Kanal televiziv vetëm për qen

Artikujt tjerė
- Kanal televiziv vetëm për qen
- Libri më i vjetër i padëmtuar europian shitet 9 milionë paund
- Nuk ngutet ti marrë 4 milionë franga të fituara në loto
- Vdes gruaja që jetoi tre shekuj
- Televizori më i vjetër në Angli
- Gjendet në bregun e Durrësit një balenë 300 kg
- Deri 34 vjeç i virgjër, pas 8 vjetësh baba i 82 fëmijëve
- Kinemaja më e vjetër ndodhet në Poloni
- Qen si ky nuk keni parë kurrë! (video)
- Kompjuteri më i vjetër zë 215 metra katrorë
San Diego, 19 prill Operatorët e televizionit kabllor në SHBA, në ofertën e tyre e kanë radhitur një program televiziv tetorësh të dedikuar për qentë, me qëllim të argëtimit të këtyre kafshëve shtëpiake, derisa pronarët e tyre ndodhen në punë.
Kuadrot i xhirojmë mu nga perspektiva e qenit, ka thënë producenti ekzekutiv i kanalit DogTV, Gilad Newman, duke shtuar se në program nuk ka tinguj të papritur, si të shtënat nga pistoleta, shpërthimet apo muzikë heavy metal.
Newman po ashtu ka thënë se produksioni duhet ti rregullojë ngjyrat, në mënyrë që fotografinë tia përshtatë mënyrës së si shikojnë qentë. Pasi që qentë e shohin të kaltrën dhe të verdhën, mirëpo jo edhe ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër, programi është përshtatur në atë mënyrë që qentë të mund ta përcjellin. Përmbajtja përditësohet vazhdimisht.
Po ashtu, tingujt përpunohen në mënyrë të veçantë, duke e shtuar muzikën e kompozuar në mënyrë të posaçme për qentë. Ndonëse ajo muzikë njerëzve u duket si zhurma e ashensorit, qentë reagojnë pozitivisht ndaj saj. Tingujt mund të jenë relaksues për qentë, mirëpo edhe stimulues, në mënyrë që ata të inspirohen për të luajtur. Për këtë qëllim emetohet zhurma e vrapimit të një qeni tjetër apo e lojës së tij.
Në kuadër të programit special tetorësh për qentë nuk ka reklama dhe as repriza, ndonëse ka pak gjasa që dikush ta kuptojë se përse dikush do të dëshironte të shikonte reprizën e xhirimit të kërmillit derisa zvarritet.
Në San Diego, një milion parapagues të televizionit kabllor kanë qasje në DogTV. Kompania PTV Media planifikon që së shpejti ta zgjerojë ofertën e vet edhe në shtetet e tjera amerikane. Qasja në DogTV kushton 4.99 dollarë shtesë në muaj. Programi do të duhej të argëtonte qentë, derisa pronarët e tyre të jenë në punë.
Newman beson se një numër i madh i pronarëve të qenve do të vendosin të parapaguhen. Në Amerikë, 46 milionë shtëpi kanë të paktën një qen dhe 97 për qind e shtëpive kanë televizor, kështu që perspektiva e DogTv mund të jetë e shkëlqyer.
Në DogTV besojnë se progresi i teknikës një ditë do tua mundësojë qenve që të nuhasin programin e tyre, përkatësisht se përmes televizionit do të mund të ndiejnë edhe aromat. E vetmja gjë e sigurt është se, madje edhe me ndihmën e teknologjisë së re, qentë nuk do të mund ti ndërrojnë pa ndihmë programet.


hashua19.04.2012/10:50
ma ne fund nje kanal televiziv per PDKne!











pimi19.04.2012/22:26
njerz te qmendur