• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Guximi i një 6-vjeçari në Guatemalë

Publikuar: 10.10.2012 - 13:15

Një 6-vjeçar i tregon policisë se si një bandë e armatosur i masakroi familjen, prindërit dhe dy vëllezërit së bashku me 3 fqinjë, e më pas i hedh dorën në shpinë në formë ngushëllimi së motrës vetëm 3 vjeç.

Ngjarja e tronditëse që po bën xhiron e botës ndodhi në një zonë rurale të Guatemalës dhe dy vogëlushët i shpëtuan mrekullisht reshjeve të plumbave mbi shtëpinë e tyre modeste, transmeton TCH.

6-vjeçari guximtar mundi t’i shpëtonte plumbave dhe të largohej nga skena e krimit për t’u rikthyer më pas të ndihmojë forcat e rendit në zbardhjen e asaj që kishte ndodhur. Në internet qarkullojnë pamjet tronditëse, por më pikëlluesja ishte ajo kur vogëlushi i hedh krahun në shpinë motrës 3-vjeçare dhe largohet.

Sa për motivet e masakrës, hetuesit vendas dyshojnë se bëhet fjalë për çështje pronash. Guatemala është në listën e vendeve më të rrezikshme në botë me kriminalitet galopant dhe në shumë raporte ndërkombëtare, 95 për qind e rasteve, autorët e krimeve nuk ndëshkohen.

Komente (3)

blini11.10.2012/08:31

O zot pse lejon kto gjera!!!!

pr10.10.2012/20:36

kur koka ba guantamala si kosova more

lol10.10.2012/14:33

Sa gjynafff kur ia ka hedhur krahun ne shpin motres tina!!

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell