Ngjarje prej leshi
Heset Maliqi -QuzaArtikujt tjerė
- 23 qershori: Heroik apo erotik?
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Vizioni dhe fantazia
- Rruga e Arbrit duhet të përfundohet
- Jeta kundrejt përfitimeve
- Drejtësia si themel i pasurisë së shtetit shqiptar
Një gjë po del e sigurt, po qe se nuk je hunlesh nuk ke shans me u ba as president dhe as deputet, sepse pa lesh nuk ke ofertë për qytetarët
Fakti që presidentja e Kosovës shkon te parukierja (tash e tutje: frizerka) tregon se sa aksidentalisht zonja Jahjaga është në pozitën e Presidentes. Në një vend normal frizerka shkon tek presidentja, por ja që te ne presidentja shkon për lesh-ra.
Është shumë interesant se ngjarjet që ndodhën javën e kaluar e kanë të përbashkët leshin, për të mos thënë janë të leshura, disi leshatuke.
Rikonstruktim i ngjarjes te frizerka
Përderisa presidentja rregullonte flokët (Lexo: Leshin), truprojat e saj e bën LESH një qytetar të gjorë, vetëm pse pati guximin e fishkëlleu me makinë. Truprojat e presidentes e kishin zënë rrugën me makina, sepse presidentja po i rregullonte flokët për të mirën e Kosovës, dhe ky far kapadaia pa respekt i ra borisë, dhe nga trishtimi i fishkëllimës, flokët presidentes iu ngritën përpjetë. Që nga ai moment gjithçka u prish, flokët u rebeluan dhe nuk donin ta dëgjonin më frizeren. Edhe Presidentja ishte prishur në fytyrë dhe dukej si me e pas marrë lajmin që mandati i saj nuk është i plotë. Gjithçka ishte e kotë tashmë, leshrat nuk donin të dëgjonin askënd. Dhe në nervozë e sipër truprojat e shqetësuara dolën dhe e nxorën dufin në qytetarin kapadai. Ka shumë të atillë që e kanë kritikuar Presidenten për rrahjen e qytetarit, por ata që kritikojnë janë injorantë, që nuk e kanë as më të voglën ide se çka do të thotë me tu çu leshrat përpjetë. Ata nuk fiqirojnë se si Presidentja do të kërkoj nga qytetarët ti binden asaj, kur nuk i binden as flokët e saj. Tekefundit, truprojat e kanë kryer një veprim SHTETFORMUES, po ku e dinë kritikuesit e vegjël se si formohet shteti,bre! Tekefundit, po këta kritikues kanë thënë që Presidenten nuk po shishat, kërkush
Aman kush kënd e bani lesh, se lesh e keni ba
Ngjarja tjetër prej leshi ishte ajo, kur lajmi mori dhenë që deputetët lesh u bënë ndër vete. Më vonë lëmshi i leshit filloi te zbërthehej, njeri nga deputetët e PDK-së i ka thënë deputetit të VV-së, mshele gojën se lesh të baj, ndërsa deputeti i Vetëvendosjes ia paska kthyer mos mu drejto ti mua ashtu, se asnjë qime floku në kokë nuk ta la. Pastaj nuk dihet mirë se çka ka ndodhur, por sipas disa pamjeve, të dy palët kishin la lesh . Para gazetarëve të dyja palët dolën dhe u krekosën se ne jemi fituesit, se e kemi ba lesh palën tjetër. Fituesit e leshit!
Po të kishte ndodhur kjo ngjarje në oborrin e shkollës, veprimet e drejtorit të shkollës kishin me qen si vijon; drejtori (në këtë rast Jakupi) i kishte thirrur kujdestarët e klasës (në këtë rast A.Grabovcin dhe V.Ymerin) dhe i kishte urdhëruar që problematikeve tju thyhet nota e sjelljes, dhe me të mos lejohen të hyjnë në shkollë (lexo Kuvend) pa prindër (në këtë rast pa H.Thaçin dhe A.Kurtin), si dhe tju eliminohej të dyja palëve arsyeja e konfliktit (në këtë rast LESHI). Por ja që fatkeqësisht nuk kemi të bëjmë me fëmijë të shkollës fillore, por me burra të popullit, të cilët votohen prej këtij populli TULLAC.
Një gjë po del e sigurt, po nuk je hundlesh nuk ke shans me u ba as president dhe as deputet, sepse pa lesh nuk ke ofertë për qytetarët.


arben lakna05.07.2012/21:02
d.m.th une pasna drejt me konkuru se i kom hunt me lesh .

Kujtimi05.07.2012/20:41
Me e keqja eshte qe po shitet leshi dajko, kurse populli yne spo e sheh qmimin ende...

Agu05.07.2012/20:38
Fjalor i një nivelli shumë,shumë të ulët,nëse krahasohet me seriozitetin dhe korrektësinë e gazetës "Koha ditore".Autori perpiqet te ironizoje nje ndodhi,permes nje fjalori primitive dhe me fjale qe dikur i kemi quajtur fjale te ndyta.

ismet shabani05.07.2012/20:15
pershendetje i nderuar ,me vemendeje e lexova artikullin e ju ,me te than e drejten me pelqej shum kjo kritik e ju si emen spo e verej se je nje kritik me nje popularitet, po qka asht mese keqi tek ne ne ks nuk kan mendue edhe nuk mendojn per nje shtet te fort e demkrati po per nje diktatur ma keq se ne kohen e millosheviqit,se e verejta e ikishe permend at qytetarin e mjer qi e ka grushtue bodigarda e presidentes po mir ka pshtue se me pas qen keta te shikut e kishin ... e sish marr vesh as kush e verajti.po e kan ba kosvoven mazi se tish kan pron private e tyne ,se edhe me qkan pron private hashimi skish guxue me shit tokan pe i vet vllaznin as baben ,po e kan ba kososven si ne kohen e kralit, thoshin ka dal krali ju ka than NARODE MOJ STOKO MOJA TASH PO DEL HASHA po ju thot ngonum mue se une du me jushtije ne evrop, populli i mjer i vujtun ,fukaraja gjith i ka besue edhe te pa vertetes po mjeret populli, migjaram mir e ka lan nje fejal kejt ti baj hallall po meme prij magari ste baj hallall kurr...me rspekt Mergimtari








riki06.07.2012/10:11
@agu Ku jane fjalet e ndyta? Lesh i dhenve nuk eshte fjale e ndyte, e dyte po, . Quza eshte humorist, kritike me vend, njeri sy qesh e tjetri qan..!