Lufta njeri-peshk për peshkun e kapur (Video)

Artikujt tjerė
- Lufta njeri-peshk për peshkun e kapur (Video)
- Dyvjeçari kalon kufirin gjermano-austriak me trotinet
- Zbulohet galaktika 13,2 miliardë vite dritë larg
- Nuk dinte që ishte shtatzënë, lind në frontin e luftës
- Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje
- U gjet arma më e vjetër në historinë e njerëzimit.
- Nga lypës në mbrojtës të të drejtave të fëmijëve
- Kultivoi kokën e qepës 8 kilogramësh (video)
- Qeni i gjuetisë qëlloi të zotin
- Lulja e shkretëtirës
Edhe pse peshkimi nga bregu apo nga varka shpesh nuk është aq e thjeshtë, veçmas nëse jeni në gjah për peshk trofeu, siç thuhet, peshkimi nënujor është vetëm për ata më të guximshëm dhe me përvojë. Për këtë mund të dëshmojë edhe ky video.Një peshkatar, i cili me pushkën nënujore zuri një peshk goxha të madh, u nis drejt sipërfaqes. Por ai nuk e kishte vërejtur se ndaj gjahu të tij kishte pretendime edhe një peshk i madh grabitqar.
Derisa zhytësi me qetësi drejtohej nga sipërfaqja me gjahun e tij, peshku grabitqar iu afrua nga prapa dhe ia rrëmbeu peshkun. Në atë moment filloi një luftë e madhe nënujore që zgjati disa sekonda. Peshku grabitqar doli të ishte shumë i fuqishëm për zhytësin.
Edhe pse të dhënat për lokacionin e ndodhjes së kësaj ngjarje të pazakontë nuk janë të plota, dihet se video është postuar të hënën në faqen LiveLeak nga ana e përdoruesit Sorsi E Bocconi nga Kosta Rika.







