Qyteza Buford u shit për 900 mijë dollarë

Artikujt tjerė
- Sdi ku e ka lënë llotarinë fituese, mbi 200 milionë USD
- Qyteza Buford u shit për 900 mijë dollarë
- 10-vjeçarja, nëna më e re në botë
- Dy vietnamezë blenë një qytezë amerikane
- SHBA qëllon dhe mbyt anijen fantazmë
- Shitet qyteza me një banor
- Foshnja e lindur pa gjak
- Gjyshja uli në tokë aeroplanin
- Në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda Super Tokë
- Telegraph: Biblioteka e Prishtinës ndër 10 ndërtesat më të shëmtuara në botë
Wyoming, 6 prill Qyteza Buford me vetëm një banor në të, në shtetin federal amerikan Wyoming, është shitur me çmim prej 900 000 dollarë amerikanë. Çmimi fillestar në ankand ishte 100 mijë dollarë, ndërsa për blerje ishin paraqitur njerëz nga 70 vende të ndryshme të botës, njoftoi kompania për shitje aksionare Williams& Williams.
Ofertuesit më të mirë do ti takojë një stacion për shitjen e karburanteve, bashkë me dyqanin, një shkollë e ndërtuar në vitin 1950, një garazh dhe një shtëpi me tri dhoma gjumi.
Ky qytet ka vetëm një banor, Don Samson, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të qytetit, të cilën funksion ia ka dhënë ai vetvetes.
Buford është ndërtuar pas vitit 1860, kur ishte ndërtuar hekurudha transkontinentale dhe në kohën e etheve të arit ai kishte mbi 2 000 banorë.
Shpërngulja nga aty ka filluar pas vitit 1950, kur hekurudha fitoi trase të re dhe qyteza mbeti në mes të asgjëje, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.







