• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ndërron jetë sportisti më i shkurtër në botë

Publikuar: 14.09.2012 - 13:40

Aditya “Romeo” Dev, sportisti më i shkurtër në botë nga India ndërroi jetë ditën e enjte, në moshën 23-vjeçare, për shkak të një hemoragjie në tru, transmeton Start njoftimin.

Aditya “Romeo” Dev, një “bodybuilder” me gjatësi prej 80 centimetrash dhe me peshë prej vetëm dhjetë kilogramësh, ndihej në formë të shkëlqyer dhe ishte stërvitur si çdo ditë, përpara se të humbte ndjenjat gjatë mbrëmjes.

Ai humbi jetën në spital në krahinët e Punjabit në Indi dhe mjekët përcaktuan se Dev kishte vuajtur një hemoragji në tru, si rrjedhojë e një sindrome nga e cila vuante prej disa vitesh.

“Ndonëse mjekët na kishin paralajmëruar se me gjendjen e tij fizike mund të mos jetonte shumë gjatë, kjo është një humbje katastrofike për familjen tonë. Do ta vajtojmë gjithmonë humbjen e Dev, njeriut që na bënte të gjithëve të buzëqeshur dhe të lumtur”, deklaroi babai i tij i hidhëruar në një gazetë vendase.

Ndonëse Dev lindi me një formë të rrallë të nanizmit, ai nuk e ka asnjëherë sëmundjen që ta mposhte.

Ndonëse peshonte pak më shumë se nëntë kilogram, 23-vjeçari arrinte të ngrinte girat 1,5 kilogramësh, të bënte paralele dhe kishte punuar shumë për të krijuar një formë të plotë muskulore, ashtu si një “bodybuilder” i vërtetë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell