Krijojnë energji me pedale, ulin dënimin e burgut

Artikujt tjerė
- Pishina më e thellë në botë
- Në Etiopi është viti 2004!
- Amerikania 62 vjeçare, niset not nga Kuba në SHBA
- Foshnja nga vetura e vjedhur u kthehet prindërve
- Hotelet më të shtrenjta në botë ndodhen në Moskë
- Krijojnë energji me pedale, ulin dënimin e burgut
- Jessie J zgjon një fanse nga koma
- Vëllezërit gorilla njohin njëri-tjetrin pas tre vjetësh
- Finlandezi shënon rekord në hedhjen e Nokias
- Puna më e keqe në botë (Foto)
Santa Rita, 19 gusht - Të burgosurit pedalojnë në këmbim të uljes së dënimit. Fakti i çuditshëm është shënuar në një burg të Santa Rita do Sapucai, Brazil, një qytet mes malesh në veri të San Paolos. Ideja ishte e një gjykatësi dhe u pëlqye menjëherë nga drejtori i qendrës për vuajtjen e dënimit, pra burgut, por ishte një ide shumë e mirë edhe për të burgosurit vetë.
Sipas asaj që raporton Euronews, çdo tri ditë pedalim janë baras me minus një ditë burg për të dënuarin, transmeton TCH.
Arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht pedalimi është po aq e veçantë. Me anë të këtij veprimi do të arrihet të prodhohet energjia elektrike, e cila magazinohet më pas në bateri që do të përdoren për të ndriçuar rrugën përgjatë lumit të Santa Rita do Sapucai, zonë deri më tani në errësirë totale.
Veç faktit se me anë të këtij veprimi përfitojnë ulje të dënimit, të burgosurit arrijnë të mbajnë një formë shumë të mirë fizike dhe nuk shëndoshen, pohon drejtori i burgut, ndërkohë që edhe të burgosurit janë të kënaqur me vendimin, pasi kështu ndihen në një farë mënyre të dobishëm për komunitetin.










Tahir21.08.2012/11:57
qenka ide e mrekullueshme qe te ja bajné edhe ne kosové keshtu ne menyré qé te kemi energji elektrike te bollshme