Qeni me të njëjtën diplomë si mbi 20 serbë me ndikim (Video)

Artikujt tjerė
- "Trekëndshi i Bermudeve, i cili gëlltit zogjtë
- Dy gra rrihen mes vete në supermarket (Video)
- Qeni me të njëjtën diplomë si mbi 20 serbë me ndikim (Video)
- Njeriu me zërin më të ulët në botë dëgjohet vetëm nga elefantët
- Në Iran punohet qilimi 133 metra i gjatë, hyn në Guinness
- 14 vjet në burg i pafajshëm
- Bie në lumë, nusja vdes në ditën e dasmës
- Norvegji: Hapet zarfi 100-vjeçar
- Kulla e Eiffelit vlen 435 miliardë euro
- Automjeti solar i kroatit
Beograd, 26 gusht Qeni australian Sony, që i përket llojit të retriverit të artë, ka diplomën e doktorit të shkencave të mjekësisë së Universitetit Ashwood në Australi. Mbase kjo nuk do të ishte edhe aq e pazakonshme sikur me diplomë të këtij universiteti nuk do të punonin mbi 20 persona në Serbi dhe madje në pozita të larta, shkruan e përditshmja Kurir e Beogradit. Sipas kësaj gazete, në mesin e klëtyre individëve është edhe një asistente në një fakultet privat, pronarët e disa kompanive, avokatë të respektuar, zyrtari i lartë i një OJQ- kryesore, ligjërues të huaj nga fusha e sigurisë në disa fakultete në Serbi.
Të inspiruar nga kolegët e tyre në Australi, gazetarët e Novi magazin kanë hulumtuar për diplomat që mund të arrijnë në adresën e shtëpisë. Nevojitet vetëm të dërgoni të dhëna të caktuara dhe që brenda disa ditëve pa dhënie të provimeve të bëheni doktor i shkencave. Ky shërbim kushton vetëm disa qindra dollarë.
Si funksionon kjo në praktikë? Gazetarët australianë e dërguan një formular të plotësuar në emrin e qenit të tyre, retriverit të artë. Në fushën përvoja jetësore gazetarët kanë shkruar se Sony është ushqyer nga kontejnerët spitalorë gjatë pesë vjetëve të fundit, gjë që është si 35 vjet jete e njerëzve, si dhe që ka përvojë të madhe në marrjen erë të anusve të qenve të tjerë. E dërguan dokumentin me këso konstatimesh e sqarimesh , paguan 450 dollarë dhe pas dy javëve iu arriti diploma me transkriptin e provimeve të dhëna nga ana e qenit!
Sony nga imunologjia dhe zoologjia ka marrë notat 10-she, kurse nga lënda e komunikimit verbal dhe aftësitë e prezantimit ka marrë notën 9.
Po të bëhej një hulumtim i tillë te ne, sigurisht që edhe në Kosovë do të gjendeshin mjaft doktorë shkencash, të cilët kanë doktoruar duke paguar shuma të caktuara në universitete të huaja pa shkuar fare atje për të ndjekur ligjërata, ose pa iu shtruar fare provimeve, siç u zbulua para pak kohësh edhe rasti i një italiani të pasur që kishte marrë diplomë fakulteti nga një universitet privat në Tiranë.











lili27.08.2012/09:35
Tash po u bajka amkademik hahaha si dodo si spo jav permeni emnat.