• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zbulohet varri i mbretëreshës së Mayave

Publikuar: 05.10.2012 - 10:48

Guatemala City, 5 tetor   - Arkeologët besojnë se kanë zbuluar varrin dhe mbetjet mortore të mbretëreshës së Majave në Guatemalë. Ajo ishte varrosur me stoli të punuara nga gurët e çmuar dhe thika nga xhami vullkanik. David Freidel, një arkeolog amerikan, i cili zbuloi varrin në rajonin Peten, ka thënë se bëhet fjalë për një ndër zbulimet më të rëndësishme që lidhen me Mayat. Në varr janë zbuluar edhe vazo qeramike nga shekullit VII dhe VIII, si dhe guaca, gurë të çmuar dhe thika prej gurit të zi. Kufoma e gruas është dërguar në laboratorin për testimin e ADN-së në Guatemalë. Freidel ka thënë se 43 vjet punon në Guatemala, Meksikë dhe Belize dhe se ky është zbulimi i tij më i madh deri më tani për shkak se bëhet fjalë për një mbretëreshë emri i së cilës është i njohur si Kalomt'e K'abel. “Ajo ka qenë gruaja e mbretit K'inich Bahlam II, por titulli i saj, Kalomt'e ose Luftëtare Supreme, tregon se ka pasur më shumë autoritet sesa burri i saj”, ka thënë Freidel. Çifti ka udhëhequr mbretërinë Vak së paku në dy dekadat e fundit të shekullit VII. K'abel është e paraqitur edhe në pjesë të një shkëmbi (El Peru-Waka) i cili momentalisht është i ekspozuar në Muzeun e Artit në Cleveland.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell