Lëvizja e nënave 13 vjet pas
Artikujt tjerė
- Kosova shënon javën e tolerancës
- A jemi ne me ne?
- 23 qershori: Heroik apo erotik?
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Vizioni dhe fantazia
- Rruga e Arbrit duhet të përfundohet
Është e vërtetë se nënat, faktikisht gratë, e kanë pasur rolin vendimtar në kthimin e armëve, përkatësisht demobilizimin e më të dashurve të tyre, posaçërisht në bllokadën e rrugës rajonale Reçan-Prizren, me qëllim që assesi të mos lejohej transferimi i të mobilizuarve me kamionë në pozita të reja, në frontin drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
Ndonëse për gjuajtjen boshnjake, përkatësisht për kthimin e armëve dhe të uniformave të ushtrisë së lavdishme serbe në Reçan, përkatësisht në Zhupë afër Prizrenit, gjatë ditëve jashtëzakonisht të vështira të prillit të vitit 1999, kemi shkruar shpesh, më së shumti në revistën boshnjake Selam, kurrë nuk është e tepërt që ta kujtojmë atë akt spontan, por guximtar nga pjesa më e madhe e boshnjakëve të mobilizuar me forcë nga fshatrat e shumta afër Prizrenit.
Këtë akt, veterani ynë në kreun e jetës politike të Kosovës komuniste dhe RSFJ-së, z. Ilaz Kurteshi, do ta emëronte Lëvizje e nënave, në intervistën dhënë autorit të këtyre rreshtave, në revistën prizrenase Selam, në numrin që doli pak pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. (Duke e vazhduar kontinuitetin e ndërprerë nga lufta).
Adzo Iljaz këtë e kishte dhënë në kontekstin e një përgjigjeje më të gjerë dhe rekomandimit që
politika e re boshnjake në Kosovë do të duhej të niste nga ajo lëvizja e nënave.
Është e vërtetë se nënat, faktikisht gratë, e kanë pasur rolin vendimtar në kthimin e armëve, përkatësisht demobilizimin e më të dashurve të tyre, posaçërisht në bllokadën e rrugës rajonale Reçan-Prizren, me qëllim që assesi të mos lejohej transferimi i të mobilizuarve me kamionë në pozita të reja, në frontin drejt kufirit Kosovë-Shqipëri.
Drama, që kishte zgjatur disa ditë nga pjesa e fundit e prillit, kishte përfunduar jo vetëm me mosshkuarjen në front, por edhe me kthimin e armëve dhe uniformave nga pjesa më e madhe e boshnjakëve të mobilizuar, që ishin mbledhur në Reçan. Fatmirësisht, nuk ishte vërtetësuar kërcënimi se oficerët dhe ushtarët e pranishëm serbë do të shtinin mbi të padëgjueshmit, për të cilën gjë thuhej se pritej urdhri i komandantit të kazermës prizrenase.
Pas këtij akti kishte pasur largim masiv të banorëve dhe braktisje të fshatrave, përmes majave të Sharrit, për të shkuar si refugjatë në Maqedoni, derisa pjesëtarët tjerë të këtij populli kishin kërkuar edhe mënyra të tjera të largohen nga Kosova. Një pjesë e madhe, të themi, kishte shkuar përmes Hungarisë drejt shteteve të Perëndimit, derisa ata nga rajoni i Pejës më së shumti e kanë braktisur Kosovën duke shkuar në Mal të Zi
Shumë prej tyre, pas këtij largimi kishin mbetur në ato shtete me statusin e refugjatit, duke ia dalë vetëm pas shumë vjetësh që ta rregullonin lejeqëndrimin në shtetet evropiane, SHBA apo Australi.
Për shkak të kthimit të armëve dhe të uniformave, njerëzit në këto fshatra ishin të përndjekur dhe një numër gjithnjë e më i madh është dashur të largohej nga Kosova. Edhe ashtu në Prizren gjatë pjesës së parë të prillit kishte pasur panik të madh, pasi që policia serbe dhe ushtria merrte me dhunë secilin qytetar të moshës rinore të secilës përkatësi etnike, me përjashtim të asaj serbe, duke i detyruar të hapnin istikame në kodrat përreth. Ata njerëz ishin dhe mbetën viktima në vete. Të mos flasim tani për zhvendosjen e dhunshme të gati një milion shqiptarëve drejt Shqipërisë dhe shteteve përreth (Maqedoni dhe Mal të Zi), menjëherë pasi filluan bombardimet. Pas kthimit të armëve dhe uniformave në Reçan, një pasiguri shtesë mbretëronte në këto fshatra, pasi që pas këtij akti kolektiv boshnjak dhe kthimit nëpër shtëpi të të mobilizuarve, policia serbe dhe ushtria filluan përndjekjen e të (de)mobilizuarve.
E
secili prej nesh ka rrëfimin e vet të luftës
Banorë të shumtë të Lubinjës, Gorës, Manastirit, Pllajnikut, Reçanit, Lokvicës, Nebregostit, Jabllanicës dhe Pouskaras
iknin me fëmijë në krahë dhe me më të afërmit e tyre përmes majave pjesërisht me borë të Sharrit drejt fshatrave më të afërme në Maqedoni. Vetëm një numër i vogël i tyre e pritën përfundimin e bombardimeve dhe kapitullimin serb, për tu kthyer menjëherë në shtëpitë e tyre. Edhe banorët e Mushnikovës u shndërruan në refugjatë, duke kaluar malin e Sharrit, ashtu si edhe ata të Gornjeselës, derisa një pjesë e tyre përdori rrugën e Prevallës për të kaluar në anën maqedonase
Të qarat e fëmijëve, lodhja e tepërt, etja, uria... shkaktonin tek njerëzit habi rreth forcës dhe vullnetit të të parëve tanë, të cilët nëpër dimër përdornin këto shtigje, duke ngarkuar në shpinë thasët me drithëra, për ti sjellë nga Tetova dhe fshatrat përreth nga ajo anë e Sharrit.
Edhe sot, 13 vjet më pas, secili prej këtyre njerëzve do të mund ta rrëfente tregimin e vet të luftës, mbase edhe me të gjitha detajet, apo edhe të shkruante shumë më tepër sesa këta rreshta të mi modestë.
Edhe mua më kujtohen të gjitha dhe i mbaj në mend edhe informatat e para rreth kësaj kryengritjeje (me marrëveshje) dhe kthimit të armëve, nga shumica e banorëve tanë të Zhupës dhe ata të Prizrenit, të cilët, përballë telasheve mbase edhe u detyruan që të vepronin kolektivisht, gjë e cila nuk është karakteristikë me të cilën mund të mburremi ne si popull gjatë kohëve të mira
Edhe para këtij akti gjuajtjes së armëve, natyrisht se një numër i madh i ne boshnjakëve kishim qenë jashtë.
Nga ana tjetër, ashtu si edhe shumica e shqiptarëve nga fshatrat e Kosovës, edhe popullsia e përgjithshme e fshatit Struzhja në Zhupe ishte dëbuar në mënyrë shtazarake nga formacionet serbe drejt Shqipërisë, në fillim të bombardimeve të NATO-s. Fat të njëjtë patën edhe disa familje nga fshati Mushnikovë.
Gjatë fundit të prillit të atij viti, si refugjatë në Maqedoni, pata përgatitur një tekst më të gjatë për gazetën sarajevase Preporod, me titullin Bosnja u përsërit të Kosovë (derisa esenca e një teksti tim të publikuar më parë në atë gazetë kishte të bënte me lutjen Zotit që në Kosovë të mos përsëritej ajo që ndodhi në Bosnjë) me qëllimin që ta dërgoja përmes postës.
Në kapitullin e fundit të tekstit të përgatitur tashmë për dërgim e shtova informatën dhe disa detaje rreth gjuajtjes së armëve, të cilat arrita ti mblidhja nga disa refugjatë tanë boshnjakë që kalonin nëpër Hungari, pasi që nuk kishim kurrfarë kontaktesh të tjera me njerëzit në Kosovë, me përjashtim të të dhënave të marra nga rrjetet e huaja televizive. Mendoj se kjo ishte edhe informata e parë e publikuar rreth kësaj ngjarjeje në Zhupë, derisa pas luftës dëgjova se edhe në televizionin shqiptar ishte dhënë lajmi se (boshnjakët) tërbeshët ia kishin kthyer Milosheviqit uniformën dhe armët.
Vëllai im, Bajrushi, që së bashku me mua ishte familjarisht refugjat në Hungari, u nis i vetëm për në Sarajevë përmes Budapestit, duke takuar atje Xhezair Muratin, që sapo kishte ardhur nga Kosova. Ai i kishte treguar shkurtimisht se e kishin arrestuar në Prizren dhe e kishin marrë në pyetje pas kthimit të armëve. Ai po ashtu i kishte treguar se ia kishin përmendur edhe disa aktivistë të tjerë boshnjakë dhe
e kanë përmendur edhe haxhinë (duke menduar në mua)
Por, pothuajse pas kthimit, Bajrushi nuk e shihte të domosdoshme që menjëherë të ma tregonte një gjë të tillë, për të mos më frikësuar
Fatkeqësisht, në vend se të më gjenin mua të kërkuarin, që edhe ashtu kisha dalë jashtë vendit, dy-tre policë të uniformuar serbë e kishin bastisur shtëpinë tonë të përbashkët dhe e kishin arrestuar vëllanë tim, Faikun, të vetmin që kishte mbetur në shtëpinë tonë në Prizren, me arsyetimin:
eja edhe ti me ne në stacion, pasi që Qerimi
nuk është këtu. Kjo ngjarje atë e kishte tmerruar, por, fatmirësisht, siç tregon vetë, kishte shpëtuar pa u rrahur
E kështu me radhë
Ky natyrisht është vetëm një detaj personal tashmë, falë Zotit, mbase edhe i parëndësishëm për opinionin e gjerë
Është i parëndësishëm në kontekstin e gjerë, posaçërisht nëse krahasohet me tragjeditë e shumta që ndodhën nëpër Kosovë gjatë atyre tre muajve, apo në muajt e mëparshëm. Mbase, këtë gjë më së miri e ilustron një konstatim që ma kishte dhënë një prizrenas pas kthimit tim në Kosovë dhe pasi që ai kishte treguar vuajtjet, duke më thënë ta lëmë më këtë muhabet
pasi që shihet se secili prej nesh e ka rrëfimin e vet të gjatë të luftës.
Po
pikërisht ashtu
Secili, mu secili kosovar, e ka rrëfimin e vet të luftës
Shumica e tyre, siç thashë, e kanë shumë të rëndë. Disa qytetarë të përkatësisë shqiptare kanë pësuar tragjedi që kurrë nuk do ti harrojnë, pasi që kanë humbur më të dashurit e tyre
Tek të tjerët ai rrëfim, në të cilin e llogaris edhe veten, ka dalë të jetë më i lehtë.
Mosinteresimi i medieve të tjera fat i popujve të vegjël?
Megjithatë, për shkak të kësaj e përmenda tërë këtë gjë, pasi që njëmend, secili prej nesh e ka rrëfimin e vet të luftës, të cilin do të mund ta tregonte sërish, pasi që është ende i freskët.
Është e vërtetë se në mesin tonë ka të tillë që do të donin që rrëfimi i tyre i luftës nga viti 1999, e posaçërisht ai i paraluftës, të harrohej sa më shpejt
posaçërisht nëse ai rrëfim nuk është edhe aq i besueshëm tani. (Arsyeja është që mu gjatë këtyre ditëve ata kanë punë më të mençura, të themi rreth anëtarësimit në borde organizative të disa piknikëve masivë nëpër livadhe. Po ashtu, për hir të së vërtetës rreth rrëfimeve të luftës duhet të themi se pjesëtarët e popullit boshnjak në Kosovë kanë pasur edhe rrëfime të hidhura të pasluftës).
Por, me këtë rast nuk do të flasim rreth kësaj dhe as për rrëfimet e paraluftës
ashtu si edhe për anëtarët më të rinj të bordeve organizative të piknikëve
Arsyeja është të mos ia prishim poentën këtij rrëfimi tonë
Dhe, rrëfimi ynë për kthimin apo gjuajtjen e armëve, në prill të vitit 1999, definitivisht NUK është treguar mjaft, pa marrë parasysh se ne në tekstet në Selam, posaçërisht në disa vazhdime të punës së shkruar nga Ramiz (Imer) Shaipi, nga Lubinja e Epërme, jemi munduar që atë akt dhe aktorët e tij të mos lihen në harresë. Harresën, e cila është fat i popujve të vegjël, sipas një fraze të njohur.
Në të vërtetë, kur shpërtheu konflikti i armatosur në Maqedoni, më 2001, dhe kur banorët e tërë fshatit Vejsa nga ana e Sharrit ikën në Lubinjën e Poshtme nga ana tjetër (e jonë), vetëm pas një reportazhi të mirë të agjencisë së huaj AP, me titullin Boshnjakët ua kthejnë borxhin shqiptarëve, përkatësisht përcjelljes së tekstit komplet në gazetën Koha Ditore, pak më shumë vëmendje iu kushtua edhe nga mediet tjera shqiptare mikpritjes së njerëzve tanë.
Unë, me atë rast, në njërën prej fjalëve hyrëse në gazetën Selam, mosraportimin e atij humanizmi boshnjak e pata lidhur me kontekstin e një heshtjeje të ngjashme të aktit të mëhershëm të kthimit të armëve në prill të vitit 1999, me pyetjen se a janë aktet e tilla të rezervuara vetëm për popujt më të mëdhenj nga ana e popullatës tonë të vogël në Kosovë. Si do të mund të sqarohej ndryshe mosinteresimi i atyre që ndikojnë në plasimin e informatave dhe u japin kah rrjedhave shoqërore?
Shënimi është përkujtuesi më i mirë
Megjithatë, paradoks shtesë është dhe mbetet fakti se tek ne është gdhendur mendimi se për një gjë të tillë nuk është e nevojshme të flitet shumë (publikisht) ja
ka ndodhur, çfarë të bëhet, le të bëhet si të bëhet dhe ashtu. Apo, në përdorim mund të vihet edhe një anë shpirtërore, që ka të bëjë me merhametin mysliman të tipit: mjafton që Zoti ta dijë
. E vërteta është se Zoti gjithnjë i di të gjitha, por po ashtu është fakt se njerëzit harrojnë dhe ka shumë të tillë tek të cilët ajo harresë është e qëllimshme.
Për këtë arsye është e nevojshme që njerëzit të mos lejohen të harrojnë dhe përkujtuesi më i mirë janë shënimet.
Për këtë arsye, ky rob i Zotit ende vazhdon tia kujtojë vetes, popullit të vet dhe të gjithë të tjerëve një akt të madh të popullit të vogël kthimin e armëve dhe të uniformave ushtrisë së dhunshme dhe kriminale serbe, nga fundi i prillit të vitit 1999 në fshatin Reçan, mu në valën e luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.
Ky akt doli të mos ishte pasojë e politikës së organizuar atëbotë apo ndonjë aksioni tjetër të aktivistëve boshnjakë. Fakti se disa prej tyre pak para ose pas rebelimit ishin arrestuar apo kërkuar nga policia dhe Sigurimi Shtetëror, kishte qenë vetëm domosdoshmëri që ndonjë keqbërës nga radhët e policisë serbe apo politikës lokale të regjimit të arsyetohej para dikujt se e ka hetuar dikë apo diçka, në mënyrë që individëve në mesin e boshnjakëve tiu vishej përgjegjësia për organizimin e këtij demobilizimi.
Ky aksion spontan dhe vullnetar në Zhupë, kjo lëvizje e nënave, pra, krahas frikës së arsyeshme të të mobilizuarve, më të afërmve të tyre dhe tërë popullit prej rezultatit të mundshëm të zhvendosjes nga shtëpitë në ndonjë vatër të luftës dhe frikës shtesë nga vrasja e të mobilizuarve, e kishte krijuar një vendosmëri të popullit që të këmbëngulte rreth mosshkuarjes në front, pa marrë parasysh rreziqet.
Pa pasur pretendime rreth ndonjë analize më të thellë dhe sqarimit, me këtë rast vetëm do të themi se kjo vendosmëri kishte rrjedhur nga ndjenja e humanitetit, prirjes për mosdhunë dhe drejtësi të popullit boshnjak në Zhupë që të mos marrin pjesë në diçka që është e padrejtë, e dhunshme dhe kriminale dhe që është e drejtuar kundër shqiptarëve në Kosovë e më gjerë. Vetë ky akt i kthimit të armëve, sipas kësaj, është rrjedhë e trashëgimisë popullore, që ndodhet në thellësi të shpirtit të tij. Ai si i tillë është vetëm një nga aktet e tilla të ngjashme në historinë e kësaj popullate.
Akt të cilin nuk e kënduan as shkrimtarët e as këngëtarët
dhe që as nuk e lartësuan mjaft politikanët
Fatkeqësisht, kthimi i atëhershëm i armëve dhe uniformave nga boshnjakët mund të thuhet se nuk është kënduar nga këngëtarët, nuk është shkruar (mjaft) nga shkrimtarët, derisa politikanët nuk e kishin lartësuar mjaft, në mënyrë që një gjë e tillë të shënohej në rajonin e Zhupas e edhe më gjerë.
Po qe se e kërkojmë arsyen, le ta ofrojë secili prej nesh përgjigjen e vet, ashtu siç e ka secili rrëfimin e vet të luftës.
Është e vërtetë se ka pasur premtime që dita e kthimit të armëve dhe uniformave të shpallej dita e Zhupas dhe se ajo ditë do të shënohej rregullisht në të ardhmen.
Në këtë aspekt, propozimi im shtesë është që krahas shpalljes së ditës së Zhupës, në Reçan të ngrihet përmendore (ndonjë çezmë, për shembull) me mbishkrimin që do të jetë dëshmi e shkurtër dhe e qartë e një akti guximtar të një gjenerate, akti që ka qenë një prej hapave që përcaktuan të ardhmen dhe mbijetesën e bashkësisë boshnjake, si në Zhupë, ashtu edhe Kosovë. Nuk mundemi as ta paramendojmë se çfarë do të ndodhte para ose pas luftës, po të niseshin boshnjakët e mobilizuar drejt fronteve, duke luftuar krah për krah me ushtrinë serbe.
Në emër të një akti të tillë të madh (për mundësitë tona) të popullit tonë, në emër të së vërtetës, nuk mund të lejojmë që ai të harrohet. Posaçërisht pasi që ekzistojnë përpjekje për relativizimin e të gjithave dhe barazimin e gjithçkaje. Dhe, nuk kanë qenë të gjithë të njëjtë, ashtu siç nuk janë të njëjta as rrëfimet tona të paraluftës dhe të luftës.
(Autori është zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nënkryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitetet. Ky shkrim është botuar në portalin boshnjak Bosnjaci.net, ndërsa publikohet në Kohën Ditore me lejen e autorit)








