Lëneshat 27-vjeçare të Kinës

Artikujt tjerė
- Fisi indian, ku sundojnë gratë
- Dhjetëra mija peshkaqenë okupuan brigjet e Floridas
- I ruan martesat, duke fjetur me meshkuj të martuar
- Fizikanët mësuan të lidhin ujin në nyje
- Lëneshat 27-vjeçare të Kinës
- Kufoma e nuses për të vdekurin beqar
- Bënte dashuri pas një shkurreje, e pëson nga luani
- Puna e ëndrrave, për 6 muaj paga 80 mijë euro
- Gruaja më e moshuar në botë është 115 vjeç
- Mbaroi maturën në moshën 106 vjeçare
Beijing, 7 mars - Mbi 27 vjeç? E pamartuar? Femër? Në Kinë do të etiketoheshe femër lëneshë nga shteti por disa femra kineze të ngritura dhe profesionale janë të lumtura që janë beqare në këto ditë.
Huang Yuanyuan punon deri vonë punën e saj në dhomën e lajmeve në një radio të Beijing. Atë po ashtu e streson fakti që të nesërmen do të mbushë 29 vjet.
E frikshme. Jam një vit më e vjetër, tha ajo. Jam nervoze.
Pse?
Sepse jam ende beqare. Nuk kam të dashur. Jam nën presion të madh për tu martuar.
Huang është një femër e re me personalitet, vetëbesim dhe pagë të mirë, ka apartamentin e saj dhe një master të një prej universiteteve më të mira kineze dhe shumë miq.
Megjithatë ajo e di që këto ditë femrat beqare, urbane, të edukuara si ajo, në Kinë quhen sheng nu" ose lënesha dhe kjo djeg.
Ajo ndien presion nga miqtë dhe familja e saj dhe mesazhet e tilla jepen edhe nga media e udhëhequr nga shteti.
Madje edhe uebsajti kinse feminist i organizatës All-China Women's Federation ka përmbajtur artikuj për femrat lënesha, derisa janë ankuar një numër i madh i tyre.
Media e udhëhequr nga shteti ka filluar ta përdorë termin sheng nu në vitin 2007. Në të njëjtin vit qeveria ka paralajmëruar që disbalancimi gjinor i Kinës - i shkaktuar nga abortet selektive të politikës për një fëmijë ishte problem serioz.
Byroja nacionale e të dhënave statistikore tregon që janë rreth 20 milionë më shumë meshkuj nën moshën 30-vjeçare sesa femra.
Që nga viti 2007, media shtetërore pa u kursyer ka përdorur këtë term në sondazhe dhe gjatë raportimit në lajme dhe kolumne, foto dhe karikatura duke stigmatizuar femrat e arsimuara mbi moshën 27 apo 30-vjeçare që janë ende beqare, tha Leta Hong-Fincher, një amerikane e cila është duke kryer doktoraturën në sociologji në Universitetin Tsinghua në Beijing.
Shifrat e regjistrimit për Kinën tregojnë që rreth një në pesë femra të moshës 25-29 është e pamartuar.
Raporti i meshkujve të pamartuar në atë moshë është më i lartë - mbi një të tretën. Por kjo nuk nënkupton që do të përshtaten lehtë, sepse meshkujt kinezë kanë tendencë të marrin vajza nën veten në aspektin e moshës dhe arsimimit.
Është një opinion që djemtë e kategorisë A do të gjejnë një femër të kategorisë B. Djemtë e kategorisë B do të gjejnë femra të kategorisë C dhe meshkujt e kategorisë C do të gjejnë femra të kategorisë D, tha Huang Yuanyuan. Njerëzit e lënë janë femrat e kategorisë A dhe meshkujt e kategorisë D. Kështu që nëse je lëneshë, i përket kategorisë A.
Por është grupi i femrave inteligjente dhe të arsimuara në kategorinë A që qeveria dëshiron ti vërë në pah, sipas Leta Hong-Fincher.
Disa komuna lokale në Kinë kanë filluar të organizojnë mbrëmje mblesërie, ku femrat e edukuara takojnë beqarë të përshtatshëm.
Qëllimi i kësaj është që sa më shumë njerëz të bëhen çifte dhe të lidhen në martesë, të reduktohet sa më shumë që është e mundshme armata e meshkujve beqar të parehatshëm që mund të shkaktojnë probleme shoqërore.
Por tendenca për të ulur numrin e femrave të pamartuara në një moshë të caktuar nuk është ekskluzivisht një qëndrim i promovuar nga qeveria.
Chen (nuk është emri i saj i vërtetë), e cila punon në për kompani konsulente të investimeve e din këtë gjë shumë mirë.
Ajo është beqare dhe e shijon jetën në Beijing, larg nga prindërit e saj konservativë të një qyteti jugor, të cilët ndihen të turpëruar që kanë një vajzë të moshuar 38 vjeçare.
Ata nuk dëshirojnë të më marrin nëpër ndeja, sepse nuk dëshirojnë që të tjerët të dinë që ata e kanë një vajzë aq të moshuar dhe të pamartuar, tha ajo.
Frikësohen që miqtë dhe fqinjët e tyre do të më shikojnë si jonormale. Dhe prindërit e mi do të ndiheshin të turpëruar kur të gjithë miqtë e tyre kanë nipa e mbesa.
Prindërit e Chen janë përpjekur ta njoftojnë me djem. Në një pikë babai i saj është kërcënuar që nuk do ta njohë më si vajzën e vet nëse ajo nuk martohet deri në fund të vitit.
Ndërsa, tani ata thonë që nëse nuk do të gjejë ndonjë mashkull, duhet të kthehet dhe të jetojë me ta.
Chen e di çfarë dëshiron dikë që është i ndershëm dhe i përgjegjshëm dhe shoqëri e mirë për të, ose askënd.
Ndërkohë, media e udhëhequr nga shteti vazhdon të japë mesazhe në drejtim të këtyre femrave të arsimuara që zgjedhin.
Vajzat e bukura nuk kanë nevojë për shumë arsim për tu martuar në një familje të pasur dhe të fuqishme, por vajzat me pamje mesatare ose të shëmtuar do ta kenë vështirë, thuhet në një pjesë të artikullit me titull Lëneshat nuk e meritojnë simpatinë tonë, të postuar në uebsajtin e All-China Federation of Women, në mars të vitit 2011.
Artikulli vazhdon: Këto vajza shpresojnë të vazhdojnë arsimimin e tyre për ta rritur konkurrencën e tyre. Tragjedia është që ato nuk e kuptojnë që me kalimin e viteve, femrat vlejnë gjithnjë e më pak. Kështu që deri kur ato e përfundojnë masterin ose doktoraturën, ato janë tashmë të vjetra si perla të zverdhura.
Në Shtetet e Bashkuara, femrat më të vjetra mund ta mbajnë mend një artikull të Newsweek në vitin 1986 që thoshte femrat që nuk janë martuar deri në moshën 40 vjeçare kanë më shumë shanse të vriten nga një terrorist se sa ta gjejnë një burrë.
Kjo kishte krijuar valë të madhe shqetësimi te femrat e arsimuara dhe ngritura në atë kohë. Eventualisht Newsweek ka pranuar që e kishte pasur gabim dhe një studim i mëvonshëm ka zbuluar që dy të tretat e femrave amerikane beqare me arsimim të lartë që ishin 40 vjeç në vitin 1986 janë martuar deri në vitin 2010.
The All-China Federation of Women kishte më shumë se 15 artikuj në uebsajt me temën femrat lënesha duke ofruar këshilla se si të ndahen nga turma, këshilla mblesërie, madje edhe një analizë psikologjike se pse një femër do të dëshironte të martohet vonë.
Në muajt e fundit e ka larguar termin nga uebsajti i vet dhe tani u referohet me femrat e pamartuara të vjetra (ku hyjnë femrat mbi 27, e ndonjëherë mbi 30).
Nëse tingëllon e çuditshme të quhen lënesha femrat në moshën 27 ose 30 vjeçare, Kina ka një traditë të gjatë të femrave që martohen herët. Por, tani mosha e martesës ka filluar të rritet dhe ndodh shpesh kur femrat arsimohen më shumë.
Në vitin 1950, mosha mesatare e martesës për një femër urbane kineze për herë të parë ishte vetëm nën 20. Deri në vitet 1980-ta ishte 25, ndërsa tani është rreth 27.
Një drejtuese 29 vjeçare e marketingut, që përdor emrin anglez Elissa tha që të qenët beqare nuk është edhe aq keq.
Jetoj vetë dhe mund të bëj çka dua. Dal me miqtë e ngushtë kurdo që dua, tha ajo. Më pëlqen puna dhe mund të bëj shumë gjëra vetë si të lexoj apo shkoj në teatër. Kam shumë miq beqarë rreth vetes dhe dalim bashkë.
Sigurisht, ajo e pranon që prindërit e saj dëshirojnë që ajo të gjejë dikë dhe ajo ka shkuar në disa takime në ato mbrëmjet e mblesërisë për hatër të tyre. Por ajo thotë që kanë qenë katastrofë.
Nuk i kam bërë ato gjëra për vete, por sepse prindërit e mi kanë dashur dhe unë vetëm kam dashur që ata të mos bëhen më merak. Por unë nuk besoj në mblesëri. Si mund ta njoftosh dikë në atë mënyrë?
Elissa thotë që dëshiron ta takojë mashkullin e duhur, por do të ndodhë kur të ndodhë. Ndërkohë jeta është e mirë dhe ajo duhet ti kthehet punës.









