Macja zbuloi varrezën e vjetër 2 000 të Romës antike

Artikujt tjerė
- Macja zbuloi varrezën e vjetër 2 000 të Romës antike
- Lidhja martesore që zgjati vetëm 5 minuta
- Me testament ia lë qenit 2 milionë euro
- Kalon 5 700 km këmbë nga Bosnja deri në Mekë
- U gjet një nga kafshët më të lashta me dhëmbë
- Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami
- Vrapon maratonën duke zhongluar me tre topa
- Ura trampolinë në Paris
- Krokodili, i paftuar në darkën e luanëve (video)
- Zgjohet nga koma pak para se t'i hiqnin organet për dhurim
Romë, 22 tetor Një banor i kryeqytetit italian ka gjetur një varrezë antike romake, pasi i shkoi prapa maces së tij jo larg shtëpisë, transmeton gazeta britanike Guardian.
Ky qytetar bashkë me shokun e tij, për arsye të panjohura kishin vështruar të martën e kaluar një mace që shëtiste afër ndërtesës ku jetoninë.
Kafsha gjeti një vrimë në një shkëmb të butë dhe u fut brenda. Macja hyri në shpellë dhe ne vetëm ndoqëm mjaun e saj, tha italiani Marco Curti.
Brenda shpellës gjetën një varrezë përplot eshtra njerëzish. Arkeologët që erdhën të hulumtojnë varrezën pohuan se ajo daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë e të dytë të epokës sonë.
Romakët e vjetër shpesh kanë hapur varreza në shkëmbinj të butë sedimentues, kështu që ato gjatë kohës shemben.
Për këtë zbulim, pos maces merita kanë edhe shirat e rrëmbyeshëm të paradokohshëm që kanë rrënuar dhe shtypur shkëmbin që mbulonte hapjen në varreza.











