• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shëtit nëpër rrugë pitonin e gjatë 6 metra

Publikuar: 29.08.2012 - 21:55

Çdo ditë na bie rasti të shohim pronarët me kafshët e tyre duke shëtitur nëpër rrugë të qyteteve e nëpër fshatra, por kjo s’është asgjë në krahasim e gjarprin e llojit piton birmanez, i gjatë 6 metra që shëtit rrugëve bashkë me pronarin e tij. Këtë shëtitje të jo zakonshme të pronarit dhe gjarprit të tij e ka shënuar një i njohur i pronarit dhe e ka publikuar foton në Reddit, pas së cilës gjë pronari i pitonit ka përjetuar famë të madhe, duke shkruar shumë media botërore, ndërkohë që ai ka edhe kanalin e vet në YouTubeu, transmeton Huffington Post.

Një ndër incizimet e postuara në kanalin e tij është edhe ai ku pitoni shihet duke ngrënë racionin e tij – një pulë të gjallë.

I njohuri që ka publikuar pronarit e pitonit duke shëtitur me të adhuruarin e tij, nuk e ka publikuar se ku është fotografuar kjo shëtitje e jorëndomtë, por shumë komentues të fotografisë supozojnë se vendi i kësaj ngjarje mund të jetë në shtetin federal amerikan Idaho, ku pronari i pitonit për arsye të “ekzibicionizmit” të tij do të mund edhe të arrestohej.

 

Komente (1)

dea gashi31.08.2012/17:27

aii

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu