• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Të flesh me peshqit

Publikuar: 17.09.2012 - 18:46

Për ata turistë që i kanë parë të gjitha peizazhet e mundshme dhe nuk kanë asnjë ide të re, rekomandohet të prenotojnë një hotel shumë të çuditshëm që të ofron mundësinë e të fjeturit nën ujë.

Në Suedi gjendet hoteli Utter In që ofron dhoma nën ujë ku mund të shohësh fare qartë krijesat e liqenit. Ky hotel është ideja e artistit Mikael Genburg, i cili njihet edhe për hotele të tjera të çuditshme si një tjetër në majë të një peme.

“Nuk isha i sigurt për suksesin e hotelit në fillim, por mendoj se të gjithë janë kuriozë për ta provuar të paktën një herë në jetë eksperiencën e të fjeturit me peshqit”, shprehet ideatori siç publikon ‘Daily Mail’.

“Është si një akuarium revers: janë peshqit ata që afrohen për të parë “akuariumin” ku ndodhen njerëzit”, shton artisti suedez.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CMe vranėsira
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu