Protestë me puthje kundër arrestimit për puthje

Artikujt tjerė
- Protestë me puthje kundër arrestimit për puthje
- Sekti i profetit të vetshpallur
- Të papaguar por të gëzuar, ushtria e vullnetarëve fiton zemrat në Olimpiadë
- Restoranti që shërben ushqimin mbi trupin e modeleve lakuriq
- Dhelpra, udhëtare në metronë e Londrës
- Fshat në Kosta Rika me shtëpi në pemë (video)
- Peshkaqeni-balenë i gjatë 13 metra (Foto)
- Gjiganti 218 kilogramësh, tregimi i vërtetë olimpik
- Në Antarktik do të rriten edhe palmat ?!
- Zbulohet çokolata 2500-vjeçare
Leon, 9 gusht - Çiftë të të gjitha moshave u puthen para kishës në qytetin Leon, në Meksikën qendrore, në shenjë proteste kundër arrestimit të një mashkulli që kishte puthur partneren e vet.
Protesta me puthje është mbajtur të dielën që shkoi në mesditë, në të njëjtën kohë kur mbahet mesha, që u mbështet edhe nga disa parohë.
Manuel Berumen, 38 vjeç, ligjërues në universitet, u mbajt në arrest 12 orë sepse derisa po shëtiste nëpër një shesh aty afër e kishte puthur partneren e vet, me të cilën ka një fëmijë katër vjeç, transmetoi AFP.
Po e puthja Majrën dhe papritmas dëgjova dikë që po thërriste Këtu ka fëmijë, fëmijë!, thua se ishim lakuriq ose që bënim veprime pornografike në rrugë, u tha Berumen gazetarëve, pasi iu ankua një organizate për të drejtat e njeriut.
Ai dhe partnerja e tij akuzohen për shkelje të rregullave morale. Gjykatësi vendor ua caktoi 12 orë paraburgim. Berumen tha se pesë policët, që reaguan ndaj thirrjes së një gruaje të skandalizuar, e arrestuan vetëm atë.
Shteti Guanahuato, që ka Leonin kryeqytet, është njëri nga më konservativët në Meksikë dhe në të edhe më parë kishin ndodhur incidente të ngjashme.








