• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Manhatan: Një orë qëndrimi në oborr, 100 dollarë

Publikuar: 02.09.2012 - 21:51

New York, 2 shtator - Hapësira është aq e vështirë të gjendet në New York saqë për shumë nga banorët e qytetit një oborr shtëpie është një ëndërr e largët... deri tani të paktën. Dy sipërmarrës me imagjinatë të zhvilluar e kanë transformuar një rrip territori në zemër të Manhatanit në diçka që ata e kanë quajtur kopsht të përbashkët.Sapo kapërcen portën e gjelbër, befasohesh. A është vërtet një kopsht në mes të Manhattanit? Përgjigjja është po dhe për më tepër, mund ta marrësh me qira për 100 dollarë në orë.

Në mes të dy ndërtesave në lagjen East Village, Kopshti i Përbashkët rikthehet për të dytën verë radhas dhe njujorkezët që e kanë të vështirë të gjejnë një hapësirë të gjelbër, po e shfrytëzojnë rastin. Vizitori Corbin Cavallero thotë: “Sigurisht që është e çuditshme. Shiko, jemi të rrethuar nga ndërtesa, jemi në Manhattan. E megjithatë, kur hyn këtu duket si një oborr i natyrshëm”, transmeton Noa.

Oborri ka gjithçka të nevojshme, përfshirë një zgarë me qymyr, tryeza pikniku, karrige oborri mes të tjerash. Megjithëse përreth kalojnë autobusë dhe taksi të zhurmshme, ky vend duket si një oborr i vërtetë, megjithëse me një sfond me temë hip hopi.

Lorence Dippolito është zëvendës president për dhënien me qira në kompaninë e patundshmërive Misrahi Realty, që ka në pronësi kopshtin.

“Njerëzve u pëlqejnë ambientet e hapura, por këtu nuk e kanë këtë mundësi. Është luks. Nëse ke një verandë të vogël tre metra katrorë, atëherë ke diçka që 99 për qind e njerëzve të tjerë nuk e kanë. Imagjino të kesh një oborr prej 900 metra katrorë”.

Sot oborrin e ka me qira Emily Kapsner, një njeri nga Minesota dhe ndjehet nostalgjike.

“Shumë prej nesh janë rritur në shtëpi me oborr. Është diçka që sakrifikuam për të ardhur këtu. Mendoj se kur vjen në New York heq dorë nga shumë standarde të jetesës. Kështu që një hapësirë e tillë të kujton shtëpinë”.

Njerëzit pinë birrë dhe ndërsa perëndon dielli, zgara ka një nxehtësi përcëlluese. Por jo shumë kopshte kanë art mural të tillë.

“Nuk kam pasur ndonjëherë oborr me art mural”.

Jessica Resler dhe partnerja e saj e biznesit Jacqui Kavanagh e patën idenë e këtij lloj oborri vitin e kaluar. Resler thotë se donin të krijonin një strehë të gjelbër nga vera përvëluese e qytetit.

“Ne sigurojmë hapësirën dhe katër tryeza pikniku, një zgarë, një banjë portative”.

Resler thotë se kopshti ka qenë një sukses me banorët e New Yorkut. Njerëzit që ka ftuar Kapsner duket se po e përdorin deri në maksimum kohën e tyre.

Kur bie mbrëmja, dëgjohen të qeshurat dhe vazhdojnë bisedat. Njerëzit hanë hot dog dhe perime të zgarës, dhe të krijohet një ndjesi paqeje, që nuk e gjen dot lehtësisht në restorant.

“Nëse vazhdon të përdoret për këtë qëllim, do të jetë kopshti më i mirë i fshehtë në gjithë Manhattanin”.

Por fatkeqësisht nuk do të jetë për një kohë të gjatë i zbrazët. Tashmë kanë filluar planet për ndërtimin e një godine në këtë vend. Por derisa të vijë ajo ditë, mund ta marrësh me qira këtë oborr në pasditet e së premtes.

 

Komente (1)

frenk17.09.2012/20:48

Ju lutem shikoni burimet e informacionit ...
ne mahattan ka plot gjelbrim 3.4kl 2 .tre pik kater kilometra katror , pastaj mjafton te shikoni ne google erth se sa gjelbrim ka ktu ...
gje e tjetre eshte qe vend eshte lokal per organizime te ndejeve te ndryshme

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu