• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

12 500 imazhe konkurruan për fotografinë më të mirë të botës së egër (Foto)

Publikuar: 29.10.2012 - 16:43

Që nga çafkat që gjuajnë për peshk e deri tek gepardët që bëhen gati për darkën e radhës, këto foto sjellin magjinë e botës së kafshëve.

Imazhet janë pjesë e konkursit “European Wildlife Photographer of the Year”, ku përzgjidhet fotoja më e mirë nga bota e egër, e sjellë nga fotografë europianë. Plot 12 500 imazhe kanë konkurruar nga 27 vende europiane.

Fotografia fituese, me titull ‘Stargazer’, paraqet dy drerë duke ngrënë gjatë një nate plot yje në Finlandë. Fotografi Tommy Vikars ka shpenzuar netë të tëra në pyll për të realizuar shkrepjen, transmeton TCH.

“Për vite të tëra jam munduar të bëj këtë foto. Kishte raste që drerët lëviznin shpejt dhe kishte raste që ndalonin për të ngrënë në vende me fare pak dritë”, shprehet Vikars.

Konkursi me fotot nga bota e egër e fotografëve europianë organizohet çdo vit nga GDT-ja, Shoqata Gjermane e Fotografëve të Natyrës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu