008 dhe 2010-2011, njerëzit në gati 60 shtete në zhvillim janë duke paguar mesatarisht 80 për qind më shumë, për gjësendet lokale ushqimore, po qe se e krahasojmë gjendjen me atë të para krizës. Si rezultat i kësaj, siguria për ushqim e familjeve të varfra është vënë në rrezik, duke i detyruar ato të reduktojnë cilësinë apo sasinë e ushqimit të tyre.

Për me tepër, tregjet e punës në mbarë botën janë duke ofruar më pak vende pune me paga më të ulëta, duke e rritur varfërinë, e cila tashmë ka përfshirë gati një miliard të punësuar së bashku me familjet e tyre. Për më tepër, dy në pesë punëtorë në mbarë botën nuk janë në gjendje të gjejnë një vend pune, derisa papunësia e madhe te të rinjtë, e kombinuar me rritjen e fuqisë punëtore – më shumë se një miliard pritet të hyjnë në fuqinë globale punëtore midis 2012-s dhe 2020-s – janë duke e komplikuar edhe më tej rimëkëmbjen e tregjeve të punës.

Në fund, qasja në të mirat dhe shërbimet publike ndodhet nën presion të madh në zhvendosjen globale kah masat e kursimit. Më 2012, 133 shtete pritet që të ulin shpenzimet vjetore mesatarisht me 1.6 për qind të GDP-së, derisa 30 për qind e qeverive ndodhen nën tkurrjen e tepruar (të definuar si shkurtim të blerjeve nën nivelin e parakrizës).

Në të vërtetë, derisa bota mbetet e fiksuar te masat e kursimit mbi ekonomitë me të ardhura të larta, edhe shtetet në zhvillim janë duke zbatuar masa të tepruara kursimi. Si rezultat i kësaj, ekonomitë në zhvillim pritet që të ulin blerjet për mesatarisht 1.8 për qind të GDP-së më 2012 – pothuajse dyfishi i tempit të shteteve të zhvilluara.

Po ashtu, shumë masa të shkurtimit të kostove në botë janë duke i prekur joproporcionalisht të varfrit.

Një rishikim i 158 raporteve më të reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se qeveritë janë duke shqyrtuar katër tipa kryesorë të reformës fiskale:

Në 73 shtete, qeveritë janë duke shqyrtuar shkurtimin e pagave, duke i reduktuar kështu të ardhurat e punëtorëve të sektorit publik, që i ofrojnë shërbime esenciale popullatës.

Qeveritë në 73 shtete janë duke synuar të shkurtojnë apo të anulojnë benificionet, përfshirë ato mbi ushqimin dhe naftën, me gjithë çmimet e larta rekorde të ushqimeve në shumë rajone.

Shkurtimet në programet për mbrojtjen sociale janë duke u shqyrtuar në 55 shtete, gjatë një kohe kur qeveritë duhet të mundohen që të shtojnë benificionet.

Shumë qeveri po ndjekin strategji të tjera të shkurtimeve buxhetore, si rritjet e tatimeve mbi mallrat dhe shërbimet themelore, të cilat konsumohen prej të varfërve (në 71 shtete), gjë që mund të tkurrë edhe më tej aktivitetet ekonomike.

Këto reforma mund të kenë pasoja serioze dhe të pakthyeshme, posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Amvisëritë në mbarë botën po përballen me uri dhe kequshqyerje, përkeqësim të shëndetit, pjesëmarrje më të ulët në shkolla, përqindje më të lartë të punës së të miturve dhe mungesë më të madhe të mbrojtjes në të ardhmen. Ndërkohë, trazirat sociale po rriten, derisa njerëzit kanë humbur besimin në qeveritë dhe institucionet publike. Në të vërtetë, si qytetarët në shtetet me të ardhura të larta, ashtu edhe ata në ato të ulëta janë viktima të një krize që nuk e krijuan vetë.

Por kriza aktuale po ashtu përfaqëson mundësi për rishikim të politikave socio-ekonomike. Një gjë e tillë nënkupton largimin nga fokusi shkurtpamës i së kaluarës, që privoi shumicën nga një jetë e mirë, duke u përqendruar në vend të kësaj te potencialet e vendimeve themelore makroekonomike dhe fiskale, me qëllim të nxitjes së zhvillimit njerëzor dhe rritjes për krijimin e vendeve të punës.

Për dallim nga pohimet se investimet me qëllim të përmirësimit të jetës së fëmijëve dhe amvisërive të varfra janë të kushtueshme, posaçërisht gjatë periudhave të përshtatjes globale, politikanët kanë opsione, madje edhe në shtetet më të varfra.

Ekzistojnë gjashtë metoda të gjëra – që të gjitha të mbështetura nga OKB-ja - - përmes të cilave qeveritë mund të gjejnë hapësirë shtesë fiskale: rialokimi i blerjeve, rritja e të ardhurave nga tatimet; lobimi për rritjen e ndihmave dhe transfereve; shfrytëzimi i rezervave fiskale dhe të shkëmbimit të jashtëm; huamarrja dhe ristrukturimi i borxhit ekzistues, ashtu edhe modifikim i një kornize më përshtatëse makroekonomike.

Politikanët duhet ta shqyrtojnë shumëllojshmërinë e opsioneve të financimit, të cilat janë në dispozicion për qeveritë gjetkë, për shtimin e investimeve në rritje.

Zbatimi i njëkohshëm i masave të kursimit në shtetet në mbarë botën është duke e shtyrë ekonominë globale drejt recesionit. Është koha që liderët globalë t’i kthejnë vuajtjet aktuale të papunësisë, pasigurisë së ushqimit dhe masave të kursimit në një qark që promovon zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit. Një rimëkëmbje që përfshin të gjithë paraqet imperativin e drejtësisë sociale dhe ekonomike.



(Isabel Ortiz është ndihmësdrejtoreshë e Politikave dhe Strategjisë në UNICEF. Matthew Cummins është specialist i Politikave Sociale dhe Ekonomike në UNICEF. Ky vështrim është shkruar për rrjetin e gazetarisë botërore, “Project Sindycate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CShi
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell